• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore bën sherr ende pa filluar

by A R
19/09/2017 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në çdo mbarim zgjedhjesh lokale dhe qendrore në Shqipëri, një nga reformat e para që artikulohet nga aktorë të ndryshëm është ajo e cila lidhet me Reformën Zgjedhore. Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe edhe me paskohën e zgjedhjeve qendrore të vitit 2017, që edhe pse u çertifikuan unanimisht në KQZ po mbartin shumë kundërshti nga formacioni opozitar. Është fakt që zgjedhjet në Shqipëri i kanë ende standartet e munguara. Paçka se realisht ka një progres të pranueshëm dhe krejtësisht të ndjeshëm mënyra sesi zhvillohen zgjedhjet janë ende larg të qënit si duhet fair. Mu pikërisht për këtë fakt, humbësit të parët dhe pastaj dhe fituesit fillojnë e trumbetojnë nevojën e Reformës.

Kështu ka ndodhur dhe këtë herë dhe duket se hapi i parë që për të po fillohet të flitet qysh në fillim të legjislaturës së re përbën një predispozitë e mirë. Kjo gjithsesi venitet nga akuzat që kanë nisur të dy partitë kryesore në vend ndaj njëra-tjetrës dhe mes vete. Ajo që kuptohet mirë dhe që do të kishte realisht impakt do të ishte përfshirja pa kushte në një reformë e të gjithë faktorit politik shqiptar, jo thjesht atij që është pjesë e parlamentit por edhe partive më të vogla dhe pothuaj e të gjithë grupit që punon për këtë reformë.

Kuptohet se edhe këtu ka një ngërç të madh, pasi Reforma Zgjedhore, e cila u trumbetua si një nga pikat e marrëveshjes dhe konfirmuar nga Edi Rama, kryetari i partisë më të madhe për marrëveshjen e 18 Majit, tashmë hidhet poshtë nga kryetari i Opozitës. Ky i fundit e quan të vdekur tashmë marrëveshjen dhe vazhdon me votimin elektronik. “Marrëveshja vdiq, pasi Edi Rama shkeli thelbin e saj duke blerë vota.  Ai bleu votat e shqiptarëve. Nuk po goditen bandat kriminale, pasi ata mbështetën Ramën në zgjedhje”, vazhdon retorikën e tij Basha.

Larg këtyre, opnionin publik shqiptar kërkon seriozitetin e klasës politike shqiptare, fillimisht me probleme në vetë organizimin e saj. Të mos harrojmë se demokracia e brendshme e të gjitha partive, sidomos e dy të mëdhave, jo thjëesht lë për të dëshiruar, por tregon sesi mund të jenë zgjedhjet në vend. Asnjë nga forumet nuk respektohet apo kinse i drejtohet me nominimet që thjesht bëhen nga klanet afër kryetarëve respektivë.

Ndaj kushtet që partitë po i venë njëra-tjetrës e bën edhe më të vështirë rfeormën dhe si gjithnjë një zvarritje të amdhe, që do të marrë të gjithë kohën legjislative deri në zgjedhje, por pa sjellë shumë ndryshme. Nëse do të ketë mundësi ndryshimi atëherë mund të fillohej me marrjen në shqyrtim të propozimeve, ku kryesore mbetet mirëkuptimi për të një sistem zgjedhor më të mirëkuptueshëm, por nga ana tjetër edhe që të jetë i vështirë për t’u manipuluar. Propozimet janë hedhur për reduktimin e numrit të njësive zgjedhore në gati gjysmën e tyre, duke bërë korrektimin me një listë kombëtare. Ndërkohë që duhet vlerësuar dhe propozimi, që gjen mbështetje të madhe në masën e mdhe të popullit për jo më shumë se 100 vende në Parlament, ku pragu zgjedhor natyror të jetë 1 për qind. Të gjitha këto mund t’i japin pak frymëmarrje reformës, për të cilën më shumë akuzohet sesa ka predispizotë të punohet nga palët. Duket se edhe në ditët që do të vijojmë, specialistët, politikanët dhe publiku më shumë do humbin kohë në akuza sesa në zhvillimet reale, që kërkon kjo reformë. (JavaNews)

Next Post
Madridi paralizon financiarisht Katalonjën

Madridi paralizon financiarisht Katalonjën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In