Përfaqëesuesi i PD-së, për Reformën Zgjedhore, ish deputeti Oerd Bylykbashi i ka kthyer përgjigje të prerë sot bashkëkryetarit të Komisionit, Damian Gjiknurit, duke thënë se cështjet e shtruara nga opozita e bashkuar, janë mbi tavolinë dhe është shumica që vetëm ka refuzuar.
“Në këtë mbledhje sic kishim kërkuar u përcaktua që Këshilli Politik ta mbylle brenda 31 majit, objektiv i opozitës është që të shkojë drejt mbylljes me konsensus të një drafti që Kuvendi ta miratojë pa ndryshime. Ajo që ngulëm këmbë është që të jetë e qartë, cili është vullneti i shumicës për opozitën e bashkuar për cështjet madhore që ka drafti dhe propozimet konkrete mbi tryezë. Ne do t’i qëndrojmë fort nevojës për zgjidhje konsensuale me asistencën e ODIHR që brenda 31 majit reforma të mbyllet”- tha ai.
Sipas tij, opozita do shprehjen e qartë nga shumica, cili është vullnti i saj politik.
“Ne nuk I rikthehemi asnjë cështje, ato janë mbi tryezë, është ajo që nuk ka dhënë asnjë përgjigje lidhur me cështjet e shtruara vec refuzimeve të menjëhershme, është mirë që shumica të vijë me qëndrime lidhur me këto. Nuk shtrohen cështje pa zgjdhur ato që janë themeli, loja e shumicës për të tërhequr zvarrë me cështje shtesë nuk ndihmon procesin, por jemi të gatshëm që të ecim përpara”- tha ai.
g.kosovari











