Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, kanë zhvilluar ditën e sotme takime me drejtues të institucione të larta në vend, një ditë para se Kuvendi të diskutojë 6 ligjet e reformës në drejtësi.
Pas një takimi të zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit me kreun e Komisionit të Posacëm të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj, krerët e delegacioneve të SHBA dhe BE në vendin tonë i janë drejtuar godinës së Kryeministrisë.
Edhe në takimin me kryeministrin Edi Rama, temë e bisedës ka qenë reforma në drejtësi. 6 ligjet që shoqërojnë reformën, pjesë e paketës kushtetuese pritet të kalojnë nesër në seancë parlamentare. PD dha konsensusin për ligjin e SPAK, ndryshe nga ai i vettingut. Nuk dihet nëse opozita do të votojë edhe 5 ligjet e tjera. Ndërkohë sot PD çoi në Kushtetuesi ligjin e Vettingut.
ma.me










