• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Reforma në Drejtësi, Avokati i Popullit fton shoqërinë civile: Kandidoni!

by Java News
01/02/2017 22:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati i Popullit, Igli Totozani, u bëri sot thirrje qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit që deri në 9 shkurt të kandidojnë për vendet bosh në institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të njohura si komisione të vettingut. Totozani thotë se reforma e drejtësisë tashmë ka filluar dhe komisionet po plotësohen hap pas hapi njëkohësisht, duke nisur nga ai i vettingut.

Komisioni tjetër po aq i rëndësishëm është ai shoqërisë civile, i cili do të përzgjedhë nga një anëtar të saj në këshillin e lartë të gjyqësorit dhe në këshillin e lartë të prokurorisë. Avokati i Popullit ka ftuar mbi 120 organizata dhe shoqata, që të marrin pjesë me kandidaturat e veta në këtë reformë, ku do të dëgjohet edhe zëri dhe vota e anëtarëve të shoqërisë civile.

Në komisionin e përhershëm të shoqërisë civile duhet të marrin pjesë së paku 5 organizata, por kjo ende nuk është plotësuar.

Ky komision është jetik për funksionimin e klgj dhe klp, sepse ato nuk mund të nisin nga puna pa një anëtar nga shoqëria civile. Avokati i Popullit është duke pritur aplikimet për anëtarë të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si komisioni i vettingut, si dhe për komisionin e përhershëm të shoqërisë civile.

Këto vende bosh u shpallën qysh më 26 janar, dhe avokati po i rishpall ato për një afat të ri deri në 9 shkurt. Reforma, thotë ai, ka mbërritur në një pikë shumë të rëndësishme, ndaj është e nevojshme një pjesëmarrje sa më e gjerë e kandidatëve për vendet bosh në komisionet e reformës në sistemin gjyqësor. VOA

Next Post
Deutsche Welle pohon: “Ishte takim tmerrësisht i keq” në Bruksel!

Deutsche Welle pohon: “Ishte takim tmerrësisht i keq” në Bruksel!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In