• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në zbatim/ Ligji amerikan që do të bëjë Vetting-un e pasurisë së zyrtarëve të lartë

by Java News
04/01/2017 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

27 ligjet e paketës së re që plotëson reformën në drejtësi nuk janë njësoj të rëndësishme si 7 ligjet e para. Por një prej tyre është një përpjekje për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta, duke patur në shënjestër pasurinë e paligjshme.

Ndryshimi i ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive është një bashkëpunim me amerikanët dhe me 5 pikat e tij kryesore duket se është konceptuar si një vetting për pasuritë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë shqiptarë.

Ligji i ri redukton numrin e atyre që kanë detyrimin të deklarojnë pasurinë, me qëllim që, duke hequr nga lista nëpunësit e ulët, inspektoriati të fokusohet tek kontrolli i njerëzve me pushtet dhe që administrojnë fonde e pasuri publike.

Me kërkesën e ekspertëve amerikanë të OPDAT-it, ligji detyron zyrtarët e lartë të deklarojnë edhe pasuritë e luajtshme në përdorim, me argumentin se kjo shmang fshehjen e pasurive që zyrtarët nuk i kanë në pronësi, por i përdorin ato.

Ligji ndryshon formularin e deklarimit duke detyruar subjektet të deklarojnë jo vetëm pakësimin apo shtimin e pasurisë gjatë një viti, por deklarimin e përvitshëm të të gjithë pasurisë.

Kjo duhet të shoqërohet edhe me burimin e kësaj pasurie, një kërkesë që ngjan shumë me vettingun e pasurisë për gjyqtarët dhe prokurorët.

Ligji u jep inspektorëve atributet gjyqësore në rast të mosdeklarimit apo fshehjes së pasurisë nga subjektet, në mënyrë që dokumentat e mbledhura gjatë hetimit të kenë vlerën e provës në një proces penal.

Ligji synon të fuqizojë kryeinspektorin e Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe ta bëjë atë sa më të pavarur nga politika. Përveç zgjedhjes dhe shkarkimit me shumicë të cilësuar në Parlament, kohëzgjatja e mandatit të tij propozohet të rritet në 7 vjet nga 5 që e ka aktualisht dhe pa të drejtë rikandidimi.

Por kjo nuk do të thotë se do të ketë një kryeinspektor të ri. Zgjatja e mandatit të Shkelqim Ganit deri në plotësimin e 7 viteve është sanksionuar në pikën e fundit të ligjit dhe Top Channel ka mësuar se ky është një propozim i amerikanëve.

Një propozim i tillë vjen në kulmin e konfliktit mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Inspektoriatit, prej të cilit organi i akuzës kërkon të marrë të dhënat e serverit të deklarimit të pasurive.

Një betejë që është aktualisht në Gjykatën e Lartë dhe që lidhet drejtëpërsëdrejt me vettingun e pasurisë së njerëzve të drejtësisë dhe politikës./tch/a.k

Next Post
FOTO/ Turistët braktisin Thethin, frikë nga rrugët e bllokuara dhe orteqet

FOTO/ Turistët braktisin Thethin, frikë nga rrugët e bllokuara dhe orteqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

“Digjni dy bizneset e mëdhaja në mes të Tiranës”, dalin SMS-të që udhëzojnë protestuesit për të shkaktuar dhunë

October 24, 2026
Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

Kaos në rrugët e Tiranës, protestuesit djegin kosha mbeturinash e hedhin fishekzjarrë

October 24, 2026
Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

Protestuesit e dhunshëm përdorin bombolë gazi të lidhur me kapsolla kundër policisë

October 24, 2026
Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

Protesta e dhunshme, eksperti ngre alarmin: Qëllimi i vetëm, destabiliteti

October 24, 2026
Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

Koçiu shpërthen pas sulmit me molotov ndaj policisë: Koha kur hidhnin gurin dhe fshihnin dorën ka mbaruar

October 24, 2026
Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

Përshkallëzohet protesta! Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Infrastrukturës, molotovë edhe drejt Bashkisë Tiranë

October 24, 2026
Ndryshimi i ri i Partisë Socialiste

Rama publikon pamjet e protestuesve të maskuar që futen në selinë e PD-së: Universiteti i dhunës

October 24, 2026
Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

Analisti nxjerr prapaskenat: Pas maskave, kriminelë të paguar! Vijnë nga jashtë kufijve, është manuali që ka Antifa

October 24, 2026
Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

Kaosi nga protesta e dhunshme në Tiranë, RENEA kthehet para Kryeministrisë

October 24, 2026
“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

“Mediat e regjimit” në Tiranë menduan që fitoi “revolucioni”, prandaj nuk e panë dhunën e maskave

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In