• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

REFORMA NE DREJTESI/ Shpenzimet gjyqësore, 10 kategoritë nuk do paguajnë trifat

by Java News
07/02/2017 08:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Familjet dhe personat e varfër nuk do të paguajnë tarifa dhe shpenzime gjyqësore. Paketa ligjore për zbatimin e Reformës në Drejtësi, përpos të tjerave, parashikon mundësinë për akses në drejtësinë e re, për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe huaj, pavarësisht nga mundësitë ekonomike.

Shqiptarja.com zbardh të gjitha kategoritë që përjashtohen nga detyrimi për të paguar tarifa dhe shpenzime gjyqësore, për çështjet civile dhe administrative. Kriteret, kushtet dhe kategoritë që mund t’i drejtohen drejtësisë së re pa paguar asnjë lekë parashikon në projektligjin për ndihmën juridike.

Sipas statistikave, do të jenë rreth 150 mijë persona që do të përfitojnë vetëm nga kriteri i trajtimit me ndihmë ekonomike dhe nga niveli i të ardhurave mujore në raport me pagën minimale. Nisma e re ligjore është depozituar që në fund të vitit të kaluar në Kuvend, ndërsa pritet të miratohet brenda këtij sesioni parlamentar.

Përjashtohen nga tarifat dhe shpenzimet gjyqësore personat që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike ose të skemave të tjera shoqërore që përfitojnë ndihmë financiare, për shkak të pamundësisë fizike ose mendore.

Po ashtu, do të kenë akses falas në sistemin e drejtësisë viktimat e një vepre penale, të cilët kërkojnë të kompensohen nëpërmjet një padie civile në procesin penal ose në një proces civil. Do të përfitojnë edhe të miturit që janë viktima të një vepre penale, viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, viktimat e dhunës në familje si dhe personat që u është cënuar e drejta nëpërmjet një veprimi ose mosveprimi që përbën diskriminim sipas legjislacionit për mbrojtjen nga diskriminimi. Po ashtu, nuk do të paguajnë asnjë tarifë personat e braktisur nga familja dhe individët që rrinë mbyllur për shkak të sëmundjeve mendore.

Për të përfituar ndihmë juridike falas, personat duhet të plotësojnë disa kritere, të parashikuara në ligjin e ri. Pra, përveç kategorive të lartpërmendura, mund të përfitojë çdo qytetar tjetër që përmbush disa kritere. Konkretisht, personat duket të kenë një çështje civile ose administrative, të ardhurat mujore të personit të jenë nën pagën minimale, ose personi nuk është në marrëdhënie pune ose është në pension.

Po ashtu, të ardhurat totale të familjes nuk kalojnë më shumë se 500 000 lekë në vit. Personi, gjithashtu, nuk duhet të disponojë pasuri të tjera përveç banesës në të cilën jeton. Ligji i ri parashikon gjithashtu se në rastet e përjashtimit nga tarifat gjyqësore dhe shpenzimet gjyqësore, gjykata merr në konsideratë edhe pamundësinë financiare që krijohet për shkak të vlerës së lartë të kërkesëpadisë. Ndërkaq, për secilin kriter të parashikuar në këtë ligj, kërkuesi dorëzon dokumentet përkatëse për vërtetimin e tyre.

Kategoritë që përfitojnë
Personat që marrin ndihmë ekonomike.
Personat që marrin ndihmë financiare për shkak të pamundësisë fizike.
Personat që marrin ndihmë ekonomike për shkak të pamundësisë mendore.
Viktimat e një vepre penale.
Të miturit që janë viktima të një vepre penale.
Viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.
Viktimat e dhunës në familje.
Personat e braktisur nga familja.
Personat e diskriminuar.
Personat që rrinë mbyllur për shkak të sëmundjeve mendore.

Kushtet dhe kriteret 
Çështja të jetë civile ose administrative.
Të ardhurat mujore të jenë nën pagën minimale.
Personi nuk është në marrëdhënie pune ose është në pension.
Të ardhurat totale të familjes të mos kalojnë më shumë se 500 000 lekë në vit.
Personi nuk duhet të disponojë pasuri të tjera përveç banesës.
Kolonë

1. Ja rastet kur refuzohet kërkesa për ndihmë juridike falas 
I. Ndihma juridike parësore refuzohet në ato raste kur:
a) Kërkesa e personit është në mënyrë të dukshme e pabazuar në ligj dhe në prova;
b) Personi nuk aplikon për shërbime juridike për interesat e tij dhe për në interes të
ligjshëm, përveç rasteve të përfaqësimit sipas parashikimeve ligjore;
2. Ndihma juridike dytësore refuzohet të jepet nga Gjykata në ato raste kur:
a) Kërkesa e personit është në mënyrë të dukshme e pabazuar në ligj në prova;
b) Përfaqësimi i çështjes nuk paraqet mundësi për të fituar;
c) Personi nuk aplikon për shërbime juridike për interesat e tij dhe për një interes të
ligjshëm, përveç rasteve të përfaqësimit sipas parashikimeve ligjore;
d) Kërkuesi është në proces ndërmjetësimi për zgjidhjen e çështjes sipas parashikimeve të legjislacionit për ndërmjetësimin.

2. Procedura për dhënien e ndihmës juridike 

I. Personi që kërkon të marrë shërbimet e ndihmës juridike ka të drejte të aplikojë pranë gjykatës se rrethit gjyqësor të juridiksionit të zakonshëm sipas kompetencave territoriale të parashikuara nga legjislacion procedural në fuqi.

2. Kryetarët e gjykatave të rretheve gjyqësore të juridiksionit të zakonshëm caktojnë në fillim të çdo viti kalendarik, personin përgjegjës nga administrata gjyqësore që të informojë dhe të asistojë qytetarët në plotësimin e kërkesës për t’ju drejtuar gjykatës për përfitimin e shërbimit të ndihmës juridike.

3. Personi kërkues parashikon në kërkesën drejtuar gjykatës, llojin e shërbimit të ndihmës juridike për të cilën paraqet kërkesën.

4. Personi kërkues duhet të paraqitet personalisht ose nga një përfaqësues, i autorizuar me prokurë, tek gjykata kompetente.

5. Kërkesa për shërbim për ndihmë juridike i nënshtrohet procedurave të gjykimit sipas parashikimit të procedurës civile dhe administrative.

6. Personat, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga ndihma juridike, duhet të vërtetojnë se përmbushin kriteret e përcaktuara, ose që i përkasin një prej grupeve të përcaktuara, duke i bashkëngjitur kërkesës për dhënien e ndihmës juridike dokumentacionin përkatës.

7. Gjykata ka detyrimin të kërkojë dokumentet që mungojnë ose një deklarimin ligjor dhe nëse ky dokumentacion nuk paraqitet ose nuk bëhet deklarimi brenda afatit kohor përkatës, kërkesa rrëzohet.

8. Gjykata shpall vendimin brenda afatit 10-ditor nga paraqitja e kërkesës për ndihmën juridike të kërkuar nga personi, duke përcaktuar dhe pranimin e kërkesës për llojin e shërbimit të kërkuar.

9. Në rastet e refuzimit të kërkesave për dhënie të ndihmës juridike, ndaj vendimit të gjykatës mund të bëhet ankim tek gjykata me e lartë, që është kompetente për gjykimin e këtyre mosmarrëveshjeve ligjore. Vendimi i gjykatës, është i ankimueshëm sipas parashikimeve dhe afateve ligjore.

10. Gjykata më e lartë shqyrton çështjen dhe shpall vendimin brenda afatit 10 ditor nga paraqitja e ankimit. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.

11. Një kopje e vendimit të formës se prerë i dërgohet Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe Drejtorisë së Ndihmës Juridike.

Next Post
MAS ngre zyra informimi për maturantët në universitete

FONDI EKSELENCES/ Punonjësit e administratës kanë mundësi aplikimi në 9 fusha studimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?

March 9, 2026
Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

Rama publikon pamjet nga shkolla në Tiranë: Hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimimin e rreth 500 fëmijëve

March 9, 2026
Anëtarëve të Këshillit të Imunitetit nuk iu dhanë provat për Ballukun/ Kuvendi: Do pyesim SPAK, materiali është sekret hetimor, është në kasafortë

Nis në Apelin e GJKKO-së seanca për masën e pezullimit nga detyra të Ballukut

March 9, 2026
Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

Qëllohet me armë shtëpia e këngëtares Rihanna në Beverly Hills, policia ndalon një grua

March 9, 2026
Sot seanca në GJKKO për Erion Veliajn, pritet kalimi ose jo për gjykim i dosjes

Nis sot gjyqi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe 29 të tjerët

March 9, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

Shkrimtari izraelit: Jeta në Tel Aviv mes sirenave, jemi në një mjegull lufte pa plan

March 9, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

March 9, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Irani është lufta e parë e rendit të ri botëror

March 9, 2026
Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In