• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në drejtësi, Fatos Klosi: Berisha ka marrë fund!

by Java News
18/06/2018 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Po kalojnë në “sitë” ata që na gjykonin, ata që na orientonin drejt gjetjes së drejtësisë. Dhe kjo nuk është pak”. Këtë vlerësim jep për ecurinë aktuale të reformës në drejtësi, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, gjatë një interviste të posaçme për “Albanian Free Press”. Për më tepër, sipas tij, po flasim në kushtet kur një gjë e tillë deri para pak kohësh as mund të shkohej ndër mend. Në këtë këndvështrim, ai mbështet edhe largimet nga drejtësia që po bëhen për gjyqtarë apo prokurorë të ndryshëm, pikërisht në emër të saj.

Nisja e zbatimit të reformës në drejtësi po sjell risi, por në të njëjtën kohë edhe largime të shumë gjyqtarëve apo prokurorësh nga sistemi i drejtësisë. Si do ta komentoni ju ecurinë e kësaj reforme kaq të diskutuar?

Mesa e njoh unë këtë reformë, mund të them se ajo po ecën në rrugë të drejtë dhe po ecën mirë. Kryesore është se deri dje, drejtësia shqiptare kishte një “status-quo” që askush nuk mund ta prekte, askush nuk mund të hynte në të, ishte hermetike. Sot shoh që po diskutohet shumë, madje shumë. Disa thonë që ka rezultate, disa që po ecën me vështirësi, por në fund të fundit edhe ky lloj diskutimi është një arritje. Kjo tregon se gjyqësori po preket dhe se ai sot nuk është më i paprekshëm.

Sot një opinion i tërë po flet për reformën dhe konkretisht, shumë gjyqtarë dhe prokurorë i janë larguar sistemit të drejtësisë për mosdeklarime apo për pasuri të fshehura. Ky është një moment shumë konkret dhe shumë real. Pra, po kalojnë në “sitë” ata që na gjykonin, ata që na orientonin drejt gjetjes së drejtësisë. Kjo nuk është pak. Flasim në kushtet konkrete të vendit tonë, kur para reformës, situata të tilla të kalimit në “sitë” të vetë drejtueseve më të lartë të drejtësisë nuk mund të mendoheshin dhe kjo nuk është pak. Pra, reforma po jep frytet e para. Ajo po sjell një mënyrë të re të mënyrës së funksionimit të drejtësisë.

Mund të thuhet se po ecet avash, disa mund të kenë edhe mendime të ndryshme, por për mendimin tim, ajo po ngjall besimin e humbur tek populli. Po sjell një shpresë të re, e tek kjo shpresë, edhe unë jap sinjalin tim pozitiv të asaj çka ajo po sjell. Këta janë hapat e parë, janë ata të vështirët, janë hapat në shtigje të pashkelura, por që sjellin diçka të re. Populli pret një dritë jeshile në këtë proces, pasi hallet e mëdha për 27 vjet e kanë “djegur” besimin e tij tek drejtësia. Le të shpresojmë, të mos vrapojmë, por të tregohemi të durueshëm se një dritë e re po lind për drejtësinë shqiptare.

Kjo po tregohet me transparencën e reformës, ku vetingu po kalon në skaner shumë figura të larta të drejtësisë shqiptare. Mendohej kjo deri dje? Jo! Pra, arritje ka, rruga është e drejtë. Shpresa dhe besimi janë ngjallur, le ta përkrahim.

Kohët e fundit, ish-kryeministri Berisha, duke akuzuar qeverinë ka drejtuar thirrje edhe për përmbysje të saj. Cili është mendimi juaj?

Për mendimin tim, ky kapitull ka mbaruar me kohë. Berisha për 27 vjet ka qenë dominues në politikën shqiptare në një mënyrë ose në një tjetër. Berisha president, Berisha kryeministër dhe tashmë deputet. Por tashmë jetojmë në një situatë politike krejt ndryshe, jetojmë në një situatë kur rruga drejt Bashkimit Evropian është një rrugë e pakthyeshme dhe qëndrime të tilla destabilizuese nuk i interesojnë as Shqipërisë dhe as BE-së.

Next Post
Kjo është kështjella më e bukur në botë por e braktisur

Kjo është kështjella më e bukur në botë por e braktisur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Trump do të bombardojë Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit, media amerikane zbulon detajet

September 26, 2026
Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

September 26, 2026
Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

Shqipëri-Bjellorusi, zbulohet sa bileta janë shitur

September 26, 2026
Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

Rregulla të reja për blerjet online! Projektligji: Transparencë për renditjen, kushtet dhe ankesat

September 26, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

PD letër Kuvendit: Nuk po zbatohet prej dy muajsh vendimi i GJK për Komisionin Hetimor për 11 Majin

September 26, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Përndjekja si “meritë” politike e Flamingove

September 26, 2026
Tregtonte brenda një magazine, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë, sekuestrohen 450 kg mish pule

Mish pule nga Tajlanda në Shqipëri/ 197 tonë kanë hyrë përmes Kosovës, raporti i KE ngre pikëpyetje për kontrollet

September 26, 2026
Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

Shpërthen në flakë autobusi në hyrje të tunelit të Elbasanit, bllokohet rruga

September 26, 2026
Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepiskopi Joan kremton ditën e emrit, qindra besimtarë në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

September 26, 2026
Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

Zjarr në një hotel në Gjirokastër, forcat zjarrfikëse në terren

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com