• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Reforma/ Meta po tenton të prishë çdo konsensus mes PS-së dhe PD-së

by Aalison Pearse Stevens
17/07/2016 16:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Tashmë nuk ka më asnjë dyshim që, Ilir Meta, kryetar i LSI-së, ka një qëndrim me dy standarde ndaj Reformës në Drejtësi. Nga ana tjetër ka dalë në pah se ai po bën çmos që të prishë edhe çdo mundësi konsensusi për reformën mes PS-së dhe PD-së. Ndonëse në deklarime shprehet se 20 votat e LSI-së, do të jenë në favor të Reformës, në praktikë ai duket qartazi se ka një qëndrim të unifikuar me PD-në antireformë. Disa prej argumentave të tij të artikuluara edhe sot gjatë konferencës për shtyp, më shumë janë plagjatura të qëndrimeve të PD-së, duke filluar që nga qeveria teknike, konsensusi i detyrueshëm me PD-në, se drejtësia nuk u duhet dhënë me koncesion (vetting-u) ndërkombëtarëve, e deri te kërcënimi se kjo Refomë mund të rrëzohet edhe në Gjykatën Kushtetuese. Janë pikërisht këto shinat mbi të cilat ka lëvizur deri më tani edhe PD-ja në harkun e këtyre 18 muajve kundër Reformës, duke na bërë të qartë se Basha, më shumë ka qenë hinka ku janë kanalizuar qëndrimet e Berishës dhe të Metës kundër reformës, sesa një zë individual.  Edhe vendosmëria e Bashës kundër reformës duket se ka pasur bazë, pasi ai qartazi, siç po del në këto orët e fundit, ka qenë mbështetur edhe nga Meta.

Acarimi i Metës duket se ka disa arësye. Mësohet se ai ka pasur debate mjaft të ashpra me Ramën gjatë takimit mes tyre ditën e premte, ku Meta ka kërkuar që të minimizohet roli i ndërkombëtarëve në procesin e vetting-ut, duke iu bashkangjitur qëndrimit të PD-së, që roli i SHBA-së dhe BE-së të jetë thjeshtë vëzhgues. Këtë ai e shprehu dhe sot kur nënvizoi se drejtësia nuk mund t’u jepet me koncesion ndërkombëtarëve.

Edhe Meta e sheh zgjidhjen te propozimi i PD-së, duke na bërë të qartë se ai është një bashkëpropozim PD- LSI. Kjo kërkesë është refuzuar nga Rama. Nga ana tjetër Meta qartazi kërkon që vendi të mos shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse të enjten nuk miratohet drafti, por në një qeveri teknike, e cila do të përgatisë më pas zgjedhjet, të cilat sipas tij, “do të jenë të pakontestuara nga palët”. Por “hekuri rrihet sa është i nxehtë” dhe kjo lëvizje e Metës është thjeshtë për të fituar kohë për të mos hyrë në zgjedhje të parakohshme, pasi me një qeveri “bjeri t’i biem” jo vetëm është harruar Reforma, por bie dhe rëndësia elektorale e motivit për të hyrë në zgjedhje të parakohshme. Meta e ka të qartë se zgjedhjet e parakohshme do të ishin dërrmuese për të dhe PD-në, pasi janë rreshtuar tashmë në frontin anti Reformë. Por edhe kjo tezë e PD-së për qeveri teknbike, e artikuluar tashmë nga Meta, nuk është marrë në konsideratë. Si për të plotësuar më mirë kuadrin, Meta ka lëshuar edhe kërcënimin se edhe nëse kalon reforma në Kuvend, mund të rrëzohet në Gjykatën Kushtetuese. Një kërcënim ky jo pa bazë, po të kemi parasysh se kjo gjyaktë dominohet nga Berisha dhe Meta. Siç vihet re të gjitha lëvizjet e orëve të fundit të Metës kanë si qëllim bllokimin e refomës në formën që ajo ështyë paraqitur e mbështetet nga SHBA dhe BE. Në epilog, numërimi mbrapsht deri në datën 21 korrik, kur drafti për Reformën në Drejtësi do t’i nënshtrohet gjykimit parlamerntarë, ka nxjerrë në pah se qëndrimi i LSI-së, ndaj refomës ka qenë jo pak hileqarë. Të gjitha tezat e artikuluara nga Basha kundër Reformës, në thelb kanë qenë dhe tezat e LSI-së, por që zgjodhi që të ketë zëdhënës të sajin kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Next Post

PROFIL/ Fethullah Gulen, armiku i betuar i Erdogan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I akuzuar për vrasje, trajtime mizore të shqiptarëve e bastisje, Sllagjan Trajkoviç dënohet me dhjetë vjet burg..

Emigrantët shtojnë çështjet juridike, problematikat lidhen kryesisht me qarkullimin rrugor

August 14, 2026
Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

Situata e përditësuar: Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 11 ende aktive. Në terren qindra efektivë

August 14, 2026
Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

Alarm në Letoni, avionët e NATO-s rrëzojnë një mjet ajror pa pilot

August 14, 2026
Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

Njëri dhunoi kunatën, tjetri babain/ Pas kontrollit iu gjenden armë e tritol, dy në pranga në Lezhë dhe Kurbin

August 14, 2026
Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

Trump vendos tarifa deri në 100% për dronët e importuar

August 14, 2026
PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

PDK sërish ‘ia zë’ derën Kurtit: Do vazhdojmë deri në rikthimin e rendit kushtetues

August 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Edhe horoskopi është më frymëzues se narrativat e opozitës politike

August 14, 2026
“Synonin të vrisnin 4 mijë njerëz njëkohësisht”, Hezbollah akuza Izraelit për shpërthimet në Liban: Kaloi vijën e kuqe

Vëllezërit përplasen për pronat në Vlorë, ndërhyrja e Policisë shmang vrasjen. Një i arrestuar

August 14, 2026
Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

Sulmi izraelit vret shefin e policisë së Gazës

August 14, 2026
Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

Farage merr mandatin e deputetit, ‘armiku’ i shqiptarëve fiton përballë “koshit të plehrave”

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com