• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Xhafaj: 7 ligjet prioritare votohen me draftin, afat mesi i korrikut

by Java News
20/06/2016 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në përfundim të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, kreu i saj Fatmir Xhafaj tha se në fokus kanë qenë 7 ligjet prioritare që do të shoqërojnë draftin kushtetues të paketës së reformës. Xhafaj theksoi se është i keqardhur për mungesën e opozitës në komision, duke shtuar se ajo ka qenë dakort me diskutimin dhe shqyrtimin e ligjeve që shoqërojnë draftin kushtetues. Socialisti e ka cilësuar si një alibi qesharake mungesën e opozitës, teksa ka shtuar se PD ka nisur të gjejë arsye për të mos patur arsye.

Në lidhje me diskutimet në komision, Xhafaj tha se limiti i diskutimeve për 7 ligjet prioritare që bëjnë funksionale reformën do të jetë mesi i korrikut. Pra drafti dhe 7 ligjet prioritare do të dërgohen në Kuvend nga mesi i korrikut, që përkon dhe me fundin e sesionit parlamentar.

“Ka qenë një mbledhje e komisionit me tre pika. Së pari ka qenë një memo ose relacion mbi tërësinë e të gjithë projekligjeve, të 7 shtyllvae që do të shoqërojnë projektin kushtetues dhe që përbëjnë të gjithë procesin e reformimit, si nga pikëpamja kushtetuese ashtu dhe nga ajo ligjore.

Janë mbi 40 projekligje që do të shoqërojhnë paketën kushtetuese dhe nga këto, janë ligje prioritare, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me ndryshimet kushtetuese.

Së dyti, ëstë paraqitur një kalendar mbi procesin që do të kalojë në komision, shqyrtimi në parim, nen për nen dhe në tërësi i ligjeve prioritare.

Pika e tretë, ka qenë prezantimi i projekligjit të parë, që është për Gjykatën Kushtetuese. Ditën e nesërme do të shqyrtohet në parim, e më pas nen për nen e në tërësi. Pra ne do të shqyrtojmë 7 ligjet prioritare sipas një axhende të caktuar. Pse këto 7? Sepse këto ligje e bëjnë funksional paketën e ndryshimeve kushtetuese. Me ndryshimet kushtetuese krijohen disa vakume institucionale, ndaj dhe duhen këto ligje.

Këtotë 7 projekligje tashmë kanë përfunduar nga ekspertët ndërkombëtarë, dhe janë në shqyrtim që t’i kalohen për votim. Maksimumi i parashikimit që është bërë, është mesi i korrikut.

Dua të bëj një dallim që është i rëndësishëm, ne kemi rënë dakort me opozitën, që paketën kushtetuese ta kalojmë së bashku me ligjet njëkohësisht. Për fat të keq opozita e bojkotoi komisionin, dhe jam i keqardhur, përsa kohë ndajmë të njëjtin shqetësim për shqyrtimin e njëkohshëm të ligjeve dhe paketës kushtetuese. Mendoj se është një zgjedhje e gabuar bojkoti i opozitës. Kemi patur komunikim, por le të mbetemi me kaq komente.

Kjo është një alibi qesharake, kjo u bë një histori qesharake, që gjenden arsye për të mos patur arsye. Vetë kryetari i tyre ka thënë që 99% e cështjeve në draft janë të dakortësuara. Ju e dini se kush është cështja për të cilën ndahemi. Kjo nuk afekton projekligjet. Në atë pjesë që mund të ketë ndryshim për efekt të negociimit, ne do të ndryshojmë aty, në ato nene ku preket, por mosardhja e opozitës për shqyrtimin e projekligjeve nuk ka të bëjë me ktë.”- tha Xhafaj.

REAGON PD, BYLYKBASHI: DRAFTI I PAPERFUNDUAR, S’MUND TE DISKUTOHET PER LIGJE

Disa minuta më pas ka reaguar nënkryetari i komisionit të reformës Oerd Bylykbashi, duke thënë se punimet e sotme janë zero dhe nul, pasi sipas tij konsensusi për draftin kushtetues ende nuk është gjendur, gjë që për opozitën e bën këtë draft të paplotë. Në këto kushte, shprehet Bylykbashi, diskutimi i ligjeve që bëjnë funksional draftin kushtetues të reformës në drejtësi është i kotë.

“Ky draft është ende në negociim, nuk ka përfunduar ende dhe kjo që bën ky komision është e papranueshme, është e paktë të themi që ky proces është antikushtetues. Është thënë qartë se pa rënë dakort për draftin kushtetues, nuk ka sesi të ketë ecje përpara.

Ky komision do të kthehet apo mund të shndërrohet në atë pëlqhurës e Penelopës… ne themi që të bien dakort për çështjen e padakortësuar. Ne kemi rënë dakort, që Kushtetuta dhe ligjet të votohen së bashku, por kjo nuk do të thotë asgjë.

Fakti që kanë miratuar një draft në mënyrë të njëanshme dhe fakti se mbi të do të bazohen ato ligje, nuk e bën të arsyeshëm sjelljen e maxhorancës. Këto ligje pa qenë e mbyllur paketa kushtetuese apo pa arritur konsensusin, kanë vlerë zero. Nëse kjo çështje nuk mer vullnetin politik, në mënyrë konsensuale, e gjithë kjo mbetet një kështjellë me themele në rërë. “- tha Bylykbashi.

……..

Komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar në lidhje me ligjet që shoqërojnë draftin për ndryshimet kushtetuese të reformës. Opozita nuk është e pranishme në këtë mbledhje të komisionit, me argumentin se futja në kuvend e draftit të reformës është një akt i njëanshëm.

 “Drafti në Kuvend, akt provokues e destabilizues”, pohuan burime nga opozita për News24.

Në komision bëhet e ditur se të pranishëm janë dhe ekspertët e OPDAT dhe EURALIUS. Javën e kaluar 33 deputetë të maxhorancës miratuan draftin e reformës, që ajo të kalonte në kuvend.

7 janë ligjet që shoqërojnë reformën, të cilat kanë të bëjnë me Prokurorinë, Gjykatën Kushtetuese etj. Ligjet në fjalë bëjnë funksionale paketën e dnryshimeve kushtetuese./ java/ a.k

Next Post

Lufta në Siri ka lënë 600 mijë fëmijë jetimë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In