• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi/ Pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve jo aq sa priteshin

by Java News
07/09/2016 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrogat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do t’i mbijetojnë reformës në drejtësi nuk do të jenë aq të larta sa ishte planifikuar në fillim. Pas shqetësimit të adresuar me shkrim nga Ministria e Financave për Komisionin e posaçëm të reformës, ky i fundit ka nisur negociatat me institucionin e drejtuar nga Arben Ahmetaj dhe ekspertët ndërkombëtarë, mbështetësit kryesorë me rritjen me mbi 150% të rrogave të “drejtësisë”. Ky fakt pohohet për Report Tv nga burime pranë ministrisë.

Ekspertët vendas të komisionit, ata të Opdat e Euralius , disa prej deputetëve dhe financiarët e ministrisë po negociojnë për gjetjen e një formule të re për pagat e reja të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në projektligjin për statusin e magjistratëve, ishte parashikuar një rritje e konsiderueshme të pagave të tyre, deri në 160% mbi pagat aktuale. Kështu një prokuror i thjeshtë të merrte mesatarisht 330 mijë ndërsa paga më e lartë për gjyqtarët parashikohej të shkonte deri në 450 mijë lekë.

Këto shifra ministria e Financave i ka konsideruar të papërballueshme për buxhetin e shtetit ndaj dhe i ka kërkuar Komisionit të Reformës në Drejtësi që t’i rishikojë ato. Burime nga ky grup bëjnë me dije se pavarësisht vullnetit të mirë, rritja nuk do të kalojë 100%-shin, shifra më e mundshme është ajo e 90%.

Rritja e pagave të drejtësisë ishte një ndër premtimet fillestare të reformës, në mënyrë për të frenuar korruptimin e saj. Por nuk janë vetëm paratë që po negociohen, por dhe benefitet shtesë që gjyqtarët dhe prokurorët përfitojnë nëse kalojnë sprovën e Vettingut.

ma.me

Next Post
Struktura paralele në Vlorë? Kokëdhima: Media të segmenteve të caktuara në PS më sumojnë

Struktura paralele në Vlorë? Kokëdhima: Media të segmenteve të caktuara në PS më sumojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com