• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Territoriale/ Shqipëria me 5 zona elektorale?! PD e Berishës: Vendi të ndahet në 5 rajone, disa me emra ‘principatash’! Reforma, jo thjesht skicë e re

by Java News
30/08/2022 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse të lënë jashtë Komisionit të posatcëm për Reformën Territoriale, demokratët e Sali Berishës e kanë gati vizionin e tyre sesi duhet të jetë harta e re administrative.  Report Tv mëson se edhe PD e Rithemelimit, ashtu sikurse më herët janë artikuluar socialistët dhe grupi Alibeaj, janë pro ndarjes së vendit në rajone. Sipas draftit mbi të cilin po punojnë, vendi do të ndahet në 5 rajone.

Sipas burimeve për gazetaren Danjela Maloku, PD e Berishës ka gati edhe emërtimet e këtyre rajoneve. Sipas draftit, ata do të jenë Rajoni i Shkodrës, Rajoni i Arbrit, Rajoni Elbasan-Korçë, Rajoni i Muzakajve, Rajoni i Kanoneve.

Ndërkohë në duar ekspertët kanë  kanë 3 versione sesa duhet të jetë numri i bashkive, që variojnë nga 80-90 bashki.  Ndërkohë në një intervistë për Report Tv, Sekretari për Pushtetin Vendor të PD së Berishës, Ylli Asllani, thotë se nevoja për ndarjen e vendit në rajone lind natyrshëm, teksa tregon dhe diferencën mes vizionit të tyre dhe socialistëve.

“Shtetet e zhvilluara e kanë kuptuar që rajoni territorial duhet të përputhet edhe me rajone administative. Ky është koncepti që ne kemi pranuar. Ne mendojmë që zhvillimi rajonal është atribut i njësive të pushtetit vendor dhe roli i qeverisë është rol ndihmës kurse pjesa tjetër mendon që bashkitë, njësitë vendore, janë faktorë në sfond.” thotë Asllani.

Nevoja për shtim të numrit të Bashkive lind sipas tij, për të afruar shërbimet te qytetarët, të cilët sipas Asllanit vecanërisht në periferi janë lënë pa shërbime.

“Ne jemi për të dërguar shërbimet sa më afër qytetarëve. Unë e kam thënë edhe më herët, këta morën gërshërën dhe e ndanë kostumin e reformës administrative, sipas preferencës politike”, tha ai.

Por krahas një skice të re, Asllani kërkon një reformë më ambicioze.

“Shteti duhet të ndërhyjë në ndarjen e të ardhurave, jo të gjitha të ardhurat që qeveria merr duhet t’i kalojnë asaj. Taksat kryesore duhet të jenë të ndar si psh yaksa e të ardhurave, pushteti lokal duhet të marrë një përqindje të caktuar, taksa e territorit, e qarkulimit etj. Këtu ka ndodhur cudia më e madhe në momentin që pushteti lokal kishte më shumë nevojë për ndihmë qeveria bën një reformë dhe heq taksën e biznesit që i takon bashkive. Po si do kenë kapacitete kur heq oksigjenin”, u shpreh Asllani.

Punën në komisionin për Reformën Administrative nuk e paragjykon, por thotë se i druhet një skupi parazgjedhor.

“Ne kemi një projekt, ata pra PS, asgjë. Kjo lë shteg për të menduar, se po bëjnë një skup ligjor që i lejon të manipunojnë zgjedhjet. Projekti ynë do paraqitet në parlament, që qytetarët të mos kenë vetëm një dhuratë të sheqerosur,por edhe një alternativë tjetër dhe të zgjedhin mes tyre”, u shpreh Asllani.

PS dhe PD, pa përfaqësues nga grupimi Berisha, kanë nisur prej muajsh punën në Komisionin Parlamentar për Administrative, e pas një periudhe konsultimesh ata duhet të përfundojnë brenda 30 shtatorit hartën e re.

Nese konkludohet ne ndarjen ne 5 rajone te vendit, atehere Shqiperia do te kete 5 zona elektorale per zgjedhjet parlamentare te vitit 2025. Shume afer proporcionalit kombetar!/m.j

Next Post
Zjarri në fabrikën e sfungjerëve/ Asfiksohen dy punonjës, ja si paraqitet gjendja e tyre

Zjarri në fabrikën e sfungjerëve/ Asfiksohen dy punonjës, ja si paraqitet gjendja e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turqia i kërkoi Interpolit arrestimin e tij, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: Diktator antisemit, ka pushtuar gjysmën e Qipros!

Turqia i kërkoi Interpolit arrestimin e tij, Netanyahu i përgjigjet Erdogan: Diktator antisemit, ka pushtuar gjysmën e Qipros!

August 21, 2026
“Kosova është Serbi”, skandal në ndeshjen e Conference League në Madrid, thirrje etnike gjatë takimit Getafe-Partizani i Beogradit

“Kosova është Serbi”, skandal në ndeshjen e Conference League në Madrid, thirrje etnike gjatë takimit Getafe-Partizani i Beogradit

August 21, 2026
Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

Hapet procedura për përzgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë, kriteret dhe afatet për kandidatët! Ja si do zgjidhet pasardhësi i Sokol Sadushit

August 21, 2026
Dëshmia e bujshme e oficerit në gjyq: Diddy orkestroi vrasjen e reperit Tupac! Pala mbrojtëse: Këngëtari nuk ka asnjë lidhje!

Dëshmia e bujshme e oficerit në gjyq: Diddy orkestroi vrasjen e reperit Tupac! Pala mbrojtëse: Këngëtari nuk ka asnjë lidhje!

August 21, 2026
Incidentet në finalen e Botërorit, FIFA me dorë të hekurt: 10 ndeshje pezullim Paredes dhe 7 Molinës, Argjentina gjobitet për…

Incidentet në finalen e Botërorit, FIFA me dorë të hekurt: 10 ndeshje pezullim Paredes dhe 7 Molinës, Argjentina gjobitet për…

August 21, 2026
Trajneri Kompany flet për gjendjen e Musialës dhe e lë jashtë finales së Superkupës së Gjermanisë

Trajneri Kompany flet për gjendjen e Musialës dhe e lë jashtë finales së Superkupës së Gjermanisë

August 21, 2026
Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

August 21, 2026
Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë!

Nga Woody Harrelson te Asghar Farhadi, 25 kineastë të rinj nga Ballkani takohen në Sarajevë!

August 21, 2026
Policia e shpalli të shpëtuar, por alpinistja 18-vjeçare gjendet e vdekur në Australi! Autoritetet kërkojnë ndjesë publike

Policia e shpalli të shpëtuar, por alpinistja 18-vjeçare gjendet e vdekur në Australi! Autoritetet kërkojnë ndjesë publike

August 21, 2026
Kina dhe Zvicra arrijnë një marrëveshje për përmirësimin e tregtisë së lirë

Kina dhe Zvicra arrijnë një marrëveshje për përmirësimin e tregtisë së lirë

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com