Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në studion e emisionit “Tonight” në Ora News përballë gazetares Ilva Tare ku komentoi zhvillimet e fundit politike dhe tensiont me opozitën. Rama ka folur edhe për raportet me LSI. Ai tha se kjo parti ka qenë kundër reformës në drejtësi, ndaj dhe janë prishur.
“LSI ka hedhur gurin me qetësi dhe ka fshehur dorën me dashuri në raport me reformën në drejtësi. Ka qenë vazhdimisht një qënie e dyzuar tjetër në publik tjetër në tavolinë”, tha Rama.
Rama tha se nuk do ketë shkarkime nga administrata nëse drejtuesit aktualë performojnë siç duhet.
I pyetur nëse do të qëndrojnë drejtorët e partive opozitare, ai tha “se nuk është çështje partie, por drejtimi”, duke nënkuptuar se asnjë shkarkim politik nuk do të ketë.
Po ashtu, kryeministri pranoi se ka shumë nga anëtarësia e PS që pretendonin pozicione në administratë, duke deklaruar se projekti për të larguar ‘tepsinë’ do jetë realitet.
Kryeministri Rama preferoi të mos bënte komente për kryeprokuroren Arta Marku duke theksuar se zgjedhja e saj është bërë në mënyrë të ligjshme.
Për sa i përket kreut të SHISH, Rama u shpreh se është në pritje të dekretimit nga Presidenti Ilir Meta duke theksuar se nuk do ketë një emër të dytë.
Rama tha gjithashtu se është e mirëpritur ndihma e prokurorëve federalë amerikanë për hetimin e çështjes së Saimir Tahirit. Ai shtoi gjithashtu se PS nuk ishte avokate e tij dhe se ai ishte i shkëputur nga të gjitha pozicionet në PS.
Ai shtoi se nuk kishte pasur marrëdhënie me ish-drejtori e Policisë së Shtetit Haki Çako.
Ai u pyet edhe kërkesën e opozitës për ndryshimet kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, duke theksuar se opozita duhet të merrte konsensusin e SHBA-së dhe BE-së.
I pyetur për krimin, kryeministri tha se numri i të vrarëve vitin e shkuar ishte shumë më i ulët se nga të gjitha vitet.
Tare: Ka një çështje që është kthyer në qendër të vëmendjes, dëmshpërblimi i kompleksit Jon në Vlorë. Jeni penduar?
Rama: Do ta bëja 1000 herë po të kthehesha 1000 herë. Kemi bërë një shpronësim të ligjshëm dhe ankuesit nuk kanë kontestuar shpronësimin, por shifrën. Kanë qenë të pakënaqur me shifrën e përcaktuar nga qeveria dhe për këtë kanë shkuar në gjyq. Shpronësimi është bërë sepse në atë shumë duheshin kompensuar të gjithë ata të cilët kishin blerë apartamente, një numër i caktuar familjesh, dhe në rastin kur gjykata ka bërë vlerësimet e veta dhe ka dhënë konkluzionet e veta është gjykatë. Ne si shtet po përgatisim një apelim në një nivel tjetër në Strasburg dhe do të shikojmë konkluzionet. Por ama ajo që ka fituar Vlora dhe ajo që do të fitojë turizmi, ekonomia në Vlorë nuk ka të krahasuar me asnjë lloj diskutimi që bëhet sot.
Tare: Ajo për çfarë janë të shqetësuar qytetarët është pse duhet të paguajmë nga xhepat tanë 13 milion euro.Ka një moment që mund tu kërkohet ndjesë atyre për këtë shpenzim nga xhepat e tyre?
Rama: Qytetarëve duhet tu kërkojnë ndjesë ata që i dizinformojnë.Jo ne që kemi bërë punën tonë, ata e dinë shumë mirë që sa herë ka punë publike ka shpronësime me interes publik kur bëhet fjalë për prona me dokumentacion. Dizinformimi i qytetarëve sjell këto reagime. Nuk ka asnjë kontest sa i përket ligjshmërisë.Gjykata nuk ka konstatuar paligjshmëri të veprimit, thjesht ka marrë një ankim me pretendimin se shuma e dhënë nga qeveria është shumë e ulët dhe duhet një shumë më e lartë. Kjo është ajo që ka bërë gjykata.Nuk jemi dakord me vendimin e gjykatës, ka një instancë më të lartë po atje, ne do të bëjmë përpjekjen tjetër që është një përpjekje brenda kornizës së procedurave.
Tare: Vendimi i Strasburgut a e bën serioz shqetësimin e shprehur edhe nga Vasili që lidhet me faktin se Shqipëria mund të humbasë rreth 2 miliard euro nga gjyqet që mund të humbasë në Strasburg?Do të çonte në falimentimin e buxhetit të shtetit nëse kjo ndodh.
Rama: Kush ishte ky që e ka thënë këtë?
Tare: Zoti Vasili.
Rama: Ne kemi përballë një lloj konglomerati opozitar që ëndrrat që shikon dhe dëshiron ja përcjell shqiptarëve si gjëma që do ndodhin. Nëse këtyre njerëzve u thuhet se në Shqipëri do ketë një tërmet ku mund të humbasin jetën 100 mijë veta dhe ndër ta do jetë kryeministri dhe kabineti këta do jenë shumë të lumtur që kjo ëndërr të realizohet.
Intervista minutë pas minute
Pjesa e dytë e intervistës:
Tare: Sot PD ka depozituar në Kuvend një iniciativë për ndryshimin e Kushtetutës?
Rama: Të shkojnë të marrin mbështetjen e SHBA dhe BE dhe pastaj hajde të diskutojmë. Ndërkohë që SHqipëria ka partner SHBA-të dhe BE-në dhe kjo reformë pa ta nuk ishte kurrë nuk ishte e mundur sepse ishin ata që ua futën këmbët në një këpucë dhe kërkojnë të kthejnë përmbys një proces që nuk ndalet.
Tare: A kishte një mundësi tjetër të zgjidhej ndryshe Arta Marku?
Rama: Nuk kishte. Dhe këtë nuk e them unë. E thonë qartësisht misionet e drejtësisë së SHBA dhe BE-së. Kishte një mundësi tjetër që të shkonim në votim të dakordësuar. Unë e bëra ftesën publikisht dhe Lulzim Basha e refuzoi. Askush nuk e kupton këtë refuzim, unë e kuptoj këtë refuzim.
Tare: Ata thonë që të ngrihet Këshilli i Lartë i Prokurorisë që do të çojë tek një prokuror i pranuar…
Rama: Është një proces që do të shkojë sipas përcaktimeve që ka bërë platforma e reformës në drejtësi.
Tare: Punën e tanishme të kryeprokyrores si e vlerësoni?
Rama: Nuk kam asnjë koment. Unë nuk kam bërë asnjë koment as për Adriatik Llallën që nga dita që është zgjedhur.
Tare: Thonë se ajo ka shkelur ligjin..
Rama: S’më intereson fare. Ajo le të përballet vet me kritikat.
Tare: A e shihni si kryeprokurore edhe pas krijimit të KLP-së?
Rama: Nuk është fare çështja ime.
Tare: A pati ndikim faktori ndërkombëtar në zgjedhjen e Arta Markut?
Rama: Nëse nuk do të ishte zgjedhja e duhur nuk do të bënin një deklaratë duartrokitëse.
Tare: Ju vetë negocionin me Lulzim Bashën?
Rama: Jam i gatshëm të negocioj por kur vjen puna tek reforma në drejtësi nuk mund të bëj asnjë negociatë. Kur vjen puna tek çështjet e drejtësisë asnjë negociatë nuk mund të bëjmë nëse nuk jemi të harmonizuar me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në sepse pa ta nuk do të bëhej dot reforma. Merita që i njoh PS është se qartësisht që në momentin e parë e pozicionoi veten aty ku duhet.
Tare: Ngritja e KLP-së ka ngecur. Mbani ju përgjegjësi?
Rama: Është humbje kohe kjo bisedë. Ne mbajmë përgjegjësi për çfarë bëjmë për veprimet ose mosveprimet tona.
Titullarët e përkohshëm, Rama: Për kreun e SHISH s’do ketë propozim tjetër
Tare: E shihni si shqetësues si SHISH, Policia etj janë me titullar të përkohshëm…
Rama: Drejtori i Shërbimit është drejtori i Shërbimit në detyrë. Duhet të marrë miratimin e Presidentit dhe nuk do të ketë propozim tjetër nga unë. Presidenti ka kërkuar kohë dhe ai të marrë kohë sa të dojë. Unë e kam propozuar si drejtor të Shërbimit Informativ.
Tare: Po policia…
Rama: Policia është në një proces normal për të kaluar në zgjedhjen e drejtorit të ri që do të mbyllet në pak kohë.
Tare: Mund të jetë edhe një zonjë në krye të policisë..
Rama: Për mua do të ishte edhe për më shumë se çka gra dhe vajza në pozita drejtuese. Nëse do të jetë zonjë do të jem edhe më i gëzuar.
Rama: Nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me Haki Çakon
Tare: Pse e liruat nga detyra zt. Çako?
Rama: Sepse është koha për t’i dhënë një shtyrje të re punës.
Tare: A është e vërtetë se e keni refuzuar një herë shkarkimin?
Rama: Është një gënjeshtër. Unë nuk kam marrëdhënie me drejtorin e Policisë, nuk kam pasur dhe nuk do të kem kurrë. Kuptohet siç e kam thënë publikisht kur u krijua qeveria teknike që garantoi zgjedhjet që pastaj dolën të blera dhe të vjedhura, unë kam vendosur kontakt me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë sepse kisha nevojë t’i bëja të qartë që në zgjedhje policia duhet të mbante paanshmëri gjë që e bëri.
Tare: Si do të kujtohet zt. Çako si drejtori që shkatërroi Lazaratin apo se mbolli Shqipërinë me kanabis?
Rama: Nuk ia bëj pyetjen vetes në raport me të tjerët sepse raporti me historinë është personal. Kapitulli i policisë së shtetit nën qeverisjen time do të kujtohet si kapitulli i modernizimit dhe në fund të këtij mandati do të rankohet në policinë e standardeve të Bashkimit Evropian.
Tare: Mund të kujtoheni për shembull si ministri i zt.Tahiri, zt. Çako?
Rama: Popullin e dini më pak të mençur se ju, kurse unë e di më të mençur se veten.
Tare: Kur rendisni edhe fundin e kanabizimit? Nuk do të ketë më asnjë parcelë?
Rama: Do të thotë se Shqipëria nuk është më hartën e vendeve që kultivon dhe trafikon kanabis.
Tare: Si mund të arrihet kjo kur kultivuezit janë në ditë të qeta?
Rama: Ju keni parë rrënjët, dhe nuk keni parë që kemi kryer një numër arrestimesh masive.
Tare: Në nëntor miratuat task-forcën për fazën e dytë? Kur prisni të japë rezultate?
Rama: Do të japë rezultate hap pas hapi. Nuk është çështje korrjesh. Për fat të keq, një pushtet gjyqësor të korruptuar e kemi paguar shtrenjtë.
Tare: A është dëmtuar imazhi i Policisë pas akuzave ndaj zt.Tahiri?
Rama: Imazhi i policisë nuk përcaktohet si e shikoj unë, apo ata. Për mendimin tim përcaktohet nga opinionin publik dhe faktori ndërkombëtar. Anketimi i Komisionit Evropian do të na tregojë se si do të jetë imazhi i policisë për vitin 2017. Për vitin 2016, ne e kemi parë se si ishte.
Tare: Keni folur së fundmi me Tahirin?
Rama: Nuk kam folur dhe e kam thënë atë që duhet.
Rama: E mirë se ardhur ndihma amerikane për çështjen Tahiri
Tare: Nuk ka ndonjë zhvillim tjetër për çështje. Ambasadori Lu ka ofruar ndihmën e prokurorëve federalë për këtë çëshjtje..
Rama: Këtë mund ta thoni në lajme. Mua nuk më interesojnë zhvillimet e reja. Saimir Tahiri ka avokatët e vet dhe unë pres përfundimin e vendimit të drejtësisë. Saimir Tahiri nuk është as pjesë e grupit të Partisë Socialiste dhe është e para herë që një parti bën një ndarje kaq drastike me një figurë kaq të rëndësishme. Për sa kohë ky është shembulli ynë unë nuk kam çfarë të them.
Tare: Do e pranoni ndihmën e ofruar nga Lu?
Rama: Nuk është ndihmë për mua, por për prokurorinë dhe është e mirëseardhur. Çdo ndihmë për sa i përket zbardhjes së plotë për këtë çështje është e mirë se ardhur. PS nuk është zyrë avokatie dhe nuk bën avokatin e Saimir Tahiriti?
Tare: Kur do të goditen 4 klanet e mëdha me 20 familjet që kontrollojnë rrjetin e kriminaliteti?
Rama: Di që ka një operacion që një pjesë e të cilit është sekret që quhet Forca e Ligjit, i cili do të bëjë punët e duhura.
Tare: A janë shqiptarët të rrezikuar nga klanet mafioze?
Rama: Si është e mundur kur Shqipëria kishte 41 vrasje në 2017.
Tare: Dy ishin sot, një vrasje ishte dje…
Rama: Sigurisht që ka vrasje dhe fatkeqësisht vriten qytetar të pafajshëm por ajo që është e vërteta e thjeshtë është se nga pikëpamja e raportit të policisë me krimin dhe aty ku materializohet tek vrasjet, tek vjedhjet me dhunë, jemi ku e ku se ku ishim.
Tare: Për shkak të kriminalitetit të lartë në vend…
Rama: Nuk ka kriminalitet të lartë në vend. Me qetësi dhe dashuri!
Tare: Ia keni huazuar Presidentit Meta..
Rama: Po dhe që e harroi vetë.
Tare: Opozita ju ka akuzuar edhe ju të lidhur me krimin..
Rama: Para disa ditësh vjen një kryebashkiak evropian dhe nuk pranon të dali nga salla vip sepse kërkon makina të blinduara dhe roje me armë lufte. I thuhet që kjo është diçka e pamundur. Ka ndodhur vjet. Refuzon dhe në fund fare i thuhet se në qoftë se keni këto kushte ne nuk ju fusim dot në Tiranë. Vjen në Tiranë dhe për fat ndodh që takohemi edhe bashkë dhe më thotë; zt.Kryeministër duhet t’ju kërkoj ndjesë për faktin se është hera e parë që vij dhe çfarë më kanë parë sytë dhe nuk ma ka marrë mendja. Një vend komplet tjetër nga ajo që kam imagjinuar. I thashë e di sa vrasje ke në qytetin tënd? 17, në Tiranë ka 7. Ky është një vend që ka probleme dhe pati një problem shumë të madh me kanabisin dhe u kthye në problem edhe mediatik, por ky nuk është një vend që vihet me makinë të blinduar.
Intervista pjesa e parë:
Tare: A jeni penduar per prishjen e pallatit ne Vlore
Rama: Do ta bëja 1 mijë herë po të kthehesha. Kemi bëre shpronësim të ligjshëm dhe ankuesit nuk kanë kontestuar shpronësimin por shifrën. Kanë qenë të pakënaqur me shifrën e përcaktuar nga qeveria për këtë kanë shkuar në gjyq.
Rama përgjigjet si ndihet i “vetëm në timon”
Tare: Duket sikur nuk po qeverisni, nuk jeni i interesuar për timonin.
Rama: Varet se nga ku e shikoni ju makinën dhe çfarë kuptoni me qeverisjen. Ne kemi nisur procese shumë të rëndësishme që do të kërkojnë kohën e tyre për tu ndjerë nga qytetarët si procesi i shkurtimit të konsiderueshëm të numrit të ndërveprimeve të qytetarëve me zyrar e shtetit, më pak ecejake në zyrat e shtetit, më pak autorizime, më pak shqetësime nga kërkesat për bakshish dhe më pak shpenzime financiare. Kjo është reformë që punojmë intensivisht.
Një pjesë e shërbimeve kanë filluar të kalojnë në sistemin i-albania dhe të jepen online, certifikata mund të merret nga shtëpia. Një pjesë tjetër janë në proces. Mund të sjell shembuj në gjithë sektorët. Kemi bërë projektimin e një buxheti që na jep mundësinë të kërmi këtë vit volumin më të madh të investimeve publike sa i përket infrastrutkturës. Këtë vit ndërtojmë 80 qendrat e para shëndetësore të standrateve bashkëkohore që janë fillimi i një programi për 300 qendra shëndetësore. Për këtë vit fillojmë shpërndarjen e librave falas për fëmijët nga klasa e parë në të pestën.
Këtë vit ndërtojmë bashkë me fermerët një sërë procesesh të reja ndërveprimesh me shtetin dhe të financojmë programe të reja për prodhimin, agropërpunimin, agroturizimin.
Tare: Ka qenë qeverisja me efikasitet të plotë?
Rama: Sigurisht, patjetër.
Tare: Ka pak kaos nga shkrirja e disa drejtorive dhe Ministrive, a po funksionon ajo, a pati nxitim?
Rama: Asgjë nuk po bëhet me më pak përkushtim dhe më pak cilësi se bëhej më parë. Ajo që duam është të bëhet më me shumë cilësi se bëhej më parë. Sa i përket performancës së përditshme të institucionebe nuk ka pësuar asnjë lloj cënimi si rezultat i rikonfigurimit dhe si rezultat i riorganizimit të brendshëm të mekanizmit të qeverisjes.
Tare: Në zyrat e administratës një pjesë e mirë e tyre nuk e dinë nëse do jenë në punë, do largohen, çfarë do të bëjnë.
Rama: Nuk e di me kë zyra është komunikuar për të marrë këtë informacion. Në zyrat e dikastereve ku kanë ndodhur këto procese jo vetëm njerëzit e dinë por kemi ndërtuar një program të posaçëm trajnimesh për drejtuesit e drejtorive dhe sektorëve në mënyrë që të hyjmë në një fazë të re dhe mekanizmi të hyjë në një ritëm të ri. Do të dojë dhe pak kohë që kjo të ndihet realisht si një rritje cilësie në raport me qytetarët.
Tare: Kanë kaluar katër muajt e parë të qeverisjes, nuk ka kohë për trajnime.
Rama: Për trajnime ka kohë gjithmonë dhe një nga dramat e mëdha të procesit qeverisës të gjithë viteve të shkuara ka qenë mungesa e trajnimeve. Trajnimet, ajo që quhet edukim në vazhdim, i bën çdo qeveri e përgjegjshme vazhdimisht. Trajnimet nuk janë kurse kundër analfabetizimit. Trajnimet janë edukimi në vazhdim i gjithë organizatave që përbëjnë së brendshmi organizatën e pushtetit ekzekutiv.
Tare: Si është të përdorni i vetëm timonin në qeveri?
Rama: Është një barrë më e rëndë, përgjegjësi më e madhe dhe patjetër që është një sfidë më e madhe. Nuk ka se kujt ti lësh fajin, ashtu sikundër nuk ka psikologjikisht një lloj pajtimi të brendshëm me faktin se disa gjëra nuk bëhen sepse politikisht e kemi të pamundur pasi jemi të detyruar nga kushtet e koalicionit.
Tare: Ju ka bërë pak më arrogant, më arbitrar të qenurit në qeverisje i vetëm?
Rama: Besoj që mua personalisht dhe do të dëshiroja të konstatohej tek të gjithë, më ka bërë shumë modest, të vetëdijshëm për barrën dhe shumë të urtë përballë të gjithë problematikave me të cilat ndeshemi.
Tare: Ka edhe deputetë të PS të shqetësuar për faktin se nuk e keni çuar ende tepsinë për skrap.
Rama: Ka deputetë të PS që e kanë më të vështirë sesa të tjerë që ta kuptojnë se ky nuk është një proces për zënie të disave për të marrë disa por ky është një proces modernizimi, nga njëra anë duhet bërë reforma strukturore dhe nga ana tjetër i duhet gjetur punës njeriu. Ne kemi përgatitur një reformë për të gjithë sistemin e drejtimit në nivelin ekzekutiv në Ministritë qoftë në sektorin e arsimit, shëndetësi, bujqësi, gjithë fushës së inspektimeve dhe kjo reformë kërkon patjetër kohën që ka marrë. Përshtatja e burimeve njerëzore është një çështje që nuk është e partisë, është e qeverisë. Në këtë aspekt patjetër që deputetët e PS.
Tare: Zoti Ndreu ka bërë një status.
Rama: Ka edhe të tjerë që janë nën presion për shkak se njerëzit e partisë në rrethe të ngushta që kanë dhënë edhe kontributet e tyre kërkojnë të gjejnë akses për tu punësuar në shtet por unë nuk mund të harroj për asnjë moment dhe është puna ime në rradhë të parë dhe pastaj e deputetëve që t’ia kujtojmë njëri-tjetrit deri në bazë se kemi marrë një mandat për të modernizuar administratën.
Tare: Tepsia për skrap ishe një gjetje elektorale?
Rama: Jo jo.Kemi marrë mandatin për të çuar tepsinë për skrap, nuk kemi marrë mandatin për të marrë tepsinë për vete. Për këtë arsye kemi bërë procesin e konsurseve për drejtuesit e burgjeve, hipotekave, aluiznit, spitaleve. Këto procese nuk përjashtojnë asnjë kontributor që vjen nga rradhët tona por nuk janë ekskluzivitet i kontributorëve që vinë nga rradhët tona. Mes një personi që paraqet biografinë e tij në betejë dhe nuk ka aftësinë për të bërë punën dhe një personi që ka aftësinë për të bërë punën, beteja jonë është gjithmonë të zgjedhim njeriun e duhur për të bërë punën.
Tare: Nëse një drejtor në një drejtori të rëndësishme i përket një partie që aktualisht është në opozitë, do të qëndrojë në punë nëse CV e tij është e parshtatshme për të bërë punën?
Rama: Nuk ka pikë rëndësie partia e Drejtorit, ka rëndësi drejtimi i institucionit, përmbushja e kritereve dhe rezultatet e institucionit.
Tare: Ka gjyqe të tjera në Strasburg kundër shtetit shqiptar që mund të kenë faturë të përafërt me këtë 2 miliard?
Rama: Kjo faturë 2 miliard nuk ekziston, është një ëndërr e konglomeratit që sot përbën fatkeqësisht atë që quhet opozita e Shqipërisë dhe nuk ka lidhje fare me një organizim opozitar si një front alternativ për një mënyrë tjetër qeverisje.
Tare: Ndoshta kur gjetët formulën e dëmshpërblimit duhet të ishit menduar më mirë.
Rama: Shqipëria ka një sistem ligjor.
Tare: Po kushton më shumë dëmshpërblimi për ta sesa vetë projekti.
Rama: Është shqetësim që nuk qëndron dhe e ka bazën tek dizinformimi dhe njëkohësisht tek krijimi i idesë që bëhet fjalë për një thes me para që do ti marrë kryetari i opozitës si pasojë e një gabimi të qeverisë. Nuk është kjo e vërteta.