Ekspertët e EURALIUS kanë nisur një takim me ekspertët e mazhorancës për reformën në drejtësi. Takimi zhvillohet në ambientet e kryesisë së kuvendit, dy ditë përpara nisjes së tryezës për reformën në drejtësi.
Këtë të mërkurë kryetari i komisionit të posaçëm Fatmir Xhafaj tha në një intervistë për median se ai shpreson që opozita të jetë e pranishme në tavolinën që do të shënojë rinisjen e procesit të reformës, i cili prej më shumë se dy javësh nuk ka njohur asnjë zhvillim, pas bojkotit që i bënë demokratët.