• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma territoriale, PD-PS nuk arrijnë pa konsensus për numrin e bashkive

by Java News
21/10/2022 14:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpjekjet e Komisionit të Reformës Territoriale për të dalë me një raport të përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës për një ndarje të re të vendit, përsëri rezultuan të pasuksesshme.

Bashkëkryetarja socialiste, Anila Denaj, tregoi se në draft raportin e PS rekomandohen vetëm disa ndryshime sa i përket funksioneve te pushtetit lokal, pa prekur hartën aktuale me 61 bashki. “Reforma e vitit 2014 ka përmbushur objektivat në pjesën më të madhe, por kanë nevojë për përmirësime në shërbime dhe përfaqësim të zonave rurale. Prandaj kërkojmë konsolidim të 61 bashkive aktuale”, tha Denaj.

Në emër të përmirësimit të shërbimeve ndaj qytetarëve, bashkëkryetarja demokrate Dhurata Çupi vijoi me thirrjet drejtuar mazhorancës për të pranuar raportin e PD, që sugjeron rritjen e numrit të bashkive, nga 61 në 94. “Në vitin 2014 u bë një ndarje për përfitime elektorale dhe jo t’i shërbente qytetarëve  i bej thirrje mazhorancës për konsensus, besoj se ky komision u ngrit me seriozitet dhe jo për t’u tallur”, tha Çupi.

27 tetori është afati përfundimtar kur mbyllet puna e komisionit të territoriales, nëse palët nuk do ta shtyjnë atë përsëri. Qëndrimet vijojnë të mbeten të njëjta, por java në vijim pritet të shfrytëzohet për negociata, me shpresën e gjetjes së një dakordësie, para se kalohet në seancë plenare.
/s.f
Next Post
Në gjurmët e babait, Juventus e Milan interesohen për Rocco Vatën

Në gjurmët e babait, Juventus e Milan interesohen për Rocco Vatën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com