• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 9, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Reforma në Drejtësi, saga e një operacioni të dhimbshëm në sistem

by Java News
23/10/2019 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Gertjan Kosovari

Pas debateve dhe diskutimeve të shumta dy vjet më parë nisi Vettingu, procesi i verifikimit për gjyqtarë dhe prokurorë duke tronditur jo pak sistemin e Drejtësisë.

Ishte 19 janari vitit 2018, nën kujdesin e SHBA-BE, që nisi zbatimin ligji i Vettingut, duke i hapur rrugë një prej proceseve më të rëndësishme në historinë e pluralizmit shqiptare.

Organet e Vetingut dhe vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në bashkëpunim me dhjetëra institucione brenda dhe jashtë vendit nisën kontrollin e 794 prokurorëve dhe gjyqtarëve për ligjshmëritë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Pas shumë vitesh kishte ardhur koha për një hetim në sistemin e drejtësisë ku pas shumë sondezhesh gjyqtarët dhe prokurorët dilnin më të korruptuarit duke ulur besimin tek publiku dhe ishin po këta që u drjtohej gishti për shumë probleme që mbeteshin pa u zgjidhur duke u zvaritur për vite me radhë. Ndërsa qytetarët e thjeshtë ishin ata që rinin nëpër dyert e gjykatava të pafuqishëm për të ndryshuar këtë sistem por vetëm akuzonin.

Rruga e vettingut nisi mbrëmjen e 30 gushtit ku opozita dhe mazhoranca votuan në unanimitet ligjin e vettingut në Kuvend pas presionit të ambasadorëve duke ngritur kartonin në sy të tyre.

Kjo i hapi rrugën Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organi bazë i Vettingut nisi zyrtarisht verifikimin e trefishtë të mbi gjyqtarët dhe prokurorët për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësisë profesionale.

Deri më tani janë verifikuar një e katërta e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku janë shkarkuar 70 prokurorë dhe gjyqtarë, ndërsa procesi ka vijuar më tej edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelit, ku nuk janë konfirmuar më tej edhe shtatë të tjerë, duke e çuar numrin e të shkarkuarve në 77.

Ndërsa numri i atyre që janë konfirmuar në këtë process është 76.

Por për disa gjyqtarë dhe prokurorë KPK e ka pasur më të lehtë pasi ata janë larguar nga sistemi duke dhënë dorëheqje nga funksioni ku mes tyre është ish Prokurori i Përgjithshëm dhe përkatësisht një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ndërsa procesi i “pastrimit të drejtësisë, vijon ende, duket se numri i prokurorëve e gjykatësve që ngecin në rrjetën e madhe të Vettingut e që kalojnë duke u rikonfirmuar, shtohet dita ditës.

Por pyetja që lind natyrshëm edhe tek të gjithë qytetarët dhe ka interes të madhë është se çfarë ndodh me gjyqtarët dhe prokurorët që dorëhiqen

A duhet të ndërpritet apo të vazhdojë ky proces? Por jo vetëm këta që po largohen me dëshirën e tyre nga ky proces, por edhe ata që janë skualifikuar se nuk kanë justifikuar pasurinë a do ketë një hetim të movonshëm dhe çfarë do bëhet me pasurinë e tyre për të cilën nuk e justifikuan dhe u larguan nga Vettingu?

Prandaj një prej qëllimeve po aq të rëndësishme që vettingu ka, është të rikthejë besimin e publikut tek institucionet e sistemit të drejtësisë.

A do të mund të përmbushej ky qëllim në kushtet kur gjyqtarë dhe prokurorë të caktuar, të cilët kanë probleme me pasuritë,figurën apo aftësitë e tyre profesionale largohen vetë dhe ndaj tyre mbyllet gjithçka?

Kjo nuk ka për ta rikthyer besimin por për më tepër ajo ka për ta ulur edhe më shumë besimin në këtë process të ri që është investuar aq shumë edhe nga ndërkombëtarët për të shkatërruar nga rënjët sistemin e vjetër që ishte kthyer në një gangren për shoqërinë dhe që ishin bërë me pushtet dhe ishgte e pamundur pët të gjetur të vërtetën.

Lufta ndaj pandëshkueshmërisë përbën një nga objektivat e kësaj reforme, ku edhe interesi publik është tepër i lartë. Për të krijuar besimin tek qytetarët se pandëshkueshmëria nuk është thjesht një koncept teorik, por duhen veprime konkrete dhe vendosja e urave të bashkëpunimit mes organeve të pavarura të sistemit të drejtësisë.

Prandaj edhe dy qëllimet kryesore të reformës në drejtësi janë rritja e pavarësisë të sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik, dhe çlirimi i tij nga korrupsioni e paaftësia.

Reforma është shumë e thellë dhe prek, pa asnjë përjashtim, çdo element të sistemit aktual të drejtësisë dhe me krijimin e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion(SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), dy organet kryesore. Pasi SPAK perceptohet prej kohësh si “bërthama” e drejtësisë së re dhe si struktura që po “tmerron politikanë, prokurorë e gjyqtarë të korruptuar”, nisur edhe nga kompetencat e zgjeruara që ligji i njeh kësaj strukture në përbërje të së cilës është edhe Byroja Kombëtare e Hetimit.

Këto janë drejtë ngritjes dhe se çfarë do të ndodhë me dosjet e reja por edhe me ato të vjetrat që janë mbuluar nga pluhuri i haresës.

Next Post
Ish-mjeku: Enver Hoxha e kishte për mburrje që ishte diktator, kishte simpati për Francën për De Golin, por…

Ish-mjeku: Enver Hoxha e kishte për mburrje që ishte diktator, kishte simpati për Francën për De Golin, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“37 ditë për të shpëtuar NIS-in nga kolapsi”, Vuçiç paralajmëron krizë historike

“37 ditë për të shpëtuar NIS-in nga kolapsi”, Vuçiç paralajmëron krizë historike

December 9, 2025
Analizë| Paradoksi: Shqipëria “vend i sigurt”, por jo për të shpëtuarit në det!

Analizë| Paradoksi: Shqipëria “vend i sigurt”, por jo për të shpëtuarit në det!

December 9, 2025
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Iluzioni i Berishës se Gjenerata Z duhet të shpëtojë gjeneratën S

December 9, 2025
VIDEO / Lapaj si Basha, ngre çadër para Kryeministrisë! Policia ndërhyn dhe e heq me forcë

VIDEO / Lapaj si Basha, ngre çadër para Kryeministrisë! Policia ndërhyn dhe e heq me forcë

December 9, 2025
Miratohet tek “Ekonomia”, buxheti 2026 “rrëshqet” pa pengesa drejt Kuvendit

Miratohet tek “Ekonomia”, buxheti 2026 “rrëshqet” pa pengesa drejt Kuvendit

December 9, 2025
Analiza: A mund të “vallëzojnë tango” Shkupi dhe Sofja?

Analiza: A mund të “vallëzojnë tango” Shkupi dhe Sofja?

December 9, 2025
Tony Blair përjashtohet nga bordi i mbikëqyrjes së Gazës në planin e Trumpit për armëpushim

Tony Blair përjashtohet nga bordi i mbikëqyrjes së Gazës në planin e Trumpit për armëpushim

December 9, 2025
Pse hetimi i 21 janarit është katalizatori real i ndryshimit në opozitë?

Pse hetimi i 21 janarit është katalizatori real i ndryshimit në opozitë?

December 9, 2025
Gripi që po alarmon Europën, varianti “K” është shumë ngjitës dhe më agresiv

Gripi që po alarmon Europën, varianti “K” është shumë ngjitës dhe më agresiv

December 9, 2025
PD ‘e tradhtoi’ në garën për AP, Ndregjoni: Berisha të tregojë se lojën e kujt po bën

PD ‘e tradhtoi’ në garën për AP, Ndregjoni: Berisha të tregojë se lojën e kujt po bën

December 9, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In