• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

by Java News
23/07/2021 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për Fatmir Xhafajn, reforma në drejtësi nuk ishte produkt i një dite, i një muaji apo viti.

Ndaj dhe, sot 5 vjet pas miratimit të reformës, Fatmir Xhafaj nuk ka asnjë mëdyshje se ai proces ishte dhe mbetet gjëja e duhur që jo thjesht e tronditi, por e rithemeloi pushtetin gjyqësor.

Në një intervistë ndryshe për TVSH, Fatmir Xhafaj, që 5 vjet më parë drejtoi komisionin e reformës në drejtësi, thotë se projekti i sotëm e ka garantuar pavarësinë kushtetuese dhe ligjore të pushtetit gjyqësor.

Xhafaj radhit benefitet e këtij procesi, por nuk lë jashtë intervistës, atë pjesë që ndikoi më shumë tek gjyqësori, politikën.

A ka të penduar sot pas 5 vitesh nga ata që miratuan reformën në drejtësi në Kuvend?

“Penduar sot? Kjo është e padiskutueshme që po, por është edhe vonë. Unë e kam thënë dhe e riktheksoj  që në atë kohë kishte njerëz, që nuk dëshironin të zhvillohej reforma dhe për më tepër kur e panë atë të formësuar se ku shkonte ajo, ishin të pamundur për ta ndaluar… Kundërshtarë, njerëz që nuk e dëshironin kishte edhe që në atë moment, por e kishin të pamundur për shkak të presionit të madh të opinionit publik, të opinionit shoqëror dhe padyshim për shkak të presionit të jashtëzakonshëm ndërkombëtar…”, rrëfen Xhafaj.

Ai kujton se të gjithë ishin dëshmitarë të atij presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar 140 vota për të kaluar reformën.

Por pak kush mund ta dijë, atë që Xhafaj renditi më pas në intervistë, se vetëm 24 orë para miratimit në Kuvend të reformës diskutohej jo të kalonte projekti kushtetues, por të binte qeveria.

“Jemi të gjithë dëshmitarë të atij momenti, të atij presioni të jashtëzakonshëm për të garantuar 140 vota ku 24 orë përpara diskutohej jo të kalonte projekti kushtetues por të binte qeveria për shkak të mosdakortësisë së palëve, 24 orë më pas kishim 140 kartona dhe 140 njerëz që duartrokitën, kjo është historia, ky është realiteti…”.

Sot, në këndvështrimin e tij,  nuk ka rëndësi ku janë dhe kush, por projekti i miratuar

“Një pjesë e shihnin si rrezik për shkak të mëkateve dhe koha po e provon këtë… I gjithë ky proces është implementuar pikërisht në këtë realitet, nuk është implementuar në inkubator, por përmes vështirësish të panumërta dhe ia kemi dalë në fund. Sepse çfarë kemi sot? Kemi një pushtet që vetërregullohet…  Sot kemi prokurorë, gjyqtarë ne proces gjykimi, në arrest, kemi të shkarkuar, pra kemi procesin e vettingut nga njëra ane për të mbajtur njerëz me integritet (por kemi edhe mekanizmat e brendshëm të vetë sistemit që vete të luftojë të keqen në vazhdimësi), dhe nga ana tjetër kemi një pushtet gjithnjë e më të pavarur, që ka filluar të reagojë ndaj krimit dhe korrupsionit…”

Xhafaj nënvizon se sfidat në vijim janë të mëdha, sepse siç shprehet vetë ai, beteja sapo ka filluar.

“Kjo është një luftë e gjatë ku ndryshimi i qasjes, ndryshimi i sjelljes, i kulturës në dhënien e  drejtësisë dhe ndaj drejtësisë do të dojë kohën e vet… “, thotë Xhafaj duke shprehur bindjen se pavarësisht së gjithash ky proces në fund do të dalë me sukses.

/m.j

Next Post
U kapën me “shtëpi bari”, dënohet reperi shqiptar dhe miku i tij: Duhet të paguanim borxhet

U kapën me “shtëpi bari”, dënohet reperi shqiptar dhe miku i tij: Duhet të paguanim borxhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

September 27, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

September 27, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

September 27, 2026
Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

Fjala e plotë/ Rama: Korrupsioni po goditet, Shqipëria nuk kthehet pas

September 27, 2026
Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

Rama: Shqipëria nuk kthehet pas, askush dhe asgjë nuk do ta ndalë rrugën e ndryshimit

September 27, 2026
25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

25 plumba në lokalin e tij, Denis Luli kyç gojën para hetuesve, zbulohet porosia që i kishte dhënë kamarierit

September 27, 2026
Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

September 27, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata pa avokatë, por me rregullore

September 27, 2026
“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

“Orët më janë dhuruar nga miq të fuqishëm”, Rama: I kam regjistruar si prona të shtetit. Janë në muze

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com