• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Amendamentet e PS janë të njëanshme

by A R
06/03/2019 15:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Sot nuk ka asnjë garanci për këtë proces zgjedhor. Dhe zgjedhjet e 30 qershorit janë në një rrezik gjigant manipulimi”, deklaroi sot bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi për “News 24”.

Bylykbashi tha se amendamentet e propozuara nga Partia Socialiste janë të njëanshme dhe nuk zgjidhin problemin e vërtetë që ka të bëjë me zgjedhjet të sigurta dhe të ndershme

“Në tetor të 2018, PS bëri një akt të njëanshëm për reformën zgjedhore dhe kjo jo vetëm shqetësoi ndërkombëtarët por turbulloi tërësisht procesin e reformës. Parlamenti ka vendosur që Komisioni i Reformës Zgjedhor të jetë konsensual. Të njëjtën gjë bënë në dhjetor, kur në dy javët e fundi kur ishte për të bërë kompromis për një set amendamentesh që do të ishin të nevojshme për zgjedhjet lokale, përsëri sollën një paketë të ndryshimeve ligjore në mënyrë të një anshme. Ajo që propozon Partia Socialiste janë amendamente të papërfunduara, për vetë ekspertët në PS, e pohojnë një gjë të tillë. Pra në vetvete ata nuk lidhen me njëra-tjetrën dhe të gjitha bashkë nuk lidhen me Kodin Zgjedhor”, tha ai.

Më tej, Bylykbashi tha se “futja  e amendamenteve nga Partia Socialiste sot do të kërkonte ndryshime që kërkojnë kohë, ekspertizë dhe konsensus për këtë se ndryshojnë procedura dhe do të çonte në një kaos për zgjedhjet dhe mbi të gjitha nuk ekziston konsensusi dhe nëse mazhoranca do ta bëjë në mënyrë të njëanshme do të ishte eksplozivi i fundit i hedhur mbi zjarr. Kodi Zgjedhor do të ishte i papranueshëm, sigurisht pasojat do ishin mbi procesin zgjedhor në të ardhmen dhe do ta kthente procesin politik të reformës zgjedhore pas në vitin 2000, kur Kodi Zgjedhor u bë në mënyrë të njëanshme nga PS dhe u deshën mbi dhjetë vjet pas që kodi të pranohej nga palët”.

Po ashtu, Bylykbashi shtoi se Paketa e amendamenteve të PS nuk trajton rekomandimet kryesore të OSBE/ODIR, që është shitblerja e votës dhe është rekomandimi i dytë prioritar.

“Nuk bënë asgjë për abuzimin me burimet shtetërore dhe presionin mbi administratën publike dhe të dyja këto janë te rekomandimi i tretë. Dhe këto të duke të lexuara janë kapja e shtetit nga partia në pushtet. Dhe nesh shtetin e ka kapur partia në pushte nuk ka kundërshtarë që të përballet  në një lojë të ndershme dhe për rrjedhoje zgjedhjet janë të pas sigurta që do të thotë nuk ka zero amendamente për këtë çështje. Rekomandimi i tetë fletë për presionin mbi zgjedhësit, cenimi e sekretit dhe të lirisë së votës dhe nuk ka asnjë amendament për këtë”, tha ai.

Sipas Bylykbashit 1.4 milion karta identiteti të cilët kanë skaduar janë rrezik për manipulimin e zgjedhjeve dhe shitjes masive të kartave të identitetit.

“Ka dhe një problem tjetër, kemi 1.4 milion karta identiteti të cilët kanë skaduar dhe po skadojnë dhe nuk ka asnjë proces për këtë, shtyrjen e afatit thjeshtë ka një rrezik dramatik për shitblerje të kartave të identiteti në mënyrë masive. Lista e zgjedhësve kanë shkuar në nivelin e vitit 2002-2003 pra janë të manipuluara sepse qeveria nuk ka bërë asgjë me sistemin e adresave duke lejuar banditëve në krye të bashkive  të marrin zgjedhës të majtë nga aty ku nuk i duan dhe ti çojnë aty ku ndryshojnë rezultatin”.

Gjithashtu Bylykbashi e sheh policinë e shteti si indiferente dhe nuk ndërhyn në shitblerjen e votës.

“Policia e Shteti nuk është më vetëm indiferente por nuk ndërhyn më për shitblerjen e votës dhe i lirë të lirë kriminelet të jenë te dera e qendrës së votimit duke ushtruar presion ndaj zgjedhësve” tha ai.

/a.rada

Next Post
Arvizu: Parlamenti është legjitim! Perëndimi e humbi besimin te Basha

Arvizu: Parlamenti është legjitim! Perëndimi e humbi besimin te Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In