Komisioni i Venecias diskuton të premten për reformën në drejtësi. Sipas axhendës së publikuar të këtij komisioni do të ketë shkëmbim idesh, ku të pranishëm do të ketë dhe ekspertë nga Shqipëria.
Bisedimet do të fokusohen në draftin e hartuar të reformës në drejtësi si dhe në opinionin e dorëzuar pranë këtij institucioni nga Partia Demokratike. Gjithashtu, pjesë e diskutimit do të jenë edhe komentet e 4 ekspertëve të Venecias që kanë qënë në Tiranë, Bartole, Suchoka, Hamilton dhe Vardzeladshvili.
Në nëntor të këtij viti, në një letër dërguar presidentit Bujar Nishani, kreu i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio shpreh gatishmërinë e institucionit që drejton për të ndihmuar në hartimin e një reformë kaq të rëndësishme.
Ekspertët e Venecias gjithashtu janë takuar me palët në Tiranë, ku kanë vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit.
/ Top Channel