• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma Territoriale, Boçi: PS po kapërcen komisionin! Synon kontrollin politik të pushtetit vendor

by Java News
23/07/2026 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat dhe bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi, gjatë një prononcimi për gazetarët kundërshtoi mënyrën se si mazhoranca po procedon me reformën territoriale, duke deklaruar se dokumenti që pritet të shkojë në Kuvend nuk është produkt i komisionit.

Sipas tij, mazhoranca  po vepron në mënyrë të njëanshme dhe po tenton të miratojë një reformë territoriale pa konsensus politik.

Boçi paralajmëroi se mazhoranca ka një projekt të qartë për të ulur numrin e bashkive dhe për t’i shkrirë ato, duke e lidhur këtë me shpopullimin e vendit dhe kontrollin politik të pushtetit vendor.

 “Kanë një projekt për të ulur dhe shkrirë bashkitë, për të vazhduar shpopullimin, për të mos i përfaqësuar njerëzit në pushtetin vendor. Thjesht për të realizuar një qëllim politik, sikurse u bë në 2014-ën, kur bashkitë u shndërruan në magazina vote,” – u shpreh Boçi.

Deputeti demokrat theksoi se raporti i prezantuar nga mazhoranca nuk është dokument i komisionit, pasi ekspertët nuk janë mbledhur asnjëherë për të diskutuar kriteret dhe parimet e reformës.

Ai e cilësoi këtë si një veprim “antiparlamentar dhe antiligjor”.

“Ai është një dokument politik, nuk është dokument i prodhuar nga komisioni. Në seancë duhet të vijë domosdoshmërisht një produkt i komisionit. Komisioni në mbledhjen e fundit të tij të datës 15, ka pasur një debat për rendin e ditës, nuk është pranuar rendi i ditës. Komisioni është në paritet, është votuar kundër në të dyja rastet nga secila palë, dhe ai ka pushuar së funksionuari në këtë lloj seance, pa hyrë në atë axhendën e tij, në projektkalendarin e tij të miratuar, që në shkurt, me konsensus dhe dakordësi nga të dyja palët, dhe madje erdhi si projektkalendar i propozuar nga vetë zoti Mazniku. Dhe pjesa tjetër që është antiparlamentare dhe antiligjore është mënyra se si Kuvendi pranon një produkt partiak. Vetëm produktet e seancës së komisionit shkojnë në seancë.,” – tha Boçi.

Boçi kujtoi se komisioni kishte miratuar një projektkalendari me konsensus, i cili parashikonte dëgjesa me kryetarë bashkish, me qytetarët, me grupet e interesit dhe me shoqatat e bashkive.

Por sipas tij, këto dëgjesa nuk u realizuan, përfshirë edhe dëgjesën e Tiranës, që përfaqëson një të tretën e popullsisë dhe gjysmën e shpenzimeve të pushtetit vendor.

“Dëgjesa të mirëpritura nga publiku, ka pasur shumë debate dhe ishim në fazën dhe në momentin e dëgjesës së Tiranës, që është një e treta e popullsisë, dhe Tirana realizon 50% të shpenzimeve që kanë në paketën e tij pushteti vendor. Kjo dëgjesë nuk është bërë. Është shtyrë, ndërkohë dhe dëgjesat me kryetarët e bashkive me tetë kryetarë nuk është realizuar, sepse disa prej tyre nuk kanë ardhur në komision, arsyet objektive-subjektive i sqarojnë ato, dhe më pas duhet të vazhdonim me dëgjesat sipas shtyllave, territori, qeverisja, dhe sigurisht edhe pjesa e ndarjes së kompetencave dhe e financave, dhe shtylla e financave. Do vazhdohej me dëgjesa me grupet e interesit, me shoqatat e bashkive, se është e domosdoshme që të merret një opinion i tillë. Do vazhdohej me dëgjesat e kërkuara nga vetë komunitetet. Ndërkohë që në të gjithë këtë proces nga ne është kërkuar një mbikëqyrës, përfaqësues të Kongresit të Autoriteteve Vendore. Të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre në raport me reformën e 2015-ës, pasojat e saj, dhe në raport me parapërgatitjen për reformën e 2026-ës, me frikën që kjo do përfundojë si 2014-a.,” – deklaroi Boçi.

Bashkëkryetari i komisionit solli në vëmendje edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve, duke përmendur Kongresin e Autoriteteve Vendore dhe BE-në, të cilët kanë shprehur shqetësime për pasojat e reformës së vitit 2015 dhe kanë kërkuar që komisioni të mos ndërpritet pa arsye.

Ai shtoi se ekspertizat e BE-së, Zvicrës dhe organizatave të tjera nuk janë shqyrtuar në komision.

“Parlamenti Europian e përshëndeti ngritjen e komisionit dhe kërkoi që të mos ndërpritej pa arsye. Sot jemi larg çdo pritshmërie nga mënyra se si sillen,” – tha Boçi.

I pyetur nëse opozita do të paraqesë një draft të vetin, Boçi e hodhi poshtë këtë mundësi, duke theksuar se një nismë e tillë nuk mund të zëvendësojë punën kolegjiale të komisionit të posaçëm.

“E drejta e deputetëve për të sjellë nisma ligjore ekziston, por jo për të dublojë apo zëvendësuar punën e një komisioni të posaçëm të ngritur me vendim të Kuvendit,” – u shpreh ai.

Next Post
Autor i të paktën 7 rastesh të vjedhjeve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

Autor i të paktën 7 rastesh të vjedhjeve në Durrës, arrestohet 29-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lagu Ramën me ujë/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca

Lagu Ramën me ujë/ Peleshi përjashton Bardhin nga seanca

July 23, 2026
PS miraton e vetme rezolutat për SPAK dhe 6 institucionet e tjera! Kalon buxhetin dhe 4.3 milionë eurot për koncertin e Kanye West

PS miraton e vetme rezolutat për SPAK dhe 6 institucionet e tjera! Kalon buxhetin dhe 4.3 milionë eurot për koncertin e Kanye West

July 23, 2026
Kuvendi kalon direkt në votim pas bllokimit të foltores, miratohet kërkesa e Ballës

Kuvendi kalon direkt në votim pas bllokimit të foltores, miratohet kërkesa e Ballës

July 23, 2026
Balla: Berisha të merret i pandehur për 21 Janarin, të dalë para drejtësisë

Balla: Berisha të merret i pandehur për 21 Janarin, të dalë para drejtësisë

July 23, 2026
Kaos para Kuvendit, momenti kur qytetari goditet me send të fortë nga protestuesit (VIDEO)

Kaos para Kuvendit, momenti kur qytetari goditet me send të fortë nga protestuesit (VIDEO)

July 23, 2026
“Shqipëria pa opozitë, me këtë thikë në shpinë ngulur si plagë e pambyllur”

“Shqipëria pa opozitë, me këtë thikë në shpinë ngulur si plagë e pambyllur”

July 23, 2026
Policia shoqëron 4 protestues të tjerë, tensionohet sërish situata jashtë Parlamentit

Policia shoqëron 4 protestues të tjerë, tensionohet sërish situata jashtë Parlamentit

July 23, 2026
Tensione në Kuvend, demokratët pengojnë Maznikun që të prezantojë raportin për ‘Territorialen’

Tensione në Kuvend, demokratët pengojnë Maznikun që të prezantojë raportin për ‘Territorialen’

July 23, 2026
Nga vajzat, edhe te djemtë 13-vjeçarë: Çfarë duhet të dimë për vaksinën kundër HPV-së?

Nga vajzat, edhe te djemtë 13-vjeçarë: Çfarë duhet të dimë për vaksinën kundër HPV-së?

July 23, 2026
Rama publikon pamjet e rrugës “Adria” në Durrës: Një tjetër hap për përmirësimin e infrastrukturës urbane

Rama publikon pamjet e rrugës “Adria” në Durrës: Një tjetër hap për përmirësimin e infrastrukturës urbane

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In