• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në duart e atyre që e nisën

by
13/01/2016 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Dihej se do të vinte një moment kur paqja e teknicienëve do të prishej. Pas muajsh pune në hije thuajse të plotë, ekspertët ndodhen tashmë në “provimin” e parë dhe të vështirë të klasës politike. E cila brenda pak ditëve tregoi edhe një herë se çfarë është në gjendje të prodhojë, kur ka mundësinë dhe hapësirën: bllokim total, sherr dhe mungesë patologjike aftësish për të kërkuar dhe gjetur konsensus. Procesi i reformës në drejtësi, me gjasë ushtrimi më i komplikuar për demokracinë shqiptare në 25 vjetët e fundit, ka hasur në murin prej gome të politikës shqiptare, e cila deri më sot është mbajtur larg procesit, me shpresën se vetëm kështu do të sigurohej progres, në vend të bllokimit.

Ka një debat të dyfishtë që shkon paralelisht këto orë, në lidhje me reformën në drejtësi. Debati i parë është ai i procedurave të formulimit, diskutimit, gjetjes së konsensusit dhe më pas miratimit të draftit. Kurse debati i dytë ka të bëjë me përmbajtjen e neneve të reformës, me institucionet e reja që ajo prodhon, me mënyrat sesi do të ndryshojë dhe sesi do të transformojë gjyqësori, prokuroria dhe politika në raport me këto të dyja.

Që të dyja debatet janë mëse të logjikshme dhe të pritshme. Nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Madje, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, as që politika të qëndronte larg tundimit për ta bllokuar procesin. Reforma në drejtësi është një gur themeli unikal, drejt ndryshimit të kursit në një vend si Shqipëria, ku kultura e korrupsionit dhe bashkëjetesës me shkeljen e ligjit, është e ngulur thellë në shoqëri dhe në institucionet e shtetit. Interesat politike rreth saj janë të jashtëzakonshme. Që tek ne të ndodhë ajo që po ndodh në Kroaci, Rumani apo Serbi, kërkohet që sistemi i drejtësisë të pësojë një pastrim radikal, larg çdo influence të politikës dhe mbi të gjitha, nën një mbikqyrje të rreptë ndërkombëtare. Drafti i reformës parasheh një prani të kudondohur të ekspertëve të huaj, në institucionet që do të bëjnë shqyrtimin e figurës së gjyqtarëve e prokurorëve që janë apo që do të futen në sistem në vitet e ardhshme.

Është e vetmja garanci, që procesi të jetë i vërtetë dhe jo fasadë. Është e vetmja rrethanë që shqiptarët e pastër, të dënojnë shqiptarët e korruptuar, në një ambjent ku kjo s’ka ndodhur kurrë më parë. Prezenca e huaj është garancia e vetme që do të ketë një reformë të drejtësisë. Kjo prezencë, presioni i saj i jashtëzakonshëm, ndihma dhe ekspertiza e saj juridike, do të bëjnë të mundur që nga njëra anë klasa politike shqiptare të pajtohet me reformën, e nga ana tjetër, përmes Komisionit të Venecias, të vendoset një standart i pranueshëm nga të gjitha palët.

Këto orë aleati kryesor i PS Ilir Meta, po shtyn me anë të ministrit të tij të drejtësisë, drejt idesë së një konsensusi politik. Përtej faktit që kjo ribën rregullat e lojës që kanë qenë në fuqi qysh nga dita e parë e fillimit të punës për reformën, ngulmimi i LSI për konsensus para Venecias (e jo pasi ky organizëm të ketë folur), duket sikur po mundohet të krijojë një pengesë shtesë për t’ja lënë fjalën e fundit ekspertëve të qytetit të famshëm bregdetar. Nëse ëshë e vërtetë se ka një konsensus në distancë nga të gjithë aktorët kryesorë politikë, për të votuar bashkarisht draftin final që do të dalë nga tryeza e Komisionit të Venecias, përse duhet që politika shqiptare të fusë shkopinj në rrota? Nga ana tjetër, a nuk është tashmë “politik” procesi i reformës, meqenëse ai drejtohet nga një komision i posaçëm parlamentar, ku janë të përfaqësuara të gjitha palët politike?

Reforma ndodhet përballë një muri gome, i cili është aty prej 25 vjetësh. I takon ndërkombëtarëve, që janë marrë me orët e dorës, pronat dhe paratë e pista të gjqytarëve e politikanëve, që të vijojnë ta mbajnë të lartë presionin mbi të gjitha forcat kryesore politike. Një shpërqëndrim nga ky presion, do ta rrëzonte në mënyrë fatale procesin e deritanishëm, duke i dhënë terren idesë së vjetër fataliste, se këtu është e pamundur të ndryshojë diçka. Reforma ndodhet sërish në duart e atyre që e nisën: ndërkombëtarëve!

Next Post

Princi Leka: Populli votoi monarkinë, politika manipuloi referendumin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In