• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në Drejtësi, institucionet e reja të gjyqësorit që krijohen

by Java News
11/01/2016 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Drafti i ri për reformën në drejtësi, parashikon edhe një sërë institucionesh të reja kushtetuese, të cilat do të kenë të bëjnë me qeverisjen e gjyqësorit.

Përveç disa ndryshimeve në emërtesa siç është rasti i Këshillit të Lartë të Drejtësis, i cili do të emërtoht Këshilli i Lartë Gjyqësor, pritet të krijohet edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Tribunali Disiplinor i Drejtësis.

“JavaNews” boton institucionet që do të krijohen, përbërjen e këtyre institucioneve, si dhe mënyrën sesi do të zgjidhen anëtarët e këtyre institucioneve.

Institucionet e reja

Këshilli i Lartë Gjyqësor
Përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët do të zgjidhen 3 muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit. Gjashtë anëtarë do t’i përkasin radhëve të gjyqësorit dhe 5 të tjerë do të jenë juristë, të cilët do të zgjidhen me 3/5 e votave në Kuvend.

Gjykata Kushtetuese

Do të ketë 9 anëtarë me mandat 9-vjeçar. Tre anëtarë zgjidhen nga presidenti, tre votohen në Kuvend me 3/5 e votave dhe 3 anëtarë të tjerë nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata e Lartë Administrative. Anëtarët e GJK vazhdojnë mandatin e tyre pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Gjykata e Lartë
Do të bëhet pjesë e pushtetit gjyqësor. Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës, sipas propozimeve të KLGJ. Anëtarët aktualë do të vazhdojnë të kryejnë detyrën sipas mandatit të mëparshëm.

Gjykata e Lartë Administrative
Krijohet në datën 01.01.2020. Emërimet në Gjykatën e Lartë Administrative duhet të garantojnë përtëritjen e pjesshme të saj.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Do të ketë 11 anëtarë, 6 nga korpusi i prokurorëve dhe 5 nga ai i juristëve. Këshilli i Lartë i Prokurorisë i propozon Kuvendit tre kandidatura për prokuror të Përgjithshëm. Këshilli i Lartë i Prokurorisë krijohet brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Prokurori i Përgjithshëm

Prokurori i Përgjithshëm emërohet me 3/5 e anëtarëve të Kuvendit mes 3 kandidaturave të propozuara nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Ai emërohet brenda 2 muajsh pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe jo më larg se data e përfundimit të mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë.

Struktura Antikorrupsion

Ngrihet brenda 2 muajsh pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe kundër Krimit të Organizuar përbëhet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, Gjykata e Posaçme e Apelit, Zyra e Prokurorisë dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Prokurori i Përgjithshëm nuk ka asnjë kompetencë mbi këtë strukturë.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
Kryen verifikimin e kandidatëve jo-gjyqtarë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë
Fillon funksionimin 3 muaj pas krijimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Është përgjegjës për hetimin e shkeljeve disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve. Përbëhet nga 5 anëtarë; 3 nga radhët e gjyqësorit dhe 2 nga radhët e prokurorisë.

Tribunali Disiplinor i Drejtësisë
Vendos mbi masat disiplinore për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe anëtarët e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. (javanews.al / Me.Ar)

Next Post

Kush është Alice Paul, që Ambasada SHBA e përkujton sot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

Historike! Egnatia shkon në Europë, rrogozhinasit përmbysin me 5 gola Shamrockun

August 13, 2026
Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

Rikthehet furnizimi me ujë në Daias dhe Lundër, UKT del me njoftim

August 13, 2026
Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

Shtëpitë u shembën, jeta u përmbys! Drama e mijëra njerëzve pas tërmetit në Kolumbi

August 13, 2026
VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

VIDEO / Gjirokastra në sytë e turistëve të huaj: Histori, arkitekturë dhe mikpritje

August 13, 2026
Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

Humbi jetën pas rrëzimit të avionit, 29 mln dollarë dëmshpërblim për familjen e punonjësit të OKB

August 13, 2026
Shqiptarët borxh për “qejf”, kredi konsumatore dhe overdrafte jo vetëm për pushime

Huatë mbi 5 vjet “pushtojnë” portofolin/ Fitojnë terren në tremujorin e dytë. Vlora kryeson me peshën më të madhe

August 13, 2026
VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

VIDEO / Saranda në ‘black-out’ total! Energjia elektrike mungon në të gjithë qytetin

August 13, 2026
Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

Biznesi i “Vejushës së Zezë” në Rusi, martesa të shpejta me burra që nisen drejt frontit për të fituar miliona

August 13, 2026
Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

Planifikoi vrasjen e amerikanit, arrestohet shtetasi rus në Poloni, kryeministri Tusk jep detaje

August 13, 2026
Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

Shpallen listat e reja të pronarëve që kompensohen për 3 projekte në Fier, Elbasan dhe Tiranë

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com