• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi dhe buzëqeshja e cinikëve

by Ben Andoni
25/04/2024 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Kërcënimi sistematik i Ilir Metës ndaj SPAK-ut, grotesku i sintaksës që përdor ndaj Dumanit; tallja e stërgjatë e Berishës me SPAK-un dhe e gjithë shpurës imituese të tij; cinizmi i Salianjit me Drejtësinë; thirrjet e Ramës dhe apelet e tij; drejtorët e pangopur të Bashkisë; mohimi i të gjithë politikanëve sot për ata që janë pas hekurave (kuptohet të së njëjtës anësi) të sjell ndërmend një cinizëm të madh me sistemin tonë të ri të Drejtësisë. Për fat është nga të paktit indikator jete të Demokracisë shqiptare që pulson dhe që përcjell shenja jete për trupin e drobitur të vendit. Të mendosh këtë nivel korrupsioni, këtë urrejtje për Drejtësinë e kupton realisht kohën ku po jetojmë. Ndaj, reportazh i RAI-it tej atyre që dihen dhe që media shqiptare i ka bërë me kohë, u dha qytetari: Ne jemi në një proces të vështirë të bërjes së shtetit, ku cinizmi i banalitetit është i pafre. Ka dhe një paradoks në vetë konceptin filozofik të Cinikëve dhe kjo të sjell ndërmend realisht Shkollën  e madhe të Cinikëve në Antikitet. Ndërsa cinikët tanë (më së shumti politikanët) janë të pasur, kanë pushtet, të shpërfillin institucione, kanë mundësinë të merren me këdo dhe të tallen qysh nga njerëzit deri te Drejtësia, Cinikët e Antikitetit kritikonin moralin dhe lakminë e të pasurve dhe u kërkonin njerëzve të hiqnin dorë nga teprimet, të kënaqeshin me atë më të domosdoshmen, që u duhej dhe të mos përfillnin rregullat dhe konvencionet e marrëdhënieve shoqërore.

Në Shqipëri, qoftë edhe Reforma e Drejtësisë që merret si flamuri ynë i ndryshimeve, la për të dëshiruar dhe paratha atë që do të ndodhte, pikërisht prej njerëzve që e qepën atë: Politikanët. Paçka se sot, shumë i japin lëvdata dhe i thurin lavde, Drejtësia nuk po i trand, sepse e nisi qysh nga lëbyrja e emrave. Ekspertët e nivelit të lartë pothuaj nuk shkarravitën as edhe një germë në krijimin e Ligjeve apo vetë neneve të Kushtetueses. Ata, në shumë momente, thjesht e vetëm firmosën çfarë ju ofrua në tavolinë, duke ulur kokën e dakordësuar me atë që ofronin të huajt. Nguti i politikanëve nga ana tjetër nuk ndalej. Reformës, duke i munguar elementi i vëzhgimit antropologjik, la boshllëqe sa i përket strukturimit, ndërkohë që ndaloi së punuari dy Gjykatat më të larta dhe patën problem Gjykatat më të vogla.

Kushtetuta ndryshoi një masë të pafundme nenesh, shtuar pastaj me ato të ndryshuara gjatë viteve. Dhe, ndërsa njerëzit e thjeshtë, shikonin honin e zvarritjeve të këtij sistemi, politikanët u voliste zvarritja dhe sidomos amullia. Kulmi, në fakt, arriti kur ngritën të 140-t kartonin pro për një Reformë që do ta anatemonin në çdo hap.

Reforma që mund të bëhej shumë më thjesht mund ta lehtësonte shumë punën e Drejtësisë, por nga ana tjetër do të ishte edhe më efikase se një e tillë, kur politikanët duket se sërish pushtetin e drejtojnë të paprekur. Edhe kur anatemohet, por edhe mbrohet Rama, Drejtësia ende belbëzon; edhe kur ofendon Berisha, Drejtësia zvarrit dhe është e paqartë deri me justifikimin e masës së arrestit të tij; ashtu si trandja e Metës tashmë ka kaluar çdo nivel grotesku. A e përdorën politikanët edhe Reformën në Drejtësi për të zgjatur pushtetin: Koha po tregon se me gjithë masën e korrupsionit, ata personazhet kryesorë janë ende aty, të paprekur. Cinikë! E mbi të gjitha, shpërfillës me atë që njerëzit e zakonshëm, kanë vite që e presin: ndëshkimin e pandëshkueshmërisë. Duket se qenka e vështirë ta heqësh cinizmin nga politika jonë…kur duhet ta trandte vetë Reforma në Drejtësi, e cila megjithë formën e mirë dhe disa rezultateve është ende larg përmbajtjes së shumëpritur. Nëse Diogjeni i Cinikëve endej të gjente Njeriun, shqiptari i thjeshtë vazhdon të endet dhe të besojë për një Drejtësi, që t’ia mbushë sadopak jetën gri që e rrethon. (Javanews)

Next Post
Basha: Ja vija blu që të bashkohemi rreth një alternative. Përçarja e opozitës ka ndihmuar Ramën

Basha: Ja vija blu që të bashkohemi rreth një alternative. Përçarja e opozitës ka ndihmuar Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U rrëzua nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, tentativa e vjedhjes i merr jetën 46-vjeçarit shqiptar në Itali

U rrëzua nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, tentativa e vjedhjes i merr jetën 46-vjeçarit shqiptar në Itali

February 14, 2026
Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

February 14, 2026
Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi xhihadist, Gledis Nano: Në 2020, s’pranoi të vinte! Ka dhe familje të tjera shqiptare

Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi xhihadist, Gledis Nano: Në 2020, s’pranoi të vinte! Ka dhe familje të tjera shqiptare

February 14, 2026
‘Epipedobates tricolor’, bretkosa braziliane që përmban helmin me të cilin u vra lideri i opozitës ruse

‘Epipedobates tricolor’, bretkosa braziliane që përmban helmin me të cilin u vra lideri i opozitës ruse

February 14, 2026
Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

February 14, 2026
“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

“Lonely Planet” rekomandon Shqipërinë: Kur është periudha më e mirë për të vizituar

February 14, 2026
“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

February 14, 2026
Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

February 14, 2026
Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

February 14, 2026
A i dëgjon ndokush sinjalet?

A i dëgjon ndokush sinjalet?

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In