• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Reforma në Drejtësi po funksionon”! Pas SHBA, edhe BE në mbështetje të SPAK: Të lejohet të bëjë punën e vet

by A R
11/07/2024 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas SHBA, edhe BE nëpërmjet ambasadorit të saj në Shqipëri Silvio Gonzato, ka shprehur mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi dhe punën e bërë nga SPAK.

Nga qyteti i Shkodrës ai përcolli dy mesazhe të forta, se lufta ndaj korrupsionit është prioritet për integrimin në BE dhe SPAK në këtë drejtim po bën një punë të mirë.

“Ne nuk flasim për hetime që po zhvillohen, por mund të them se ajo që po ndodh është ajo që ne kemi pritur. Dhe natyrisht se Reforma në Drejtësi e vitit 2016 është duke funksionuar. Ne duhet të lejojmë SPAK të bëjë punen e vet, të krijojmë hapësirën qe ta bëjnë këtë. Në të njëjtën kohë mund të them se ndoshta ajo reforme siguron se sistemi gjyqësor është i pavarur, i pavarur nga ndikimi politik. Dhe problemi që të gjithë e dimë që është pengesa kryesore, e Shqipërisë në rrugën drejt BE e ky është korrupsioni. Mendoj se është sinjal i mirë, unë besoj dhe shpresoj se SPAK do bëjë punën e tij. Por ne nuk duam të shikojmë aspektin ndëshkues, por edhe strukturën, atë mjedis që krijon këtë mundësi për korrupsion të adresohet ”, tha ambasadori.

Më tej, Gonzato foli dhe për Reformën Zgjedhore, duke thënë se duhet të ndiqen rekomandimet e OSBE. Ai theksoi se shpreson që partitë do të gjejnë rrugën në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë.

Sipas ambasadorit, zgjedhjet e ardhshme duhet të shmangin një rezultat elektoral, i cili mund të kontestohet.

“Kjo është diçka që më ka shqetësuar që në fillim, kur erdha në Shqipëri dhjetorin e kaluar. Dhe unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim, bazuar edhe në dokumentin zyrtar tonin, është e rëndësishme të ndjekin rekomandimet e OSBE dhe të bëhet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Kam shpresuar se kontaktet me partitë e ndryshme do jepnin rezultat. Gjithashtu, tani di se janë edhe disa çështje të tjera që duhen adresuar, që është vendimi i Kushtetueses, i cili duhet parë sërish,

“Ende shpresoj që partitë do të gjejnë rrugën, në përgjigje të pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Dhe të sigurojnë se zgjedhjet e ardhshme të bëhen në klimën më të favorshme të mundshme. Ne duam të shmangim një rezultat elektoral, i cili ndoshta kontestohet. Duam që zgjedhjet të bëhen në mënyrën e duhur, që sjell stabilitet që Shqipërisë i duhet në rrugën drejt BE-së.  Këto janë kohë vendimtare ku negociatat me BE shkojnë në një fazë të caktuar dhe ne na nevojitet kapacitet administrativ, dhe vendosmëri politike për integrimin europian”, u shpreh ai.

/a.r

Next Post
Lufta në Ukrainë, zbulim horror në Donetsk, Kina akuza NATO-s: I hedh benzinë zjarrit

Lufta në Ukrainë, zbulim horror në Donetsk, Kina akuza NATO-s: I hedh benzinë zjarrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

October 2, 2026
Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

October 2, 2026
Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

October 2, 2026
Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

October 2, 2026
Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

October 2, 2026
Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

October 2, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

October 2, 2026
Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen  -

Ceuta, BE lëviz drejt një goditjeje ndaj emigrantëve. Dëbime masive dhe ndalim i azilkërkuesve

October 2, 2026
Gjykata Kushtetuese si parkim

Anti-flluska e neomarksizmit

October 2, 2026
“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO”, Kurti poston foton me Trump-in

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com