• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi, vlerësohet kontributi i të gjitha palëve në këtë proces

by A R
29/07/2016 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miratimi me konsensus i reformës në drejtësi është një vepër e politikës shqiptare, i kontributit të padiskutueshëm të ekspertëve shqiptarë dhe të huaj dhe mbështetjes së pakufishme të partnerëve ndërkombëtarë.

Për të kurorëzuar këtë proces prej 18 muajsh mes negociatash dhe debatesh, në Pallatin e Brigadave u organizuar sot një pritje nga kryetari i Komisionit të posaçëm parlamentar për reformën Fatmir Xhafaj.

Në event ishin të pranishëm,  Kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Ilir Meta, Presidenti i Komisionit të Venecias,  Gianni  Buquicchio, anëtarë të Këshillit të Ministrave, deputetë, përfaqësues të  trupit diplomatik, ekspertë vendas e të huaj të angazhuar në këtë proces, etj

Meta: Konsensus do të thotë stabilitet e progres

Kryetari Kuvendit, Ilir Meta tha se konsensusi do të thotë stabilitet dhe progres. Ai tha se përmes stabilitetit forcohet demokracia dhe intensifikohet rruga drejt Bashkimit Europian.

“Nëse do kishte dy fjalë që do thoja unë do ishin rroftë konsensusi rroftë, Venecia… Bëmë një Kushtetutë të shkëlqyer në vitin 1998, por që ne politikanët e shkatërruam më pas. Mesnatën e 21-22 korrikut kishte një ditë shprese, i paparashikuar edhe për më optimistin në botë mëngjesin e 22 korrikut…”, tha Meta13882479_1127245887360461_1182379070917433613_n

“Ishte dhe mbetem që konsensusi është domosdoshmëri për të çelur një epokë të re…”, nënvizoi Kreu i Kuvendit.

Në vijim të fjalës së tij, Meta tha se nuk do ta harrojë kurrë këshillën e Romano Prodit, i cili siç u shpreh Kreu i Kuvendit, na porositi se, “stabiliteti ishte çelësi për të ecur sa më shpejtë drejt procesit të integrimit”.

“Ne nuk e vlerësuam këtë këshillë institucionale dhe prindërore. Shumë nga vendet që vuajtën probleme etnike janë sot para nesh. Sot për fatin e mirë të këtyre vendeve, por për fatin tonë të keq, sot Shqipëria është pas vendeve të cilat dolën pas konflikteve etnike që kishin shumë vende të Ballkanit. Çfarë na la pas? Ne na la pas konfliti pazakonte politikë që kemi pasur herë pas herë. Kjo reformë duhet të vazhdojë me konsesus, ky duhet të jetë thelbi i jo vetëm Vettingut dhe shtatë ligjeve kryesore, por edhe të 40 ligjeve totale që përmban Reforma. Konsensusi është sukses dhe stabilitet në të gjitha drejtimet, si edhe në vijimi të negociatave. Konsensus do të thotë stabilizim të demokracisë dhe institucioneve të pavarura”, tha Meta.

“E kundërta do të ishte më shumë mjegull për të fshehur korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë”, vijoi Meta.

Rama: Këtë reformë nuk e ndal më asgjë dhe asnjë

big_pallati_i_brigadave_lajmKryeministri Edi Rama e përshkroi të gjatë dhe të vështirë rrugën e miratimit të reformës në drejtësi por deklaroi se zbatimi do jetë i pandalshëm

“Këtu ka fituar Shqipëria. Rruga e kësaj reforme kaq radikale, nuk është më e lehtë tani që kaloi reforma kushtetuese, por do të jetë e vështirë në çdo hap qoftë me 7 ligjet urgjente që kanë radhën tani, qoftë me fillimin e zbatimit të tyre që është një histori krejt më vete dhe dhjetëra ligje të tjera”, deklaroi shefi i qeverisë.

Ai shtoi se çdo hap do të jetë një betejë. “Një reformë si kjo as që mund të imagjinohej ndryshe se sa hoqëm dhe çdo të heqim akoma. Hyja tek një pakicë e vogël që besoja se reforma në drejtësi do të bëhej. Pas 21 korrikut hyj te shumica dërrmuese e shqiptare që mendojnë se këtë reformë nuk e ndal më asgjë dhe asnjë”, tha Rama.

Kryeministri shprehu bindjen se me ndihmën e ndërkombëtarëve të gjitha këto sfida do të kalohen. Ai ripërsëriti se çdo propozim i opozitës që gjen dakordësinë e Uashingtonit dhe Brukselit është i mirëpritur nga maxhoranca.

“Me mbështetjen e SHBA dhe BE, me ndihmën e Venecia, me vullnetin e kësaj shumice dhe me gatishmërinë për t’i pranuar opozitës çdo kërkesë që gjen dakordësinë e Brukselit dhe Uashingtonit, ne do t’ja dalim që përmes kësaj reforme të shpëtojmë Shqipërinë nga kthetrat e korrupsionit’, u shpreh ai.

Buqicchio: Reforma në drejtësi është në duart e forcave politike

Presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buqicchio, i pranishëm në pritje, tha se tani reforma në drejtësi është në duart e forcave politike si dhe të qytetarëve shqiptarë.  “Miratimi i kohëve të fundit të amendamenteve kushtetuese është një hap i madh, pasi të gjithë u ulën për të miratuar reformën. Prania e Komisionit të Venecias ka dhënë një kontribut të veçantë. Kushtetuta e vitit 1998 u përgatit në bashkëpunim me Komisionin e Venecias. Në 21 korrik u mor një vendim i rëndësishëm. Përgjegjësi kryesore për funksionimin e reformës, do jetë e vështirë nëse nuk përfshihen ndërkombëtarët”, tha ai.13658996_1127245894027127_5552802890001173346_n

Sipas tij, teksti përfundimtar, që u miratua ishte rezultat i kompromiseve të vendosura në fund, por nuk ishin ato që u diskutuan në fillim.

Xhafaj: Të miratohen sa më shpejt edhe 7 ligjet mbështetëse të reformës

Kryetari i Komisionit të posaçëm për reformë, Fatmir Xhafaj falenderoi të gjithë ata që kontribuan në këtë proces të rëndësishëm por apeloi që të miratohen sa më shpejt edhe 7 ligjet mbështetëse të reformës në drejtësi. “Më vjen keq që një pjesë e jona e politikës shpesh herë hedh baltë dhe kërkon të bëjë pis punën tuaj. Jo pak fjalën të rënda u thanë për ju. Tani kur e gjithë politika shqiptare si asnjëherë tjetër, miratoi reformën duhet të kërkohet ndjesë publike. 140 votat pro për reformën janë përgënjeshtrim  i asaj që është thënë kundër jush”, deklaroi Xhafaj.

Ambasadorët Lu e Vlahutin: Me reformën fitoi populli shqiptar

13882597_1127245970693786_3299443308361868806_nAmbasadori amerikan, Donald Lu tha se populli shqiptar është ai që fitoi nga reforma në drejtësi. “ Fitore e kujt ishte votimi i të premtes së kaluar? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Tiranë. Ishte fitore e udhëheqësve e të partive politike, medias, komunitetit ndërkombëtar apo individualisht deputetëve? I takon një grupi njerëzish që nuk janë këtu. I takon miqeve tuaj, anëtarëve të familjeve tuaj. I takon popullit shqiptar. Shumë deputetë më kanë thënë se donin ta votonim këtë reformë sepse nëse nuk e bënin kishin frike se kur të ktheheshin në shtëpi të gjithë prisnin që të miratonin reformën”, tha diplomati amerikan.

Lu shtoi se “mijëra njerëz e kanë kërkuar reformën në drejtësi, qytetarët janë mbledhur me pankarta në duar para Parlamentit dhe kërkonin reformën në drejtësi. Ndërsa mercedezët kalonin përpara tyre. Ata ishin studentë, pensionistë dhe të papunën optimist që besonin ende në këtë vend. Kërkonin drejtësi”.

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin vuri në dukje se rruga deri këtu ka qënë e gjatë por ajo falenderoi të gjithë për kontributin e dhënë në këtë proces, veçanërisht Komisionin e Venecias.

Ky rast për mua është festimi tha Vlahutin, por edhe fillim i punës së madhe për zbatimin e mëtejshëm të reformës. Ambasadorja e BE-se tha se besoj fort te demokracia dhe nuk mund të ketë demokraci pa një sistem të fort drejtësie.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

ODIHR kërkon sqarime për afatin e “Zgjedhores”, zbardhet letra për Gjiknurin e Bylykbashin

November 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 27 Nëntor 2026

November 26, 2026
Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

November 26, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

November 26, 2026
Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

Tirana përkujton 114-vjetorin e ngritjes së flamurit, Vorpsi: Paraardhësit tanë patën kurajën për të ndryshuar rrjedhën e historisë

November 26, 2026
Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

Konferenca BE-Ballkani Perëndimor, ambasadorja De Sousa: Investimet në rajon forcojnë konkurrueshmërinë dhe prosperitetin e Evropës

November 26, 2026
Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

Dorëheqja e kreut të AKEP futet në rendin e ditës në Kuvend, komandohet në detyrë anëtari më i vjetër

November 26, 2026
Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

Reforma Zgjedhore/ Bylykbashi kërkon shtyrjen e afatit të komisionit, Balla: Pas datës 30 nuk ka më zgjatje

November 26, 2026
Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

Kuvend, Balla: PD të bashkohet me PS për integrimin në BE. E keni kthyer partinë në fabrikë prodhimi molotovësh

November 26, 2026
Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

Konferenca e Investimeve, Hoxha: Anëtarësimi në BE nuk është ceremoni diplomatike, por transformim i përditshëm

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In