• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ PD: 10 pikat ku s’jemi dakord. Xhafaj: Arbitri e ka vlerësuar punën

by Aalison Pearse Stevens
07/03/2016 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike shpalosi para Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi pikat që ajo kundërshton në draft-reformën aktuale.

Deputeti demokrat, anëtar i këtij komisionit, Eduart Halimi tha se opozita nuk kushtëzon reformën vetëm me shumicën e miratimit, madje ai shtoi se as 2/3 dhe as 3/5 nuk kanë rëndësi për Partinë Demokratike, por janë arsye krejt të tjera.

Së pari, demokratët nuk janë dakort me ngritjen, ekzistencën dhe përbërjen e Këshillit të Emërimit.

Së dyti, opozita kundërshton skemën institucionale dhe procesin e emërimit të funksionarëve në sistemin e drejtësisë si shumë të komplikuar që nuk kontrollon balancat dhe nuk garanton as pavarësinë.

Së treti, PD kundërshton edhe strukturën e Gjykatësë së Lartë, që ndahet në dy të tilla, ajo për çështjet civile dhe penale dhe tjetra ajo Administrative. Partia Demokratike thotë se struktura e Gjykatës së Lartë nuk u takon ekspertëve, por politikës. Lidhur me këtë institucion, opozita kundërshton edhe emërimin e gjyqtarëve nga jashtë sistemit, që e konsideron si një çështje që mund të shfrytëzohet politikisht.

Së katërti, Partia Demokratike nuk është dakort me ndërprerjen e mandateve për organet kushtetuese.

Së pesti, PD mbështet procesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i ashtuquajturi veting, por kundërshton strukturën dhe mohomin e ankimimit për gjyqtarët dhe prokurorët.

Së gjashti, opozita ka rezerva edhe mbi procesin e emërimit dhe funksionet e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, ku procesin e zgjedhjes me 3/5 për një mandat 9-vjeçar të Inspektorit të Lartë e politizon këtë institucion dhe e vendos në varësi të maxhorancës.

Së shtati, PD kundërshton përbërjen e Tribunalit Disiplinor. Opozita thotë se pavarësisht se reflekton konstatimet e opinionit të ndërmjetëm, por anëtarët janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe këtë PD e sheh më shumë si mundësi për korporatizimin e sistemit sesa për kapjen e tij politike. Opozita thotë lë shteg për abuzimin.

Së teti, Partia Demokratike nuk është dakort me formulën e emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Së nënti, PD kundërshton përfshirjen në sistem si prokurorë dhe gjyqtarë të individëve që nuk kanë përfunduar shkollën e Magjistraturës. “Duhet të ketë zero hyrje jashtë Magjistraturës”, thonë demokratët.

Së dhjeti, opozita nuk është dakort me mënyrën e zgjedhjes së pesë anëtarëve të politikës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Pas kësaj, fjalën e mori Pandeli Majko. Ai akuzoi opozitën se po bën lojë me reformën në drejtësi dhe si i mungon vullneti për këtë.

“Me këto 10 pika që ngrini ju nuk ka reformë në drejtësi. Tani kë duhet të besojmë ne, kryetarin e PD që del nga oborri i partisë dhe duke tundur draftin e Venecias thotë që kjo është zgjidhja, apo ju që na dilni me 10 pika këtu?! Megjithatë, unë dua t’ju falenderoj ju që na bëtë të qartë për herë të parë se për çfarë nuk jeni dakort”, deklaroi Majko.

Ndërkohë, përmes Spartak Brahos, Lëvizja Socialiste për Integrim u shfaq optimiste për gjetjen e një konsensusi politik dhe u dha mbështetjen e LSI-së disa shqetësime të demokratëve.

“LSI është shprehur vetëm për një Gjykatë të Lartë. Byronë Kombëtare të Hetimit, ne e mbështesim atë, por jo nën polici, por në varësi të Prokurorisë. Jemi kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit kështu siç është konceptuar deri më tani”, tha Braho.

Xhafaj: Arbitri e ka vlerësuar punën e Komisionit

Kryetari Fatmir Xhafaj, tha se Komisioni i Venecias e ka vlerësuar punën e bërë nga ky komision.

Xhafaj iu drejtua anëtarëve nga opozita se “diskutimi bëhet mbi projektin e hartuar nga ekspertiza. Reforma hartohet nga ekspertët, jo nga qeveria”.

“A ka punuar mirë apo jo ekspertiza, mund të thoni sa të dëshironi. Por mua më pëlqen t’i referohem arbitrit, që e konsideroni ju dhe rreth të cilit përulemi të gjithë. Këto nuk janë 89 çështje, por 89 pika. Komisioni i Venecias nuk i ka çështje ligjore. Ne të gjithë e pranojmë rolin e Komisionit të Venecias, i cili tha ekspertët dhe komisioni kanë bërë një punë të shkëlqyer. Mbetet që ju ta votoni, ta finalizoni përmes disa ndryshimeve”, tha Xhafaj.

Next Post

Ministria e Arsimit aktivitet për 7 Marsin, mblidhen mësuesit e dalluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-shefi i sigurisë: Fuqitë armike po dërgojnë spiunë në universitetet e Perëndimit

Ish-shefi i sigurisë: Fuqitë armike po dërgojnë spiunë në universitetet e Perëndimit

December 7, 2025
Rreth 3.700 nxënës më pak se një vit më parë, rrezikohet mbyllja e disa shkollave në Korçë

Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

December 7, 2025
Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

December 7, 2025
Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

December 7, 2025
Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

December 7, 2025
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

December 7, 2025
Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

December 7, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

December 7, 2025
Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In