• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në drejtësi, Ngjela: U arrit falë presionit të politikës amerikane

by Java News
30/01/2018 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për avokatin Spartak Ngjela politika shqiptare nuk e do reformën në drejtësi, në mënyrë të veçantë opozita.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News me gazetaren Ilva Tare, Ngjela thotë se gjithçka është arritur në këtë proces është shkak i presionit të politikës amerikane dhe kështu do të vazhdojë.

Ngjela: Kandidaturat për KLP-KLGJ nuk kanë shumë rëndësi, sepse ka monitorim ndërkombëtar. Ajo që bie në sy është fakti se po e provojnë dita-ditës se të dy palët nuk e duan. Mazhoranca nuk ka sesi të dalë kundër asaj që ka votuar është dhe politika që i mban si mazhorancë. Kurse krahu tjetër nuk e pranon fare reformën, në një kohë që reforma është kusht për BE. Këta janë të papërgjegjshëm, politika, sidomos opozita. Fakti që kjo thotë më kap mua, le ta vuajë populli. Kjo është deviza e tyre.Kështu kanë thënë edhe ata të parët kur i kapi reforma. Nevojën e kanë njerëzit për të ndryshuar gjendjen ekonomike dhe gjithë statusin e shtetit shqiptar, këta tallen, luajnë me një çështje shumë serioze dhe të gjitha ua kanë marrë me presion. Është turp për këta që gjithçka ua marrin me presion, ua merr politika amerikane me presion.Kështu besoj se do të vazhdojë derisa ta marrin terësisht.

Ilva: A tregon që nuk kanë komunikuar institucionet?

Ngjela: Mesa shoh unë, me aq qofsha i gabuar. Me aq sa pashë unë, këtu ishte një hetim i zbehtë, nuk ishte një hetim shumë i thellë.

Ilva: Kështu nuk shihni asnjë problem me ekstradimin e tij në Itali?

Ngjela: E vura re si e priti prokura italiane mos arrestimin e ministres. Ata nuk e kanë domosdoshmëri në strukturë, atyre iu intereson aq sa kanë nxjerrë sepse ky është rrezikshmëria e tij, vjen në funksion të shtetit shqiptar, jo italian. Po të ishte kjo se kishte biseduar me ndonjë ministër italian ose me ndonjë autoritet italian në funksion të kësaj, do ishte tjetër gjë. Për këtë jam i sigurt se ky është profesioni. Pra, fakti që atyre nuk i interesoi fare, kuptohej që kjo është një cështje e jona penale, e Shqipërisë. Mirëpo Shqipëria ka një defekt. Ka organe të korruptuara, ka organe që  nuk kanë vënë drejtësi. Këtu shpëton dhe i laguri dhe i thati, ose digjet dhe i njomi dhe i thati. Pra, fakti që ti je i pabesueshëm, unë nuk ta dorëzoj fajin në parlament. Por po të ishte BYRO-ja e hetimit, nuk e bën dot këtë ai.

Ilva: Nuk e bën dot se nuk do e linin partnerët?

Ngjela: Nuk do e linin jo. Nuk kishte se si justifikohej në mënyrë politike underground se ai mund të ketë thënë nuk mund ta lë në dorë të kundërshtartit sepse e di që prokurorinë e ka Saliu. Ai mund të ketë thënë në politikë si mund ta lë unë në dorë të atij kur këtu nuk ka drejtësi.

Ilva: Çfarë do të thotë prokurorinë e ka Saliu? E ka ende?

Ngjela: Këta të emëruarit e tij e kanë ende.

Ilva: E drejton Arta Marku aktualisht.

Ngjela: Arta Marku është shefja dhe nuk ishte në këtë kohë Prokurore e Përgjithshme. Ishte Prokuror i Përgjithshëm ai që u largua. Arta Markut i duhet të bëjë reformë njëherë, ajo e ka filluar. Reforma shikohet prioriteti i saj. Reforma janë ndryshimi i prokurorëve.

Ilva: Që ka filluar dhe janë bërë disa emërime të para.

Ngjela: Ka ndërruar ajo, shumicën e ka ndërruar. Ajo nuk ka më kompetencë ti ndërhyjë prokurorëve që ka emëruar. Ata janë prokurorë të përgjithshëm të qarkut të tyre. Atëherë duhet të shikojmë ata jo Markun. Marku e ka hedhur zarin e vet.

Next Post
Bushati optimist: Shfuqizimi i ligjit të luftës me Greqinë efekte edhe për pronat

Varrezat e ushtarëve grekë, Bushati: Zbatojmë marrëveshjen e 2009

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

VIDEO/ Katastrofë përmbytjesh në Tajlandë, Bangkoku zhytet i gjithi në ujë! Popullata në alarm, autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

September 26, 2026
Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

Lukaku provokon italianët, Donarumën s’e mbajnë nervat pas humbjes! Fusha kthehet në ring pas ndeshjes!

September 26, 2026
Administrata Trump për bllokimin e medias: Qasja në Shtëpinë e Bardhë është një privilegj, jo një e drejtë -

“Wall Street Journal”: Trump e refuzoi propozimin për armëpushim 7-ditor dhe kërkoi që bombardimet ndaj Iranit të vijojnë pas zgjedhjeve të nëntorit!

September 26, 2026
Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

Kina dhe SHBA-ja bien dakord të pasurojnë përmbajtjen e pozicionimit të marrëdhënieve dypalëshe

September 26, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kriza/ Dëmet e luftës Iran-SHBA, BE i bën thirrje shteteve anëtare: Merrni masa për uljen e kërkesës për gaz dhe energji elektrike!

September 26, 2026
Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

Ndeshja e mbrëmjes Shqipëri-Bjellorusi, Policia njofton masat për sigurinë! Nisin nga ora 17:00, ja 9 rrugët që bllokohen! Ndalohen dhe karikuesit e kozmetika

September 26, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Mot i paqëndrueshëm/ Parashikimi sot, ulje temperaturash dhe vranësira shiu, në orët e pasdites…

September 26, 2026
Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

Atentat në mes të Athinës, 4 persona hapin zjarr me breshëri plumbash ndaj lokalit, plagoset vajza 10-vjeçare shqiptare! Policia greke jep detajet, nëna e fëmijës…

September 26, 2026
Aksident zinxhir në Tiranë-Durrës, humb jetën 45-vjeçari

Aksidenti i mbrëmshëm me një të vdekur e dy të plagosur në Fushë-Krujë, Policia jep detajet e para! Viktima një 19-vjeçar, të dëmtuarit…

September 26, 2026
Papa: Inteligjenca artificiale duhet t'u shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi  -

Papa: Inteligjenca artificiale duhet tu shërbejë njerëzve, jo të bëhet instrument dominimi  –

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com