• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi / Rama: Po çlirohemi nga dhuna e ftohtë e një kaste gjykatësish dhe prokurorësh

by A R
21/02/2021 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Politikanët do ishin shumë më të përmbajtur nëse drejtësia do kishte funksionuar, nëse gjyqtarët e korruptuar nuk do ta kishin kthyer drejtësinë në mall.

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Elbasanit, mëngjesin e të dielës, u shpreh se qeveria ka arsye të jetë kryelartë me punën e realizuar në Reformën në Drejtësi.

“Te drejtësia kemi arsye të jemi kryelartë, pavarësisht se disa njerëz e kanë padurimin shumë të madh dhe nuk arrijnë të fokusohen për të parë se ajo që kemi bërë ne në këto vite për të pasur një drejtësi funksionale është historike”,- shprehet Rama.

“Është gjëja që mbase vlerësohet shumë herë më pak se ç’vlen në të vërtetë. Rezultatet e kërkuara nuk janë ende qartësisht të dukshme, por po çlirohemi nga dhuna e ftohtë dhe e heshtur por shumë dëmtuese e një kaste gjykatësish dhe prokurorësh, që asnjëherë nuk kanë qenë në fokusin e reflektorëve të medias apo opinionit publik, sepse kanë qenë mbi të gjithë. Nëse politikanët janë bërë objekt bisede e sulmesh 30 vjet rresht, kjo kastë, që ka qëndruar jashtë valës së sulmeve, në raport me Shqipërinë ka përgjegjësi e faje shumë më të rënda se politikanët”,- shtoi Rama.

Rama u shpreh se  “nëse kjo kastë nuk do ta kishte mbytur drejtësinë dhe ta kthente atë në një mall që blihet e shitet, edhe politikanët do të kishin qenë shumë më të përmbajtur e të përgjegjshëm”.

“Mungesa e një drejtësie që mban të palëkundur gurin themeltar, ka bërë që ne të vuajmë shumë në të gjitha aspektet dhe pasojat të jenë te më të dobëtit. Jemi të gjithë dëshmitarë se sa shumë burra të denoncuar për dhunë janë liruar nga gjykatat dhe janë fajësuar gratë. Ose në shumë raste dhunuesit pasi janë dhunuar, kanë ridhunuar. Procesi i pastrimit të llumit nga sistemi i drejtësisë është jo i lehtë. Ata që kërkojnë me të drejtë shtet të së drejtës duhet të vetëdijësohen se nuk është një proces që mund të mbyllet në 1 apo 2 mandate, është e pamundur”, u shpreh Rama.

“Ne sot nuk do të kishim një gjykatës si ajo gjykatësja e papërshkrueshme, se unë nuk gjej dot fjalë për ta përshkruar, që ditën me diell, në kundërshtim me ligjin, jep vendime lirimi për individë që kanë pasur dënime ekstreme dhe aspekti tjetër është si do të rrisim ne paralelisht me drejtësinë dhe mundësitë tona ekonomike duke rritur investime publike dhe investimet private dhe ato të huaja. Në mandatin e tretë ne do të finalizojmë disa procese të nisura prej vitesh që kërkojnë kohën e tyre. Ne po punojmë nga të katër anët dhe jo për fushatë. Nuk është e vërtetë pasi punët që bëjmë sot kanë nisur prej kohësh me ideimin, garën, kontrata dhe nuk nis vetëm kur shikon eskavatorin në rrugë”, tha Rama.

/a.r

Next Post
“Kujdes nga grindjet në familje” parashikimi ditor i Horoskopit, ja cila shenjë s’do i ketë punët mirë

Horoskopi javor 22 - 28 shkurt / Puna, dashuria dhe financat sipas Jorgo Pullës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In