• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Reforma në Drejtësi/ Dështimi i konsensusit, ku ndahen PS, PD dhe LSI

by Lorenc Vangjeli
15/01/2016 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i posaçëm parlamentar vendos t’i dërgojë ndarazi Venecias draftin e ekspertëve dhe vërejtjet e PD dhe LSI, duke reflektuar përplasjet e palëve në formulën e zgjedhjes së gjyqtarëve, rolin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe dyshimet për institucionet e reja.

Politika shqiptare dështoi të arrinte konsensusin mbi një draft të përbashkët të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, por ra dakord që t’i drejtohej komisionit të Venecias me një projektligj të detajuar dhe dy opinione paralele.

Komisioni i posaçëm i Reformës në Drejtësi, i përbërë nga deputetë të mazhorancës dhe opozitës debatoi për 3 orë të premten dhe në fund votoi unanimisht që Komisionit të Venecias t’i dërgohej paketa e ndryshimeve kushtetuese, e hartuar nga një grup i gjerë ekspertësh dhe vërejtjet që Partia Demokratike në opozitë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në mazhorancë kanë ndaj këtij drafti.

Tre partitë kryesore, PS, PD dhe LSI kanë pranuar që Komisioni i Venecias të luajë rolin e arbitrit për reformën e shumëdebatuar të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, por ato i bëjnë lexime të ndryshme opinionit të ndërmjetëm, që ky komision ka sjellë në Tiranë.

Përplasja kryesore qëndron tek formula kushtetuese e zgjedhjes se drejtuesve të sistemit gjyqësor dhe atij të prokurorisë; Partia Socialiste mbron zgjedhjen me 3/5 e votave në Kuvend, ndërsa Partia Demokratike kërkon zgjedhje me 2/3.

Fatmir Xhafaj, deputet i PS dhe kryetar i Komisionit të Posaçëm të reformës në drejtësi tha gjatë mbledhjes së të premtes se bazamenti i këtij projekti qëndron në tre çështje; luftën kundër korrupsionit, efikasitetin e sistemit dhe rolin e politikës.

“Dy të parat janë trajtuar. Sa i takon çështjes së tretë, mund të gjejmë një emërues të përbashkët,” tha ai.

Por Eduard Halimi, ish-ministër Drejtësie dhe përfaqësues i PD-së në komision akuzoi kryeministrin Edi Rama, si personin që bllokoi mundësinë e dërgimit të një drafti konsensual në Komisionin e Venecias.

“Sot ishte dita kur palët politike hoqën maskat; kush ishte për Venecian dhe kush ishte kundër saj, për kapjen politike të drejtësisë me mazhorancën e pazareve,” tha Halimi për mediat. Duke akuzuar Ramën se po tenton të shtrijë kontrollin mbi drejtësinë, Halimi ia atribuoi kryeministrit draftin e ekspertëve, duke e quajtur atë një produkt jo-transparent dhe i hartuar me urdhër politik.

Vërejtja më e qënësishme që PD pritet t’i dërgojë Komisionit të Venecias është numri i votave që duhen për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ata të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë.

Sipas opozitës, mazhoranca aktuale i ka 3/5 e votave në Kuvend dhe rrezikon të kapë institucionet kryesore të sistemit që pritet të ngrihen.

Me paketën e ndryshimeve kushtetuese, të hartuar nga një grup ekspertësh është e pakënaqur edhe Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës-aleati kryesor në qeverisje i kryeministrit Rama.

I përfaqësuar përmes një opinioni të shpërndarë në media nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho, qëndrimi i aleatit të vogël të mazhorancës prek disa pika të rëndësishme në draftin aktual të ndryshimeve kushtetuese.

Vërejtjet e LSI-së, sipas Brahos janë të përqendruara në tre pika; konsensus mes mazhorancës dhe opozitës, ndërhyrje minimale në Kushtetutë dhe thjeshtim i institucioneve të reja që propozohen nga grupi i ekspertëve.

LSI nuk ka ndonjë preferencë mes formulës me 3/5 apo asaj me 2/3 e votave të Kuvendit, por kërkon që opozitës t’i garantohet hapësirë në përzgjedhjen e kandidaturave. Ndryshe nga varianti i ekspertëve, LSI kërkon një rol më të fortë të ministrit të Drejtësisë dhe mbajtjen prej tij të peshës së procedimeve disiplinore.

Nga ana tjetër, LSI konteston krijimin e një Gjykate të Lartë Administrative dhe ndryshimet që pritet të përfshijnë zyrën e Prokurorisë.

“Formulimi aktual i tekstit të Kushtetutës është mëse i mjaftueshëm dhe garanton ekskluzivitetin e hetimit penal nga Prokuroria. …çdo detajim i mëtejshëm do të ishte i tepërt,” thotë Braho i LSI.

Detajimet në draftin e ekspertëve kanë të bëjnë me krijimin e një strukturës së posaçme antikorrupsion-një strukturë e pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm, i cili do të hetojë zyrtarët e lartë të shtetit.

Reforma në drejtësi është kthyer prej më shumë se 1 viti në kryefjalën e debatit politik në vend, sa kohë që ajo është kushti kryesor për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Partitë politike bien dakord parimisht për nevojën e reformimit të sistemit, por në praktikë testuan mungesën e vullnetit për të arritur konsensusin.

Opinioni përfundimtar i Komisionit të Venecias mbi draftin e ekspertëve dhe vërejtjet e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Sociale për Integrim është një shans i dytë për të arritur konsensusin dhe 94 votat e nevojshme për miratimin e reformës./BIRN

Next Post

Kërkon takim nga burgu me 20-vjeçaren, mesazh kërcënues në Facebook

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In