• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma territoriale, Mazniku nga Kukësi: Ka ardhur momenti të rishohim ndarjen e vitit 2014

by E B
26/05/2026 18:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Reformës Territoriale këtë të martë, më 26 maj, ka shkuar në Kukës për të zhvilluar dëgjesën e radhës me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, bashkëkryetari socialist i Komisionit Arbjan Mazniku tha se “Është momenti të rishohim reformën e vitit 2014”.

Duke kujtuar reformën e kaluar, Mazniku u shpreh se “Para pothuajse 12 vjetësh, në 2014-2015 kemi bërë një reformë që shkuam nga 373 njësi e komuna në 61 bashki, të cilat kanë mbledhur më shumë të ardhura, kanë pasur mundësi t’u shërbejnë më shumë qytetarëve. Ka qenë një reformë decentralizuese, shumë funksione që i bënte qeveria iu deleguan bashkive.”

Megjithatë, përkundër çfarë thotë Mazniku, pala tjetër e konsideron reformën e vitit 2014 të dështuar.

Ai vijoi të fliste më tej për sfidat me të cilat duhet të përballen, ku përsëriti që së pari bashkitë duhet të bëhen më eficiente, të adresohen lëvizjet demografike, zhvillimi i zonave të jetë i qëndrueshëm dhe së fundi bashkitë të jenë të përgatitura për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Mazniku më tej u shpreh se kur Shqipëria të jetë në BE, “përveçse Shqipëria bëhet anëtare si shtet, përveçse shkon flamuri shqiptar në BE, ne do kemi mundësi të aksesojmë një seri programesh, ku më i rëndësishmi është programi i kohezionit social, ku rajone të caktuara të BE-së kanë mundësi të marrin fonde nga BE për të zhvilluar territorin, infrastrukturën rrugore, arsimore, etj.”

“Por në atë moment na duhet të kemi bashki të forta që janë në gjendje të shkruajnë projekte”, theksoi ai.

Sipas Maznikut, bashkitë duhet që, përveçse të jenë të afta të bëjnë punët e përditshme, t’ia dalin që të fillojnë të punojnë për të tërhequr financime nga Europa për të zhvilluar territorin e tyre.

Si opozita, ashtu edhe mazhoranca kanë gati disa variante paraprake për ndarjen e re territroiale, të cilat do të diskutohen në tryezën e komisionit pas turit të dëgjesave me qytetarët në të gjitha qarqet e vendit dhe krerët e bashkive.

Next Post
Gjipali: Shqipëria në momentin më të favorshëm për BE-në, por integrimi do të sjellë edhe kosto e sfida

Gjipali: Shqipëria në momentin më të favorshëm për BE-në, por integrimi do të sjellë edhe kosto e sfida

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com