• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Reforma në Drejtësi e kapur”/ Meta: Nga peshkaqenët që ishin në dosjet e mëdha përfunduan me cironka

by Java News
17/03/2021 13:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akuzat e kryeministri Edi Rama ndaj Presidentit Ilir Meta janë se ky i fundit do të kapë Reformën në Drejtësi. Por nga ana tjetër, kreu i shtetit thotë se po mbron pluralizmin pasi qeveria ka kapur çdo institucion.

Gjatë një prononcimi për mediat këtë të mërkurë, Meta deklaroi se Reforma në Drejtësi është kapur dhe shembuj për këtë mori mosprocedimet pas përplasjes tek selia e PD-së, dosjet për blerjen e votës dhe të dënuarit për drogë.

“Si mund të jetë më e kapur sesa është e kapur Reforma në Drejtësi. Si mund të jetë më shumë se sa kaq? Vetëm rasti që përmendëm pak më parë, ka ndonjë atje për ndjekje penale për atë situatë që ka ndodhur? Kush i del për zot atyre letrave të Bakallit pa firmë, pa vulë, pa numër protokolli? Ju e shikoni si u katandisën dosjet e Shijakut dhe të Dibrës nga peshkaqenët që ishin aty që i ka parë bota, që janë akoma në listën për kandidatë, kalohet në listat me cironka. Është njësoj si me çështjen e drogës. Në vend që të vihen para përgjegjësisë ata që  pastrojnë paratë, keni në burgje nga ata që janë kapur me kanabis për 3 gramë kanabis”.

Më herët, kreu i shtetit ka deklaruar se ka një plan për mbrojtjen e votës. Për detajet e këtij plani të tij, Meta tha se do i njohë gazetarët në ditët në vijim.

“Se ç’përmban ky plan do të njiheni në ditët në vijim. Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot është 100% dakord me Presidentin që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën sepse prandaj jemi në këtë situatë kaq të rëndë që udhëheqim në nivel botëror, për shpopullimin e vendit, pikërisht sepse niveli i funksionimit të shtetit, i respektimit të kushtetutës është katandisur në këtë situatë që e dini mirë ju dhe që e di gjithë bota e që është kusht i pakapërcyeshëm nga Be për çeljen. Të gjithë ti mbajnë larg duart nga votat. Të kontribuojnë për një fushatë civile dhe sa më europiane, të gjithë të paraqesin alternativat e tyre. Është pozitive se përveç forcave kemi edhe mundësinë të shprehemi për kandidatin ose kandidaten që preferojmë, duke dhënë një mesazh të qartë që drejtuesit politikë duhet të zgjedhin dhe përfaqësojnë njerëz me dinjitet”, tha Meta.

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrëzohen me 80 vota amendamentet e PD-së për pagën e 13 të mësuesve dhe minimumin jetik 200 euro

Rrëzohen me 80 vota amendamentet e PD-së për pagën e 13 të mësuesve dhe minimumin jetik 200 euro

November 27, 2026
“Më plasi tra** po më dënuan!”/ Kryemadhi: SPAK më shkatërroi familjen, më mori shtëpinë, ç’do të më bëjë më?!

“Më plasi tra** po më dënuan!”/ Kryemadhi: SPAK më shkatërroi familjen, më mori shtëpinë, ç’do të më bëjë më?!

November 27, 2026
Seanca maratonë në Kuvend, miratohet buxheti dhe paketa fiskale. Kalojnë paketa antidhunë, donacionet e sponsorizimet

Seanca maratonë në Kuvend, miratohet buxheti dhe paketa fiskale. Kalojnë paketa antidhunë, donacionet e sponsorizimet

November 27, 2026
U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In