Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, dënon bllokimin që i bënë sot disa deputetë të opozitës mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Përmes një deklarate Çuçi thotë se pyetja me kë të flasësh mori përgjigje të qartë. Sipas tij nga njëra anë janë ata që bëjnë skena dhune dhe pengojnë deputetët, nga ana tjetër janë ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje. Shqiptarët e kanë të qartë zgjedhjen thkeson Çuçi, Partinë Socialiste. Më poshtë deklarata e plotë e tij.
Pyetja “me kë të flasësh” mori përgjigje më qartë se kurrë sot. Me ata të revolucionit të karrigeve që përsërisin skenat e dhunës sa tek selia e tyre e sa në Kuvend nga njëra anë, apo me ata që edhe kur thërrasin vetë Komisionin e Reformës Zgjedhore nuk paraqiten në mbledhje? Të dyja palët e partisë së bërë copë e çikë përveçse zhyten më keq në krizën ku kanë rënë prej vulës së humbur dhe sikletit me drejtësinë e re, nuk e pengojnë dot as reformën zgjedhore dhe as jetën parlamentare. Gjithesesi shqiptarët janë gjithmonë e më të qarte ne pergjigjen e tyre per Shqiperine. Partia Socialiste!
/f.s
Ju do beni sic e keni planifiku per menyrat qe keni per blerjen dhe rrujten e vetes sic keni bo gjithmone.