Ka përfunduar takimi mes Kryeparlamentarit Meta si dhe ambsadores së BE-së Vlahutin, e cila ishte e shoqëruar nga eurodeputeti Fleckenstein. Në dalje të takimit mes palëve ka folur vetë europarlamentari, i cili tha se ka ardhur në Shqipëri për një tur takimesh informuese në lidhje me procesin e reformës në drejtësi.
“Është një takim jozyrtar dhe kam ardhur për tu informuar për procesin e reformës… do të takoj Ramën dhe Bashën gjithashtu.”- u shpreh Fleckenstein.