• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Territoriale/ Ibrahimaj: Bashki më të forta dhe shërbime të digjitalizuara për qytetarët

by E B
11/10/2026 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Financave Vendore, Fran Ibrahimaj, e ka cilësuar Reformën Territoriale si të nevojshme për forcimin e bashkive, rritjen e efikasitetit të pushtetit vendor dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Sipas tij, digjitalizimi dhe përdorimi i Inteligjencës Artificiale do të luajnë një rol të rëndësishëm në afrimin e shërbimeve me qytetarët.

Në  “NewsRoom” në ABC News, Ibrahimaj foli për rëndësinë e miratimit të Reformës Territoriale, duke theksuar se vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te numri i bashkive, por te krijimi i njësive vendore më të forta dhe më funksionale.

Ai nënvizoi se reforma e re duhet të vlerësohet në bazë të efektivitetit dhe aftësisë për të përmirësuar funksionimin e bashkive.

“Mendoj që reformat janë gjithmonë të mirëpritura dhe të nevojshme. Pas viteve ’90 është futur raporti i njeriut me territorin. Deri në 2013 kemi pasur një pushtet vendor shumë të fragmentuar. Reforma e re është një reformë që nuk kanë shumë rëndësi numrat, por ka rëndësi që ne të kemi Bashki të forta. Çdo reformë që synon ekonominë e shkallës është një reformë e mirë. Nëpërmjet qasjes së Inteligjencës Artificiale ne po synojmë t’i afrojmë shërbimet me qytetarin. Të gjitha shërbimet e pushtetit vendor do të digjitalizohen. Dhe ajo që i del për detyrë pushtetit vendor është të ndihmojë ata qytetarë, moshat e vjetra që nuk janë shumë komod në përdorimin e teknologjisë së informacionit”, tha ai.

Next Post
Po planifikonte një sulm kundër kryeministrit Tusk, arrestohet i dyshuari në Poloni -

Po planifikonte një sulm kundër kryeministrit Tusk, arrestohet i dyshuari në Poloni -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com