• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Reforma në energji, BB: Nuk u përmbush objektivi, niveli i humbjeve thuajse i njëjtë

by A R
22/01/2018 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Boterore thotë se reforma në energji nuk arriti objektivat e uljes se humbjeve të energjisë në rrjet, ndaj i sugjeron qeverisë rishikimin e planit për rimëkëmbjen financiare të sektorit energjitik.

Banka Botërore thotë se reforma në energji nuk arriti objektivat e uljes së humbjeve të energjisë në rrjet. Në raportin e fundit mbi projektin e rimëkëmbjes energjetike, Banka Botërore nënvizon se programi i investimeve të Operatorit të Shpërndarjes nuk ka dhënë efekte uljen e humbjeve.

“Programi i shpenzimeve kapitale të kompanisë së shpënrdarjes së energjisë, OSHEE nuk ka dhënë rezultat tek humbjet, duke devijuar nga programi vjetor në 28 për qind kundrejt 26 për qind dhe 22 për qind që ishte objektivi respektivisht për vitet 2016 dhe 2017”, thotë BB.

Në tre vitet e fundit OSHEE ka bërë mbi 20,8 miliardë lekë, ose 150 milionë euro investime vetëm në rrjetin e shpërndarjes. Por, këto shpenzime, të cilat paguhen nga qytetarët nuk kanë qenë efektive për të ulur humbjet.

Sipas Bankës Botërore, niveli i humbjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes nuk ka ndryshuar pothuajse fare që nga fillimi i programit, kur kompania e shpërndarjes kaloi në administrim shtetëror.

15,3 për qind ka qenë baza kur ka nisur monitorimi dhe tre vite më pas ky nivel është 15 për qind, ndërkohe deri në fund të 2019, Shqipëria duhet të arrijë një nivel të humbjeve teknike prej 12,6 për qind.

Banka vlerëson se vit pas viti është bërë progres në disa pjesë, por situata financiare është përkeqësuar në 2017 si pasojë e importeve të larta.
Sipas të dhënave të Bankës e gjithë ulja e humbjeve ka ardhur nga pjesa jo teknike, që lidhet me ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, por edhe ky objektiv duket larg.

Në këto kushte, Banka Botërore i rekomandon Qeverisë dhe agjencive të tjera zbatuese të programit, rishikimin e planit për rimëkëmbjen financiare të sektorit energjitik, për të cilin banka shprehet e gatshme të japë mbështetjen e saj./TCH/a.m.

Next Post
“Ligji absurd i luftës me Greqinë do jetë një dokument që i mbetet historisë”

"Ligji absurd i luftës me Greqinë do jetë një dokument që i mbetet historisë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In