• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi/ Mënyra sesi zgjidhet Kryeprokurori i vendit

by Java News
11/07/2016 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ligji i ri “për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë”, mes të tjerash, përmban rregulla të rëndësishme për sa i përket kushteve ligjore, kritereve të vlerësimit dhe procedurës së zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Bazuar në nenin 148, pika a, të Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7 vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi.
Ligji i ri percakton kushtet ligjore për emërimin Prokuror i Përgjithshëm, i cili zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës ose me gradë shkencore në drejtësi.
Kandidati për këtë post nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit, përpara kandidimit.
Kandidatët që përmbushin kushtet ligjore vlerësohen dhe renditen nga Këshilli i Lartë Prokurorisë bazuar në rezultatet e vlerësimit profesional të kandidatit në fushën e drejtësisë penale; integritetit moral, aftësive organizative, drejtuese etj.
Neni 29 i ligjit parashikon që organi përgjegjës për përzgjedhjen e kandidaturave për Prokuror të Përgjithshëm është Këshilli i Emërimeve, i cili zbaton rregulla të detajuara për proceduren përzgjedhëse. Në përfundim të vlerësimit paraprak, hartohet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe atyre të skualifikuar, e cila i paraqitet Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Kandidatët e skualifikuar kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Administrative të Apelit ndaj vendimit të Këshillit, brenda 5 ditëve nga data e njoftimit. Kandidatët e kualifikuar, i nënshtrohen vlerësimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku në përfundim të këtij procesi Këshilli përgatit listën me renditjen paraprake të kandidatëve. Më pas, ky Këshill organizon seanca dëgjimore me jo më shumë se gjashtë kandidatët e renditur më lart në listë. Në vijim të procedurës Këshilli i paraqet Kuvendit të Shqipërisë propozimin për të emëruar Prokuror të Përgjithshëm një nga tre kandidatët e renditur më lart në listen e konkurentevë. Bazuar në nenin 148, pika a, të Kushtetutës, Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga ky Këshill, për një mandat 7 vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi./ATSH/a.k

Next Post

Propozimi “hibrid”, Rama: Zgjidh kërkesën e PD, vettingu mbetet esenca e reformës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

 Irani konfirmon se ka marrë planin me 15 pika nga SHBA: I paarsyeshëm dhe çorientues

March 25, 2026
“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

“Kam dy muaj që nuk fle”, Silvinjo: Ndeshja me Poloninë, ndër më të rëndësishmet për Shqipërinë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In