• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Zbardhen propozimet e PD: SPAK të kontrollohet nga një komision Ad Hoc

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita ka një sërë popozimesh te sajat kur fjala vjen për Prokurorinë e Posaçme ose siç njihet ndryshe si SPAK.

News24’  ka siguruar sot opinionin e Partisë Demokratike në lidhje me Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe SPAK, pjesë e paketës për reformën në drejtësi.

Mësohet se opozita nuk ndan të njëjtin qëndrim me maxhorancën për disa pika, siç është rasti për Njësinë e Posaçme me Policinë Gjyqësore, e cila emërohet nga Policia e Shtetit dhe organet e tjera të pushtetit ekzekutiv.

Kjo sipas PD­së bie ndesh me varësinë ekskluzive që Kushtetuta (neni 148) i ka njohur NJPH vetëm nga Prokuroria e Posacme, dhe si e tillë cënon parimin e shtetit të së drejtës dhe atë të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Një tjetër problem që has opozita është edhe fakti se ky projektligj i jep mundësi pushtetit ekzekutiv (ILDKPKI, DSIK), që të pengojnë ose të ndërhyjnë në mënyrë të pakontrolluar në përzgjedhjen dhe emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatave/Prokurorive të Posaçme.

Po ashtu, ndër shqetësimet e ngritura nga PD është edhe fakti se të gjitha institucionet e pavarura të luftës ndaj korrupsionit (gjykatat e posacme, prokuroria e posaçme dhe njësia e posacme hetimore), vendosen nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e Qeverisë, jashtë kontrollit të një prokurori, duke shkelur sipas tyre standardet e pavarësisë dhe të paanësisë së organeve të reja kushtetuese. Sakaq, PD shpreh shqetësim edhe për kriteret e emërimit të Drejtorit të Njësisë së Posaçme Hetimore, që sipas saj nuk garantojnë standardet e një konkurrimi të lirë. PD thekson se kontrolli i SPAK duhet të bëhet nga një komision Ad Hoc, ndërsa ai duhet të marrë informacione për pastërtinë dhe figurën e prokurorëve apo gjyqtarëve, i cili më pas do të bëjë vlerësimin.

Next Post
Formacioni i javës në Champions League

Formacioni i javës në Champions League

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In