• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në Drejtësi, Xhafaj: Nishani të mos ankohet, e kërkuam për 7 muaj me rradhë

by Java News
15/10/2015 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i komisionit parlamentar për Reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj, i është kundërpërgjigjur kritikave të Presidentit Nishani për njëanshmëri dhe mungesë transparence. I ftuar në emisionin “Top Show” Xhafaj tha se ndihet i keqardhur për gjuhën e artikuluar nga kreu i shtetit në lidhje me punën e bërë deri më tani për reformën e drejtësisë në komisionin që ai drejton. Xhafaj shtoi se për 7 muaj rradhazi Presidenti nuk dërgoi përfaqësuesit e tij në punimet e komisionit.

“Së pari, jam i keqardhur me gjuhën që përdor Presidenti, me qasjen që ka gjetur, me mënyrën se si i është drejtuar komisionit të posaçëm. Unë e kuptoj që Presidenti i Republikës është kundërshtar politik me mua, ka qenë edhe është për arsye të pozicioneve politike që ka mbajtur dhe pozicioneve politike që mban aktualisht. Ky tashmë është një fakt i njohur, por fakti se ai është në institucionin e Presidentit të Republikës dhe përgjegjësia e tij kushtetuese mbi palët duhet ta bënte Presidentin më të kujdesshëm në këtë artikulim publik. Presidenti i Republikës thotë se është një paraqitje e deformuar, por kush e ka fajin tani pasqyra apo realiteti? Këtë realitet të deformuar, të cilin vetëm po e zbukurove se nuk ke çfarë t’i deformosh më shumë se sa është i deformuar. Presidenti thotë që kjo është e njëanshme dhe këtu ka parasysh që nuk është opozita, por ajo vetëm dy muaj ka që ka ardhur; nuk është faji jonë që i qëndroi larg procesit”, u shpreh Xhafaj.

Kreu i komisionit për reformën në drejtësi shtoi se pjesa e korruptuar e sistemit gjyqësor po ushtron presion dhe se drafti për këtë reformë nuk është një dokument i Partisë Soicialiste, por rezultat i punës së grupit të një sërë ekspertësh jopartiakë.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, Xhafaj theksoi se amendamentet që do të prekin dokumentin themeltar të shtetit do të jenë pjesë e një pakete të përbashkët, duke përfshirë këtu edhe ndryshimet që do të vijnë nga dekriminalizimi.

Next Post

Jemi zyrtarisht në luftë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com