• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi, BE shton fondet: 34 milionë euro në 3 vitet e ardhshme!

by Java News
28/01/2019 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma shqiptare në Drejtësi po jep rezultat dhe është e pakthyeshme. Kështu është shprehur të hënën, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca gjatë një takimi mbi “Rolin strategjik të KLGJ-së dhe KLP-së në zbatimin e Reformës në Drejtësi”.

Soreca tha se tashmë kemi kaluar nga nevoja për ta mbrojtur Reformën në diskutime për zbatimin real të saj. Ai theksoi se, BE-ja do ta shtojë mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi me një program të rëndësishëm prej 34 milionë eurosh, gjatë 3 viteve të ardhshëm.

“Hapat vendimtarë të muajve të fundit, duke përfshirë themelimin e dy Këshillave, kanë treguar se reforma po jep rezultate dhe është e pakthyeshme. Jam i gëzuar që kemi ecur përpara, nga nevoja për ta mbrojtur Reformën, në diskutime mbi zbatimin e saj aktual dhe në veçanti, mbi faktin se si mund ta mbështesë atë BE-ja”, tha Soreca.

“Nevoja për të konsoliduar progresin në këtë fushë u theksua gjithashtu edhe nga shtetet anëtare në konkluzionet e Këshillit të qershorit të kaluar. Prandaj kjo rëndësi politike reflektohet në peshën që i është dhënë drejtësisë dhe shtetit të së drejtës në mbështetjen tonë financiare: Gati 100 milionë euro gjatë pesë viteve të fundit”, vijoi ai.

Sipas ambasadorit të BE-së në Tiranë, kjo mbështetje e BE nuk do ndalet këtu.

“Nëse do të arrihen rezultate në zbatimin e Strategjisë së Drejtësisë – për shembull në sigurimin e mjediseve të reja, si dhe në përmirësimin e aktiviteteve të saj të trajnimit për Shkollën e Magjistraturës – fondet e BE-së do të vihen në dispozicion të buxhetit si një kontribut për këto përpjekje. Kjo vlen për të gjitha institucionet e tjera që kontribuojnë për zbatimin e reformës. Kjo mbështetje e re do të ofrojë ngritjen e kapaciteteve dhe asistencën teknike që ne po e përgatisim me Ministrinë e Drejtësisë si koordinatore. Tani është momenti për të përcaktuar nevojat tuaja dhe për të parashtruar propozime për mbështetje”, theksoi Soreca./a.meta

Next Post
Francë, sekuestrohen 51 kilogram kokainë

Francë, sekuestrohen 51 kilogram kokainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In