“Kemi kërkuar zgjatjen me 60 ditë të mandatit të komisionit të reformës zgjedhore“, u shpreh Balla.
Deputeti socialist theksoi se janë disa propozime të komisionit siç është depolitizimi i komisioneve të qendrave të votimit, si dhe rregulla të përcaktuara për vendosjen e posterave.
“Kemi propozuar depolitizimin e Komisioneve të Qendrave të Votimit. Anëtarët e KQV-ve të jenë anëtarë të pavarur nga partitë politike. Anëtari i 7-të të jetë mësues. OSBE ka rekomanduar depolitizimin e komisioneve të niveleve të dyta. Të ketë disiplinim për vendosjen e posterave, jo më vend e pa vend”, u shpreh Balla.
Balla foli edhe për votën e emigrantëve, duke i kërkuar PD-së të mbështesë propozimin për këtë çështje.