• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Reforma në Drejtësi/ Shkrihen 12 gjykata në vend, Këshilli i Europës jep konsulencë për ndryshimet

by Java News
27/09/2019 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deri më tani, Reforma në Drejtësi ka trazuar vetëm qetësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve apo solemnitetin e Gjykatës Kushtetuese si dhe Gjykatës së Lartë.

Së shpejti reforma do të japë efekte edhe në gjykatat e tjera. Nga 37 gjykata në vend parashikohet që 10 deri në 12 gjykata të shkrihen. Presidenti i CEPEJ (SEPEZH) , Komisionit Europian për Efikasitetin në Drejtësi në Këshillin e Europës tregon gjatë një interviste për Top Channel mbështëtjen e ndërkombëtarëve.

“Ne kemi hartuar dokumente dhe udhëzime mjaft të rëndësishme dhe njëra ka të bëjë me hartën e gjyqësorit dhe aksesin. Lidhen me disa kërkesa kryesore që kanë të bëjnë me aspektin gjeografik, me numrin e popullsisë dhe densistetin e qytetarëve në zona të caktuara dhe përveç kësaj ka edhe aspekte të rëndësishme që duhen marrë parasysh nga qeveri, që  lidhen për shembull me transportin dhe aksesin. Në vendet lindore të Evropës ka patur raste ku gjykatat janë shkrirë, por ajo që ne bëjmë pra speezh, është se mbajmë ndërtesat ekzistuese të gjykatave por ndryshon menaxhimi, ato kanë një  menaxhim  të vetëm të disa ndërtesave. Aty ku kuptohet se një gjyqtar apo gjyqtare e caktuar nuk ka shumë çështje, çështja nuk lidhet me një juridiksion të caktuar, por me gjyqtarin”, shprehet Ramin Gurbanov, presidenti i CEPEJ.

Mes gjykatave që do shkrihen ka gjykata që nuk kanë volum të larte të shqyrtimeve gjyqësore siç është gjykata e Pukës, e Burrelit, e Sarandës, e Kavajës. Ato do të funksionojnë me gjyqtarë të komanduar me afat 2- vjeçar

“Ne kemi një projekt shumë të suksesshëm në bashkëpunim ndërmjet Këshillit të Evropës  dhe Bashkimit Evropian, për efikasitetin dhe përmirësimin e cilësisë së gjyqësorit në Shqipëri. Qeveria shqiptare ka treguar vullnet të fortë politik me ndërmarrjen e kësaj reforme kaq të gjerë e të thellë në gjyqësor, në mënyrë që të rritej cilësia por edhe pavarësia. Këshilli i Lartë Gjyqësor u formua në përputhje me standardet për të siguruar një funksionim të pavarur dhe llogaridhënës të sistemit të gjykatave, duke rritur funksionin efikas të gjykatave. Këshilli i Lartë Gjyqësor luan një rol mjaft domethënës dhe të rëndësishëm në lidhje me gjyqësorin në të gjitha vendet, në veçanti ato sigurojnë  promovimin por edhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut , synimin e ligjit dhe funksionimin e pavarur dhe transparent të gjyqësorit në vend”, sqaron Ramin Gurbanov, presidenti i CEPEJ.

Mbledhja që do të shqyrtojë hartën e re gjyqësore do të shqyrtohet në datën 1 tetor nga KLGJ që në këtë ide mbështetet nga Komisioni Evropian për efikasitetin e drejtësisë./l.m

Next Post
Vrasja e ish-policit që tronditi Tiranën/ Klani ‘Duka’ fshihet pas ekzekutimit të Santiago Malkos

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata vendos të bëjë publike emrat e 8 personave të shpallur në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Çfarë idioti ndërkombëtar”, Rama sulmon prokurorin e ish-krerëve të UÇK (VIDEO)

February 10, 2026
“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

“1 vit mbikëqyrje, Golf 4 për të mos rënë në sy”/ Henrik Hoxhaj rrëfen atentatin ndaj Lulzim Mashës

February 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Shkurt 2026

February 10, 2026
Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

Google: Hakerët e sponsorizuar nga shteti synojnë punonjësit e sektorit të mbrojtjes

February 10, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

February 10, 2026
Flet juristi 101-vjeçar, Niazi Jaho: Kandidati për deputet dhe angazhimet e tij vlerësohen nga votuesit

Burgjet mes sigurisë formale dhe mungesës së transparencës – Niazi Jaho: Rehabilitimi nuk mund të mbetet vetëm në letër

February 10, 2026
Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Paralajmërimi i Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

February 10, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

PD-së i ka ndalur koha, Ramën e rrëzon vetëm një pushtet i jashtëm

February 10, 2026
“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

February 10, 2026
“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

“Shqyrtimi zgjati vetëm 1 orë”, Bardhi në ‘Kushtetuese’: Të shfuqizohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In