• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma, priten largime masive nga sistemi i drejtësisë?!

by Aalison Pearse Stevens
22/08/2016 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Afrimi i momentit kur paketa e ligjeve të reformës do të marrë miratimit e Kuvendit të Shqipërisë, ka ngjallur mjaft interes për pasojat që do të krijojë ky start i ri në shkallët e ndryshme të gjyqësorit dhe prokurorisë shqiptare. Si do preken gjykatat nga vetingu? Sa do të ndryshojë qëndrimi i zyrtarëve të drejtësisë shqiptare ndaj fenomenit historik të korrupsionit, që ka uzurpuar të gjitha poret e shtetit shqiptar? Po gjyqtarët dhe prokurorët, si do t’i justifikojnë pasuritë e mëdha që përflitet se kanë vënë gjatë tranzicionit, vilat, makinat e luksit, kontot bankare të fryra dhe bizneset që ua kanë deleguar të afërmve në shumë raste?

Përtej dëshirës për të spekulluar me atë që pritet të ndodhë, por që ende nuk dihet mirë se ç’formë do të ketë, duhet thënë më së pari se reforma në drejtësi pritet të ketë një impakt të fortë mbi aparatin e drejtësisë shqiptare. Verifikimi rrënjësor që pritet të ndodhë, shqyrtimi i pastërtisë së gjyqtarëve e prokurorëve dhe më pas zëvendësimi i një pjese të tyre me figura të reja, ndoshta të ardhur nga jashtë vendit, roli i ndërkombëtarëve në këtë proces si garantët kryesorë të tij – të gjitha këto bëjnë të shpresohet se reforma do të ketë formën e një tërmeti, të cilit pritet t’i njihet magnituda. Pra fuqia e lëkundjeve.

Informacione të ndryshme, në formë pritshmërish, thonë sakaq se reforma pritet të shkaktojë lëkundje sidomos në disa shkallë të gjyqësorit dhe në disa pjesë të prokurorisë, ku edhe është përfolur më shumë se ka pasur fenomene dhënie ryshfetesh, korrupsion me dosjet e shqyrtuara, vonesa apo shtyrje të qëllimshme, vendime të pamotivuara etj. Ekspertët juridikë shprehen se mund të ketë kaos dhe largime sidomos nga gjykatat e apelit dhe nga sektorë të caktuar të prokurorisë. Apeli identifikohet ndërkaq si segmenti i gjyqësorit më i ekspozuar ndaj mundësisë së largimeve në formë dorëheqjesh. Por nga kjo epidemi nuk duken të imunizuara as gjykatat e shkallës së parë, apo edhe katet e larta, siç mund të jetë Gjykata e Lartë. Ekspertët nënvizojnë se një numër zyrtarësh të drejtësisë mund të shfrtëzojnë “amnistinë” e heshtur që ofron reforma, duke mos hetuar ata që largohen me vullnetin e tyre nga sistemi. Gjithsesi, thonë ata, goditja do ndjehet e fortë nëse vetingu dhe aspektet e tjera verifkuese e ndëshkimore të reformës, do të zbatohen me rigorozitet dhe jo në “stil shqiptar”, ku të gjithë dalin zakonisht të pafajshëm dhe të virgjër.

Next Post
Përdhunoi të bijën 15-vjeçare, banorët e fshatit rrëfejnë të shkuarën e Përgjegjit

Përdhunoi të bijën 15-vjeçare, banorët e fshatit rrëfejnë të shkuarën e Përgjegjit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In