• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma/ Pa vetting janë vetëm 117 prokurorë e gjyqtarë, sfidë mbetet zëvendësimi i mbi 380 të larguarve nga sistemi

by Java News
01/09/2023 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna mbi 380 gjyqtarë dhe prokurorë, ndërsa aktualisht gjykatat po punojnë me një numër të kufizuar gjyqtarësh.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i bëri sot me dije Zërit të Amerikës se kanë mbetur ende 117 subjekte për t’u shqyrtuar nga procesi i Vettingut, nga 805 gjithsej.

Por ndërsa ky proces po shkon drejt fundit, zëvendësimi i të larguarve me gjyqtarë të rinj mbetet një sfidë kryesore.

Nga një studim i qendrës INFOCIP doli se, kryesisht për shkak të mungesës së gjyqtarëve, një numër i madh çështjesh gjyqësore kanë kapërcyer afatet e arsyeshme të gjykimit, ndërsa janë krijuar stoqe me mijëra dosje në Gjykatën e Apelit, e cila ka aktualisht vetëm një të tretën e gjyqtarëve, që duhet të ketë.

Nga studimi i Qendrës INFOCIP doli se tejkalimi i afateve të arsyeshme të gjykimit është një dukuri shqetësuese në rritje e sipër në gjykatat shqiptare, duke nisur nga Gjykata e Tiranës dhe më pas në Gjykatën e Apelit. Gjykata e kryeqytetit gjatë vitit të kaluar kishte mbi 670 vendime të dhomës civile jashtë afatit të arsyeshëm të gjykimit.

Në Gjykatën e Apelit të Tiranës gjatë vitit të kaluar, 72 për qind e çështjeve civile të themelit dhe 57 për qind e çështjeve penale të themelit tejkaluan afatin ligjor të gjykimit të arsyeshëm. Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP, ka ndërmarrë një studim për të vlerësuar situatën e vendimeve gjyqësore që dalin jashtë afateve të arsyeshme dhe kostot e lidhura me to. Drejtuesi i Qendrës, Gerti Shella, thotë që nëse këto çështje të tejkaluara në afate do të ankimoheshin në Gjykatën e Strasburgut, kostot dhe dëmet do të arrinin në disa milionë euro për shtetin shqiptar.

“Kodi i Procedurës Civile parashikon një dëmshpërblim edhe nga gjykatat vendase, nëse pala konstaton tejkalim të afateve të arsyeshme të gjykimit. Po ashtu Gjykata e Strasburgut mund të kërkojë dëmshpërblime, nëse kjo provohet. Nga vlerësimi i ndërmarrë dukuria është në rritje. Nëse vlerësimi do të shtrihej në të gjithë gjykatat, volumi i vonesave gjyqësore është shumë i lartë”, thotë zoti Shella.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i konfirmoi sot Zërit të Amerikës shifrat më të fundit të procesit të vettingut.

Sipas këtyre të dhënave, nga shkurti 2018 dhe deri në 31 gusht 2023, për 805 subjekte të vetingut gjithsej, janë marrë deri tani 688 vendime dhe mbeten për t’u shqyrtuar 117 subjekte deri në fund të 2024, kur mbaron mandanti i KPK-së. Një ritëm mesatar prej 125 vendime në vit.

Nga 688 vendimet e deritanishme, 296 subjekte janë konfirmuar në detyrë, 237 u shkarkuan nga detyra, 96 kanë ikur me dorëheqje, 47 kanë dalë në pension, 8 u larguan sapo hyri ligji në fuqi, dhe 4 u pezulluan nga detyra.

Ndërsa procesi i vetingut po shkon drejt fundit, sfida më e madhe mbetet plotësimi me gjyqtarë i gjykatave në të tre nivelet. Largimet e gjyqtarëve vijojnë, ndërkohë që prurjet nga shkolla e Magjistraturës kanë qenë të pamjaftueshme për të plotësuar shkarkimet.

Gjykata e Apelit ka 25 gjyqtarë nga 78 gjyqtarë që duhet të ketë, ose më pak se 1/3 e trupës gjyqësore.

Ekspertët e Qendrës INFOCIP vlerësojnë se kjo mesatare e punës së tyre është shumë e lartë, ndërsa plotësimi i vendeve bosh mbetet një nevojë e madhe.

“Që tani ne jemi përtej standardit të ngarkesës gjyqësore për secilin gjyqtar. Nga një llogari e thjeshtë për 30 mijë dosje që presin një vendim në Apel, për 300 ditë pune dhe 24 gjyqtarë, do të duhen minimalisht 4 vite punë për t’u trajtuar”, thotë zoti Shella.

Apeli i kryeqytetit u shndërrua nga marsi i këtij viti në të vetmen gjykatë Apeli kombëtare, pasi u shkrinë në të edhe 6 apele të rretheve.Stoku i çështjeve që prisnin gjykimin në Apel për vitin 2022 ishte 23 mijë e 375 dosje. Ndërsa me dosjet e prapambetura që u sollën nga Apelet e tjera, që u shkrinë, e ngritën në 30 mijë numrin e  çështjeve që presin një vendim nga Apeli i Tiranës. Nga stoku prej afro 30 mijë dosje INFOCIP vlerëson se rreth 14 mijë prej tyre janë dosje themeli, dhe një pjesë e konsiderueshme rrezikojnë të dalin jashtë afatit të arsyeshëm të gjykimit, dhe kostot për ankimime të mundshme ndaj këtyre vonesave janë sërish miliona euro.

Ato që vonohen më shumë janë çështjet e themelit, dhe gjatë vitit 2022 ato zunë 47 për qind të vendimmarrjes në Apel./VOA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundoset!

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Iranit, në shënjestër rrjeti i fshehtë bankar, Besant: Ekonomia po fundoset!

November 24, 2026
Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

Kukësi zgjohet nën acar, dëbora zbardh disa njësi administrative! Probleme me qarkullimin e mjeteve për shkak të prezencës së akullit

November 24, 2026
Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!

Misteri i Arkës së Noes në malin Ararat, studiuesit pretendojnë zbulimin e gjurmëve 4,300-vjeçare: Përputhen me përshkrimin biblik!

November 24, 2026
Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

Skandali financiar në Paraguai, arrestohet vëllai i ish-presidentit, dyshohet për pastrim të 3 milionë dollarëve!

November 24, 2026
Paralajmëron Spahiu: Nëse Berisha do keqpërdorë mesazhin e Ambasadës së SHBA, do ketë…

Juristi Spahiu: Nëse Greqia kërkon 12 milje det, Shqipëria duhet të kërkojë në këmbim bashkimin me Çamërinë!

November 24, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Ministri Gonxhja: 17% e buxhetit do të shkojë për shtresat në nevojë!

November 24, 2026
Moti i keq/ Rëndohet situata në Tropojë, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri-Cernicë, bllokohet qarkullimi!

Moti i keq/ Rëndohet situata në Tropojë, shembet një pjesë e rrugës Bajram Curri-Cernicë, bllokohet qarkullimi!

November 24, 2026
Zgjedhjet vendore, Spahiu: Nëse protesta nxjerr një kandidat për Tiranën, atëherë PD del e 3-ta ose 4-ta në rezultat!

Zgjedhjet vendore, Spahiu: Nëse protesta nxjerr një kandidat për Tiranën, atëherë PD del e 3-ta ose 4-ta në rezultat!

November 24, 2026
E bujshme nga Lozana, CAS do konfirmojë sot Marokun si kampione e Afrikës!

E bujshme nga Lozana, CAS do konfirmojë sot Marokun si kampione e Afrikës!

November 24, 2026
NATO paralajmëron Rusinë për armët bërthamore në hapësirë, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë!

NATO paralajmëron Rusinë për armët bërthamore në hapësirë, Rutte: Do të mbrojmë çdo centimetër të territorit tonë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In