• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi, nuk i duhej lënë 100% të huajve

by Ben Andoni
26/07/2018 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

I gjithë procesi i Reformës në Drejtësi është përballur me ngërçe të mëdha, por në javët e fundit ato kanë qenë gati flagrante. Gjithsesi, Vetting-u me ritmin e tij, paçka ngadalësisë dhe pak herë dy standardeve, ka dhënë një rezultat, i cili është i dhimbshëm për publikun (atë që ka vuajtur verdiktet që kanë pjellë para për gjykatësit) dhe i lodhshëm për shtetin, që i ka praktikisht jashtë funksioni dy Gjykatat kryesore.

Për fat, por kjo mbase duhej bërë kohë më parë, janë mënjanuar tashmë nga skena e lajmeve dy protagonistët e Reformës, Ambasadori amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Evropian Romana Vllahutin, që tashmë nuk gjejnë dot fjalë për ngërçet e Drejtësisë por edhe nuk japin dot më receta. “Peshqit e mëdhenj” togfjalëshi patetik i ambasadorit amerikan është bërë një parullë, me të cilën peshqit e vërtetë përshëndesin njëri-tjetrin me hoka.

Ndërkohë Reforma në Drejtësi duket e bllokuar, teksa shqiptarët edhe pse e kanë aprovimin dhe lavdërimin e Brukselit dhe Uashingtonit, kanë ngecur. E para prej ritmit që kërkon vite dhe e dyta mënyrës sesi do të rekrutohen ata që do të mbushin strukturat e gjykatave. Pak muaj më parë, specialistët amerikanë duke e kuptuar ngërçin që do të krijohej ofruan burime të  prekshme duke u përpjekur përshembull që të ndihnin çështjet penale të hetoheshin më mirë, ndërsa dhanë ide specifike rreth Prokurorisë së Posaçme, të Byrosë Kombëtare të Hetimit e kështu me radhë…Kjo është ana e mirë, por si kudo politika e mbyti me patetizmin e saj dhe ndarjen e thellë dhe dashakeqe për ta sunduar gjyqësorin e vendit.

Mësimi i madh që morëm ne shqiptarët nga i gjithë procesi është se: Duhej t’i rrinim vetë pas kësaj reforme dhe të tregonim vullnetin që duhej, pa lënë të huajt të hartonin ligjet kryesore dhe madje të parashikoheshin nga vetë shqiptarët shumë nga problemet që mund të dilnin. Por, kjo nuk ndodh, ashtu siç jemi të dënuar të përsërisim gabime përgjatë gjithë historisë sonë.

Dhe, shembulli më i saktë ishte ajo çfarë ndodhi me ligjin e ri për prokurorinë, ku në nenin 109/2, një dispozitë tranzitore parashikonte, që funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm të ushtrohen nga një prokuror me përvojë i zgjedhur me vendim Kuvendi, kuptohet nëse mandati i Prokurorit të Përgjithshëm mbaronte ‘para kohe, përpara krijimit të Këshillit tȅ Lartë të Prokurorisë. Ligji u miratua pak muaj më parë, në kohën kur dihej se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë do të përfundonte në pak më shumë se një vit.

Dhe, realisht, kur mbaroi mandati i prokurorit Llalla, këshilli ende nuk ishte formuar dhe asnjë dispozitë kushtetuese ose ligjore nuk e lejonte asokohe zgjatjen e mandatit. Politika u zdërhall nëse duhej zbatuar apo jo neni 109/2, kurse marifetçinjtë me përfshirjen e shprehjes gjoja të padukshme “pȅrpara kohe”, vendosur para një presje në atë nen kishin krijuar konfuzionin e duhur por edhe kleçkën për argumentet alternativë. Në dukje e vogël por çfarë problemesh krijoi ajo.

Me pak fjalë, të 140 duart e ligjvënësve tanë që u ngritën pro Reformës, pak muaj më parë, ishte sensi më i hapur i tollovisë që shoqëron shoqërinë shqiptare ku gjërat kryesore për mbarëvajtjen e saj ua lë të huajve, por edhe spontanitetit. Rezultati është ky moment i sotëm, me një Drejtësi, që është futur në ngërç prej makutërisë së saj gati tre dekadike dhe individit shqiptar, që tregon se ka ende shumë e shumë për të mësuar…sesi të mendojë dhe të veprojë me kokën e vet, pa iu bindur si 100 vjet më parë… vetëm të huajve. (Javanews)

Next Post
De Laurentiis: Traineri Sarri ishte i pasjellshëm

De Laurentiis: Traineri Sarri ishte i pasjellshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com