• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Zgjedhore, Alibeaj: Ndarje e qartë midis shtetit dhe partive

by A R
28/01/2020 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi elektoral do të duhet të ketë një ndarje të qartë midis shtetit dhe partive politike”, tha sot ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, duke e konsideruar këtë si një element shtesë dhe risi për Reformën Zgjedhore.

Alibeaj tha se “në tryezën e Këshillit Politik janë gjithsej 13 çështje, ku 9 prej tyre janë propozuar nga opozita. “Janë çështje të sistemit zgjedhor, votimi i emigrantëve, depolitizimi i administratës, çështje të prezantuara nga ne prej kohësh”

“Çështjet e artikuluara prej nesh janë ato që ne kemi artikuluar prej kohësh, por janë të miratuar në një seri të dokumenteve ndërkombëtare kryesisht ato të OSBE/ODIHR, madje dhe në dokumentet e Bundestagut, duke filluar nga dekriminalizimi i zgjedhjeve pra impuls i ri që duhet të luftojë krimin zgjedhor, presionin ndaj administratës zgjedhore, përdorimin e burimeve shtetërore, përdorimin e medias dhe financimin e partive politike dhe fushatave zgjedhore”, tha ai.

“Këto janë simptoma për veshin e shqiptarëve, për përtej këtyre simptomave që janë shndërruar në çështje, besoj se është një çështje që duhet trajtuar sot dhe që është risi, por është dhe nga kërkesat e 1990 që është një pasazh i shkëputur nga dokumenti i Kopehagenit e cila në mënyrë të qartë dhe të saktë thotë që në proceset elektorale do të duhet të ketë një ndarje të qartë midis shtetit dhe partive politike. Ndarja e qartë e shtetit, administratës shtetërore, burimeve shtetërore, përdorimit të buxhetit, gjithçka që përbën shtet të ndahet nga ajo që quhen parti politike në fushatë zgjedhore. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë, që fushata zgjedhore nuk është gjë tjetër vetëm se një garë me partive politike. Pluralizmi në themelin e vet këtë nënkupton”, u shpreh Alibeaj.

Alibeaj shtoi se bespn që kjo nuk ka pse mos të ndodhë në Shqipëri siç ndodh në të gjithë Europën.

“Në europë sa herë që ka procese zgjedhore, gara është mes partive politike, sa herë ka procese, zgjedhjet nuk konsiderohen si atmosferë lufte, por kur demokracia shfaqet në mënyrë energjike, ku publiku duhet të zgjedhë mes ideve dhe programeve dhe kjo është tabloja që duhet të udhëhiqemi të bëjmë një fushatë zgjedhore. Por që të ndodhë kjo ka nevojë për dy gjëra. E para për perfeksionim të bazës ligjore që ajo parti politike që është në pushtet të mos përdorë mjete antidemokratike, të mos përdorë administratën, buxhetin e shtetit, median, krimin, mos i nxjerrë të dënuarit nga burgu. E dyta; çështja e vullnetit politik, pasi e vetmja gjë që bën një ndryshim ligjor, duhet vullnet politik”, tha ai.

/a.r

Next Post
Deri në 274 aborte për një mijë lindje, kryesojnë Tirana dhe Berati, Kukësi i fundit

Deri në 274 aborte për një mijë lindje, kryesojnë Tirana dhe Berati, Kukësi i fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com