• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: Gati për takim, por nuk kemi formulë për të qetësuar lepurin brenda opozitës

by Java News
15/07/2016 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kërkesës “ultimative” të ambasadorit Donald Lu, duke thënë se është i gatshëm për t’u takuar në çdo orë me opozitën, me kushtin që ajo të sjellë një propozim të pranueshëm, që i jep zgjidhje ngërçit të krijuar tashmë. Vetëm disa ditë larg ditës kur reforma do të kalojë për votim, Rama shtoi se tensioni i opozitës është i dukshëm. Kryeministri e cilësoi si një lepur brenda PD-së, i cili ndodhet në një tension të paparë ndonjëherë më parë.

Edhe një herë Rama tha se qeveria nuk e ka një formulë që të mund të kënaqë PD-në dhe të inkorporojë të draft themelin e saj, vettingun nga ndërkombëtarët.

“Si mund të dalim ne nga kjo situatë e rënduar prej 25 vjetësh që na ka bërë një vend me damkë në të gjithë kontinentin tonë për sistemin më të korruptuar të drejtësisë. Duke bërë ligje më të mira?! Nuk janë ato që na kanë penguar por keqzbatimi, moszbatimi ose shkelja e tyre.

Duke ndërtuar një arkitekturë që duhet shembur në themel, që nga KLD, që i mohoi pak ditë më parë 4 studentëve të magjistraturës, atë që i garanton ligji…

Nëse do të shembim ngrehinën e kalbur, banesën e rrënuar, ku sot jeton korporata e prokurorëve dhe gjykatësve dhe do të ngrejmë një ngrehinë të re, duke lejuar që në atë të futen të gjithë banorët, qoftë të ndershmit e të korruptuarit, atëherë thjesht ne kemi spostuar trupën brenda një ngrehine të re, por nuk kemi vendosur në themel të punës së sistemit një garanci, që gjithë ky proces, i konceptuar mes reformës nuk ka patur një rezultat.

Ne nuk kemi pse të zbulojmë rrotën, por thjesht i referohemi praktikave më të mira ndërkombëtare. Nuk jemi ne i vetmi vend në histori që ndeshemi me korrupsionin në drejtësi.

Eksperiencat e tjera tregojnë se ka një mekanizëm, që është vettingu, pra skanimi i ngrehinës dhe moslejimi i futjes së njerëzve të korruptuar. Vetingu ka dhënë kudo rezultate pozitive, diku të shkëlqyera, diku më pak, por gjithmonë rezultate pozitive.

Kemi diskutuar qysh në krye të herës për këtë çështje, qëkur ndërmorëm këtë rrugëtim dhe vetingu ka qenë një koncept i gjithëpranuar, edhe nga qeveria edhe nga opozita. Madje opozita ka kërkuar një përfshirje sa më të fortë të ndërkombëtarëve në këtë proces të vettingut.

E kam thënë disa herë dhe ju kërkoj ndjesë për këdo që u duket e bezdisshme, në prill të vitit 2014, në zyrën e kancelares Merkel u hap një diskutim i hapur, se përse sipas meje BE kishte gabuar duke mos ja dhënë statusin Shqipërisë në fund të 2013.

Ajo më ndalon dhe më thotë: ‘dakort, le të marrim të mirëqenë që ke të drejtë. Mbase do të duhet të kisha vepruar ndryshe… Tani më shiko në sy dhe me të njëjtin sinqeritet që kritikove BE-në, më thuaj, a ka shanc sipas teje, që Shqipëria të bëhet një vend i BE-së me sistemin e korruptuar të drejtësisë që ka? Nga ata prokurorë e gjykatës, që janë një nam i zi për Shqipërinë në sytë e Europës?’

I thashë që jo, dhe kjo është arsyeja se përse na duhet një reformë. Do ishte një rritje e përgjegjësisë së vendit, ndaj vetë vendit dhe BE-së. Aty kemi diskutuar gjatë sesi duhet qasur reforma në drejtësi.

Ne besojmë që pa përfshirjen e ndërkombëtarëve në procesin e skanimit nuk ka reformë. Opozita kërkon një relativizim të kësaj përfshirje që faktikisht e bën të pamundur instrumentin e kontrollit.

Ka bërë një propozim që është refuzuar jo nga ne por nga SHBA.

I kemi dëgjuar argumentat, sovraniteti, atdheu, të huajt dhe të gjitha llojet e fljalive propagandistike, kur sic thotë ajo fjala e mencur, se nuk dua t% përdor atë fjalën “patriotizmi bëhet strehë për njerëzit që nuk e kanë ndjeshmërisht”

Në këtë moment, mbasi ne kemi pranuar gjithcka, lind një situatë absurde. Unë i kam bërë një propozim shumë serioz. Ne nuk kemi një formulë që e qetëson lepurin e frikës në barkun e opozitës dhe ndërkohë na jep neve reformën. Opozitës i kam thënë, përmes një propozimi, ne jemi gati, por ne nuk dimë si ta bëjmë. Për ta thënë copë, ne nuk e kemi lepurin dhe nuk e dimë se cfarë lloj tensionesh të brendshme sjell ky lepur.

Lu tha të takoheni. Unë ndërkohë sot thashë, në cdo orë, mjafton që të kem një propozim dhe një propozim që të jetë i pranueshëm, se, para se të flisja sot, nga Hollanda erdhi mesazhi i opozitës që propozimin e ke në tavolinë. Unë e marr por siç e dëgjuat nga ambasadori ai propozim nuk pranohet nga BE e SHBA.”- tha Rama.

Next Post

Qeni lufton me 4 kobra, shpëton heroikisht familjen e të zotit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret e gushtit duhen luftuar në shkurt

“Dikush ishte para meje aty”- Dëshmia e të dyshuarit për zjarrin e Krujës: Pashë flakët dhe mora zorrën e ujit! Unë edhe cigaren e fik me pështymë

August 11, 2026
Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

Lamine Yamal ‘trazon’ përsëri rrjetin nën dyshimet për tradhti! FOTOT me modelen në jaht bëhen virale

August 11, 2026
VIDEO/ Lumenjtë e llavës së Etnës trembin Siçilinë, reja vullkanike dhe tonelata hi pushtojnë Mesdheun! Pezullohen fluturimet, shikoni pamjet

VIDEO/ Lumenjtë e llavës së Etnës trembin Siçilinë, reja vullkanike dhe tonelata hi pushtojnë Mesdheun! Pezullohen fluturimet, shikoni pamjet

August 11, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Gjendet i pajetë në banesë trupi i të moshuarit në Pogradec, ja për çfarë dyshohet! Jetonte i vetëm, djali i tij…

August 11, 2026
OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

OBSH kritikon Trumpin për reduktimin e vaksinave të fëmijërisë: Rekomandimet bazohen në 60 vjet kërkime shkencore!

August 11, 2026
Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

Libani bëhet vendi i parë arab që heq dënimin me vdekje me vendim parlamenti, Hezbollahu voton kundër!

August 11, 2026
Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Ish-presidenti Hashim Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

August 11, 2026
Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

Pekini aktivizon reagimin ndaj përmbytjeve të Nivelit II përpara shirave të rrëmbyeshëm

August 11, 2026
VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

VIDEO/ Panik në fluturim mbi SHBA, motori i avionit “Boeing” merr flakë pas përplasjes me një zog dhe bën ulje emergjente

August 11, 2026
FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

FOTO/ Zjarr i madh në Parkun e Lurës, era përhap flakët me shpejtësi! Dhjetëra forca drejt vendngjarjes dhe 2 helikopterë nga ajri

August 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com