• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma që na zgjat tranzicionin deri sa të përfundojnë koncesionet

by Fatmir Merkoçi
08/05/2016 20:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

Këtë javë, Komisioni i Reformës në Drejtësi do paraqesë draftin e kësaj reforme. Kjo gjë bëhet e mundur nga këmbëngulja e ndërkombëtarëve, duke treguar një-herësh se klasës politike shqiptare i mungon integriteti politik, nacionalizmi dhe profesionalizmi juridik. Me pak fjalë: me dashjen e tyre, politikanët tanë po i vetëheqin sovranitetin vendit.

Kjo reformë është një reformë e tipit parti-shtet. Si e tillë, ajo nuk mundet të prodhojë ndarjen e gjyqësorit nga politika. Nuk mundet të japi asgjë në lidhje me drejtësinë e munguar për qytetarët.  Korrupsioni, si një nga gangrenat e drejtësisë, do njohë jo vetëm rritje por do jetë dhe një drejtësi partiake.  Nëse në shkrimet e tjera kam deklaruar se kjo reformë është e dështuar, tashmë mundet të them se është një reformë eksperimentale, të cilën po e kërkojnë ndërkombëtarët.

Ndryshimet kushtetuese, të cilat janë thelbi i kësaj reforme, tregon se Shteti ka rënë. Nuk mundet të quhet reformë në drejtësi kur, ndryshojmë plot 57 nene të Kushtetutës. Kjo vjen dhe si pasojë e ndërtimit të një kushtetute nga ndërkombëtarët në vitin 1998. Por sot janë po këta që po na kërkojnë të ndryshojmë po atë kushtetutë, që vetë na e servirën si gjënë më të mirë. Dhe, pasojat u panë. Shqipëria mbeti një vend në tranzicion. Një vend ku u rrit dhe u zhvillua korrupsioni. Si dhe një vend që ka prodhimin më të madh të ligjeve, jo vetëm në rajon, por dhe në të gjitha vendet e apo të pa zhvilluara.

Që të bësh një reformë në drejtësi, duhet domosdoshmërisht të bazohesh në ligj. Reforma e servirur është një reformë e pa mbështetur në ligj. Gjithashtu, reforma bëhet në mentalitet në radhë të parë dhe më pas në prodhimtarinë e ligjeve, që do përbëjnë paketën reformatore. Ne, sot, kemi një Komision të Posaçëm, i cili mbart mentalitetin e partisë-shtet. Të gjithë ekspertët, që u quajtën të nivelit të lartë, janë po ata njerëz, të cilët zhvilluan diktaturën në vend. Janë po këta që me dashjen e tyre, vendosën në këtë reformë, që pjesë e kësaj drejtësie mundet të jenë vetëm ata që kanë 20 punë në drejtësi. Me pak fjalë: Ajo që trumbetohet me të madhe për të përndjekurit politik, si pjesë që duhet të integrohet në shoqëri, sot, nxirret jashtë me këtë reformë.

Diskutimet e kësaj reforme u bënë në salla universitetesh. Pra, me studentë, të cilët nuk kishin nivelin e diskutimit dhe kapacitetin për të dhënë mendime të vyera për këtë reformë. Mungoi katërcipërisht debati mediatik nga vetë Komisioni i Reformës. Kjo për t’i hedhur hi sy popullit. Kryetari i saj Fatmir Xhafa, dilte në media vetëm ose me njerëz të partisë. Mungoi katërcipërisht oponenca për këtë reformë. Askush nuk mundet të thotë sot, se kush i ka bërë oponencën e vërtetë kësaj reforme. Kjo duket dhe nga marrëveshjet politike të dy kampeve. Por a mundet që Reforma në Drejtësi të jetë e aftë të prodhojë një sistem të drejtë për sa kohë ka marrëveshje politike? Unë them se marrëveshjet politike sjellin vetëm amulli. Pra kemi lëshime të njërës dhe të tjetrës për interesat e veta. Kështu që drejtësia do jetë përsëri një drejtësi e kapur nga politika. Është e kuptueshme se, politika do e trumbetojë si një arritje dhe se drejtësia tashmë është jashtë saj. Por në të vërtetë, me këtë reformë, nuk po arrihet asgjë më shumë se sa një gllabërim i gjyqësorit dhe prokurorisë nga vetë politika.

Për të krijuar dhe anomalin e radhës, kërkojnë të ngrenë dhe institucione të tjera. Preteksti se duhet të jenë të pa varura nga njëri-tjetri. Në praktikën 24 vjeçare të vendit, kemi vetëm anomali kompetencash kur ka institucione paralele. Shembulli më i mirë është ndarja e pronave. Funksionojnë 3-4 institucione që ndajnë prona. Përfundimi: Një lëmsh i pa zgjidhshëm dhe konflikte që kanë çuar deri në vetëgjyqësi. Kështu do ndodhi dhe me institucionet paralele të drejtësisë.

Problemi është tashmë edhe më i thjeshtë. A do bien vallë dakord partitë për ta aprovuar këtë reformë? Partitë në qeverisje dhe sipas deklaratave, janë dakord ta aprovojnë ashtu siç ja u kanë servirur ekspertët e SOROS-it dhe të aprovuar nga ndërkombëtarët. Problemi është se a do e japi votën opozita për ndryshimet kushtetuese.? Nëse nisemi nga vetë emri i partisë apo dhe nga krahu që përfaqëson, ajo duhet ta refuzoi votën e saj në kuvend. Ajo duhet me doemos të kërkojë që ndryshimet kushtetuese të kalojnë me referendum popullor. Kjo është një e drejtë reale e saj, pasi ajo përfaqëson gjysmën tjetër të popullsisë. Kushtetuta nuk mundet të ndryshojë rrënjën e saj në Kuvend. Aq më shumë kur, kemi të bëjmë me një Kuvend ku pjesa dërrmuese e kuvendarëve janë të përfolur  si për përfitime, korrupsion, lidhje me krimin e bandat e rrugës apo dhe si ish të dënuar për motive të ndryshme. Pra, ky Kuvend nuk ka as moralin minimal për të bërë reformën dhe për të aprovuar ndryshimet kushtetuese.

Nëse opozita do bashkoi votat e saja për ndryshime të tilla, atëherë ajo nuk bën asgjë më shumë veçse lejon me vetëdije të plotë instalimin e diktaturës në vend. Është e kuptueshme se, përball një presion sidomos nga ndërkombëtarët që është i madh edhe guximi duhet të jetë i tillë. Por nëse kuvendarët pranojnë të drejtohen nga ndërkombëtarët, kushdo qofshin ata, atëherë duhet të deklarojnë se Shqipëria nuk është më vend sovran, por një Shtet vasal i ndërkombëtarëve.

Pra, kalimi i kësaj reformë në Kuvend, do krijojë një përplasje të madhe nëse kuvendarët tanë do jenë në gjendje të argumentojnë votën pro apo kundra. Nëse do vazhdohet me urdhra ndërkombëtarësh, atëherë askush nga partitë politike nuk e ka më funksionin e sajë. Në këto kushte nuk do ketë drejtësi. Dhe, përfundimisht, Shqipëria nuk del më nga tranzicioni i tejzgjatur ashtu si nuk ka më sovranitet. Populli humbet njëherë e përgjithmonë rolin e tij si sovran, pasi për fatin e tij vendosin të tjerët.

Në këto kushte nuk do ketë më as drejtësi e as nuk do dënohen politikanë e shtetarë, qofshin të korruptuar apo dhe të inkriminuar. Kjo do të thotë, me pak fjalë, se: populli do të vazhdojë të endet në dyert e gjykatave për ta blerë drejtësinë e tij. Do vazhdoj të shohi se si krimineli, hajduti, mafiozi, bëhet ligjvënës, jo me votat e tij, por me votat e vjedhura nga komisionerë të shitur. Në se nuk kuptohet kjo situatë që po kalon vendi atëherë nuk mundet të themi se ekziston Shteti i së Drejtës. Kamuflazhet nuk i duhen zhvillimit. Nuk duhet as drejtësia e sajuar apo e arnuar. Kemi 25 vjet që arnojmë në drejtësi. Koha është për një Qeveri teknicienësh, pa parti, por me ide të qarta e të sakta.

Kushtetuta duhet të bëhet nga shqiptarët e jo të importohet nga Soros e ndërkombëtarët. Shqiptarët e thjeshtë e kanë kuptuar një gjë të tillë. Ndaj sot ata nuk kanë asnjë shpresë tek kjo reformë. Pasi shohin se reforma nuk ka nisur nga themeli por bëhen thjeshtë arnime sipas interesave partiake apo personale të individëve të veçantë. Nëse do vazhdojmë kështu, Shqipëri do mbesë të paktën dhe 25 vjet të tjera në tranzicion, deri sa ta japin të tërën me konçesion.

Next Post

Vetëvendosja: S’i përkrah protestat e opozitës në Kosovë, shkon në Maqedoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament për sa kohë Rama bllokon kërkesat e protestuesve

July 7, 2026
I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

July 7, 2026
Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

July 7, 2026
4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

July 7, 2026
Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

July 7, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

495 persona morën shtetësinë shqiptare, 173 e lanë gjatë 2025-ës

July 7, 2026
“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati: Do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese

July 7, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kaq njerëz i gjen te ashensori

July 7, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

Berisha del blof me postimin, i turren qytetarët: Ka noddhur në Kosovë… pleqëri të mbarë!

July 7, 2026
Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In