• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma zgjedhore, aleatët e PD sulmojnë Bashën: Hiq dorë nga pazaret!

by Java News
15/07/2018 17:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të prerë në kërkesat e tyre ata thonë se prioriteti i punës së komisionit të reformës zgjedhore duhet të jetë ndryshimi i sistemit elektoral dhe listat e hapura.

“Është e domosdoshme të ndryshohet sistemi, që mund të bëjë përzgjedhje përtej flamurit politk, ose të bëhen lista të hapura, ose një pjesë e zonave të bëhen maxhoritarë, sepse deri më sot shqiptarët votojnë listën që u ofron kryetari”, tha Dashamir Shehi, kreu i LZHK i zgjedhur deputet nga radhët e PD.

Ndërsa kreu i PDK, Nard Ndoka, u shpreh: “Kemi një sistem që zhvlerëson votën e shqiptarëve, është një kod zgjedhor antikushtetues, vota nuk ka peshë.  Është imediate që  ne të diskutojmë disa variante”.

Deputetët Shehi dhe Ndoka i sugjerojnë kreut të demokratëve të heqë dorë nga pazaret me Partinë Socialiste në kurriz të të vegjëlve.

“PD mban të njëjtin mëkat me PS, e kanë njollosur sistemin tonë zgjedhor, por PD duhet të heqë dorë nga monopoli dhe kontrolli i zgjedhjeve me PS. Kjo është domosdoshmëri që PD ta bëjë këtë hap të guximshëm dhe për Bashën është e rëndësishme që edhe vete është ndryshe nga politikanët që kemi parë më parë,“ shtoi Ndoka.

Dashamir Shehi theksoi: “Ky do ishte revolucion i madh, do kthente demokracinë dhe do krijonte piramidën e vlerave, një elitë politke, sepse vota e popullit do tregonte sa vlen ky. Ndërsa sot elitën e partive e bëjnë kryetarët e partive dhe fatkeqësisht janë bërë një grup servilash që produktivitetin e tyre e tregon kjo politikë”.

Në funksion të një procesi zgjedhor që ofron garanci dhe standarte, aleatët e djathtë shohin edhe depolitizimin e komisioneve zgjedhore.

“Për ne është shumë i rëndesishëm edhe drejtimi i zgjedhjeve, jo me militantë partiakë, por me njeë trup zgjedhore të depolitizuar. Ka sot me mijëra njerëz që mund ta kryjnë më mirë se politikanët e partive”, vijoi më tej kreu i PDK.

“Kam njëzet vjet që e mbështes këtë ide. Sot me këtë trysni që ka politika, që është futur në xhepat e shqiptarëve,  e vetmja mënyrë është që të votojmë elektronikisht, më pas edhe me depolitizim dhe komisione  partiake, të rrinë si vëzhgues nga jashtë”, u shpreh deputeti Shehi.

Edhe ekspertët e zgjedhjeve e shohin të mundur depolitizimin e komisioneve zgjedhore, nëse partitë politike kanë vullnet për ta reflektuar një ndryshim të tillë në kodin e ri zgjedhor. Madje sipas tyre, kjo nismë mund të aplikohet edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale./Tv Klan

ma.me

 

Next Post
Surprizojnë studiuesit, pozicioni i gjumit përcakton ëndrrat që do shihni

Dëshironi të zgjoheni të freskët? Kjo është koha kur duhet të flini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In