• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Drejtësia”/ Lu takon Nishanin, maxhoranca gati me draftin, opozita “jashtë”

by A R
11/01/2016 10:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan Donald Lu ka nisur një takim në Presidencë me kreun e shtetit Bujar Nishani, ku fokus i diskutimeve besohet të jetë reforma në drejtësi dhe drafti që pritet të dalë nga mbledhja e ekspertëve, e cila përfundoi dje në darkë vetëm me pjesëmarrjen e atyre të mazhorancës, pas bojkotimit që iu bë nga ana e opozitës.

Sakaq, këtë të hënë ekspertët e maxhorancës, së bashku me ekspertë të huaj janë duke zhvilluar një mbledhje për draftin e reformës në drejtësi, takim në të cilin opozita nuk ka marrë pjesë. Nga ana e tyre, demokratët kanë thënë se ata nuk janë njoftuar për këtë takim.

Prej disa ditësh tashmë ambasadori Donald Lu zhvillon takime me krerë të lartë të shtetit, në lidhje me reformën në drejtësi dhe tejkalimin e ngërçit e tensionit që ka prodhuar mosdakortësia mes maxhorancës dhe opozitës, sidomos në formulën e votimit dhe zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve më të larta të gjyqësorit, siç janë ata të Këshillit të Lartë të Drejtësisë apo të Gjykatës Kushtetuese.

Lu ka patur takime intensive me kreun e kuvendit Ilir Meta në lidhje me këtë çështje dhe më pas me vetë ekspertët e opozitës dhe mazhorancës për reformën në drejtësi, duke u bërë kështu ndërmjetës mes tyre. Por ndërmjetësimi i Lu, i cili është shprehur se SHBA nuk do të gjejë qetësi derisa reforma të kalojë, është sfumuar nga bojkoti i djeshëm i ekspertëve të opozitës. Nga ana tjetër, në orët e darkës së të dielës, ekspertët e maxhorancës thanë se ata tashmë e kanë përfunduar draftin për reformën dhe pritet që ta dorëzojnë këtë të fundit tek komisioni ad hoc, i drejtuar nga kryetari i komisioni të ligjeve ligjeve, socialisti Fatmir Xhafaj. Komisioni posaçëm do të shqyrtojë draftin, i cili më pas do të merret nga ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët priten të vijnë rreth datës 21 janar në Shqipëri, pikërisht për këtë çështje.

Përpjekja e Ambasadorit Lu dhe takimet e tij, vijnë në një kohë kur nuk po gjendet asnjë lloj konsensusi mes Maxhorancës dhe opozitës për një reformë që në variantin e saj më kuptimplotë, do duhej të kishte mbështetjen  teknike e politike, të të gjitha palëve.

Next Post

E frikshme, treni godet kamionin (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

November 11, 2026
Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

November 11, 2026
“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

November 11, 2026
Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

November 11, 2026
Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

Në kërkim për mashtrim, prangoset në Rinas turku i kërkuar nga Ankaraja! Arrestohet dhe 27-vjeçari shqiptar i dënuar për grabitje

November 11, 2026
“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

“Ky kalvar i hedhjes së baltës do të përfundojë!”- Sara Mila pas daljes nga SPAK: Do të jem këtu sa herë të jetë e nevojshme! Dëshmova si person në dijeni (VIDEO)

November 11, 2026
Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja Ilire 26”, Nufi publikon pamjet: Forcat speciale shqiptare vlerësohen sipas standardeve të NATO-s!

November 11, 2026
Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

Hoqi byzylykun elektronik dhe përfundoi sërish në paraburgim, babai i Meghan Markle shkel kushtet e Gjykatës

November 11, 2026
KLP ndryshon rregulloren e vlerësimit të prokurorëve, ja si do të pikëzohen trajnimet

Rihapja e hetimeve penale duhet të shoqërohet me garanci maksimale

November 11, 2026
“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

“Voyager 1” arrin një tjetër rekord historik, sinjali nga anija kozmike do të kërkojë 24 orë për të mbërritur në Tokë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In