• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në Drejtësi, Komisioni i Venecias do të flasë pas 7 javësh

by Java News
29/09/2015 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marco Leidekker kreu zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë në një intervistë për Top-Channel thotë se reforma në drejtësi, ka hyrë në një fazë tjetër atë të marrjes së një opionioni nga Komisioni Venecias.

“Ajo që pritet të ndodhë sapo Komisioni i Venecias të marrë propozimet e komisionit të posacëm të reformës në drejtësi është caktimi i disa ekspertëve ligjorë të nivelit të lartë dhe me shumë përvojë në nivel ndërkombëtar, të cilët do të vlerësojnë propozimin përkundrejt ligjeve, standardeve ndërkombëtare dhe praktikave më të mira. Ata do të draftojnë një analizë ligjore që në gjuhën e komisionit quhet opinion. Më pas kjo analizë do t’i dërgohet komisionit të posacëm dhe Kuvendit për miratim. Pra ajo që do të marrë Shqipëria nga Komisioni i Venecias është këshillim ligjor bazuar mbi propozimet e dërguara. Më lejoni të theksoj se Komisioni i Venecias që përbëhet nga ekspertë me autoritet, nuk është arbitër. Nuk është një organizëm që do të përcaktojë kush ka të drejtë e kush e ka gabim. Prandaj ata nuk do zëvendësojnë aspak proceset politike vendase. Në fund është gjithmone vendimi i Shqipërisë dhe i politikanëve shqiptarë se cfarë është e përshtatshme apo jo për vendin”.

Por sa kohë do ti duhet Komisionit të Venecias për të formuluar opionionin mbi draftin e dërguar nga Shqipëria?

“Kohëzgjatja varet nga volumi i propozimeve që do të vijnë tek Komisioni I Venecias. Por në një vlerësim tonin paraprak do të ishte e mundur të kishim një opinion pas 6-7 javësh nga mbërritja e draftit”

Për rastet kur shqiptarët i drejtohen gjykatës së Strasburgut në lidhje me problemet e pronave kreu zyrës së Këshillit të Europës thotë se qeveria shqiptare po mundohet të gjejë një zgjidhje.

“Në një pjesë të madhe këto vendime janë marrë në fillim të viteve 90 apo edhe në fillim të viteve 2000 dhe ata nuk i kanë marrë asnjëherë përfitimet që ju ka caktuar gjykata. Numri i këtyre rasteve është shumë i madh dhe shteti shqiptar është plotësisht e vetëdijshme për përmasat e këtij problemi. Për këtë arsye qeveria shqiptare po përpiqet të gjejë një zgjidhje. Po përpiqet të vërë në lëvizje një mekanizëm i cili duhet ta zgjidhë këtë cështje. Ne kemi bërë një analizë të parë të propozimit që na ka ardhur nga qeveria dhe kemi ende disa pyetje në lidhje me të”.

Marco Leidekker  për këtë cështje thotë se “Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, që është organizmi që monitoron zbatimin e vendimeve të gjykatës së Strasburgut, do të dalë me një vendim në dhjetor të këtij viti”

Nga Muhamed Veliu / TCH

Next Post

Ha dru ish-sulmuesi i Lacios dhe Juventusit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

February 14, 2026
U rrëzua nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, tentativa e vjedhjes i merr jetën 46-vjeçarit shqiptar në Itali

U rrëzua nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, tentativa e vjedhjes i merr jetën 46-vjeçarit shqiptar në Itali

February 14, 2026
Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

February 14, 2026
Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi xhihadist, Gledis Nano: Në 2020, s’pranoi të vinte! Ka dhe familje të tjera shqiptare

Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi xhihadist, Gledis Nano: Në 2020, s’pranoi të vinte! Ka dhe familje të tjera shqiptare

February 14, 2026
‘Epipedobates tricolor’, bretkosa braziliane që përmban helmin me të cilin u vra lideri i opozitës ruse

‘Epipedobates tricolor’, bretkosa braziliane që përmban helmin me të cilin u vra lideri i opozitës ruse

February 14, 2026
Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

February 14, 2026
“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

February 14, 2026
“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In