• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi, Lu troket edhe një herë më tepër në derën e Bashës

by Aalison Pearse Stevens
05/04/2016 10:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në Drejtësi, si dhe zhvillimet më të fundit politike në vend, pritet të jenë në qendër të bisedimeve mes ambasadorit amerikan Donald Lu dhe kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Takimi në fjalë ka vetëm pak minuta që ka nisur në selinë qëndrore të PD-së. Prej disa ditësh konstatohet se thuajse nuk ka asnjë lëvizje sa i përket çështjes së Reformës në Drejtësi. PD është tërhequr nga komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi, duke nxjerrë disa kushte të cilat në thelb s’kanë të bëjnë fare me procesin në fjalë. Kushtet  e vëna nga PD janë mandatet e deputetëve Raikp Suli dhe Valentina Leskaj, ose siç e emërtojnë ndryshe krerët e PD-së, “zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Pak para kthimit nga SHBA, Basha premtoi se do të kishte një miratim të shpejtë të Reformës në Drejtësi. Por me të mbërritur në Tiranë, ai ndryshoi qëndrim duke listuar disa kushte, të cilat s’kanë të bëjnë me Reformën në Drejtësi.

Nga ana tjetër kreu i PD-së ka refuzuar deri tani edhe një ftesë publike të bërë nga kryeministri, Edi Rama, për dialog politik me qëllim përshpejtimin e procesit të Reformës në Drejtësi. Takimi mes ambasadorit Lu dhe Bashës, i cili ka pak minuta që ka nisur, synon t’i japë një shtysë procesit, i cili realisht po mbahet peng nga PD.

(javanews.al) M. A

Next Post

Panama Papers, zbulohen kompanitë shqiptare dhe ortakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com